Trajneri i Chelseat, Xabi Alonso, i është gëzuar debutimit me fitore në Premier League. Spanjolli ka lavdëruar lojtarët e vijës së sulmit, Joao Pedro, Morgan Rogers dhe Cole Palmer.
Chelsea fitoi 3:2 ndaj Fulhamit të hënën mbrëma.
“Ata do të jenë shumë të rëndësishëm, për të ndërtuar rreth tyre, për të ndërtuar ekipin me ta”, ka thënë Alonso.
“Duhet të marrin përgjegjësi. Duhet të udhëheqin pjesën tjetër. Duhet të frymëzojnë, sepse nëse paraqiten mirë të tjerët do t’i ndjekin”.
Joao Pedro e Cole Palmer kishin gol e asistim, ndërsa Rogers shënoi gol. Rogers po ashtu debutoi te Chelsea.
“Jam shumë i lumtur për Palmerin, sepse jam kënaqur duke e parë të luajë me këtë dinamizëm, me këtë liri, me këtë përgjegjësi. Duke ndihmuar ekipin, duke u ndier i rëndësishëm dhe kjo na duhet. Nëse Cole Palmer ndihet kështu, do të kemi ekip më të mirë, Chelsea më të mirë”, ka theksuar Alonso.
-
Alonso ist offiziell zum Chelsea-Trainer ernannt worden: Wir wollen Titel!
-
Erledigt, Alonso ist der neue Chelsea-Trainer
-
City fordert Real Madrid heraus und könnte über Alonsos Zukunft entscheiden
-
Alonso wird entlassen, falls Real Madrid gegen City verliert.
-
Alonso bleibt trotz Vinicius' Frustration bei seinem Ansatz