Ezgjan Alioski ka dhënë kontribut të rëndësishëm për Luganon që u kualifikua tutje në Kupën e Zvicrës.
Lugano të dielën e mposhti skuadrën amatore, Pully, me rezultatin 4:0, në kuadër të 1/16 së finales.
Mbrojtësi i krahut, Alioski, e shënoi golin e dytë të takimit nga penalltia në minutën e 16-të.
Ai e kompletoi ndeshjen, kurse bashkëlojtari i tij, Albian Ajeti, në lojë u inkuadrua në minutën e 72-të.
Për reprezentuesin e Maqedonisë së Veriut ishte goli i parë këtë edicion.
Lugano është lidere edhe në kampionat me 28 pikë.