Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Fußball

Ajeti sichert Lugano bei seinem Debüt den Sieg

Albian Ajeti

Albian Ajeti dy ditë më parë iu bashkua Luganos nga Baseli në formë huazimi me të drejtë blerjeje në fund të edicionit.

Të enjten debutoi dhe shënoi gol në minutën e 94-t për t’ia siguruar fitoren Luganos. 

Me golin e Ajetit, Lugano fitoi 1:0 ndaj Servettes në xhiron e gjashtë të Superligës së Zvicrës. Lugano doli në vendin e parë në renditje. Pas pesë ndeshjeve i ka 15 pikë, një më shumë se Young Boysi që e ka një ndeshje më shumë të luajtur. 

Sulmuesi Ajeti u inkuadrua në minutën e 67-të, ndërsa Uran Bislimi në mesfushë e kompletoi ndeshjen. 

Sioni zviceran ku paraqiten Donat Rrudhani, Rilind Nivokazi dhe Benjamin Kololli, fitoi në udhëtim te Baseli i Xherdan Shaqirit. 

Sioni fitoi me rezultatin 2:1. 

Rrudhani ishte titullar dhe luajti deri në minutën e 66-të, ndërsa Nivokazi u inkuadrua në minutën e 67-të. Kololli mbeti në bankën rezervë. Kreshnik Hajrizi nuk luajti shkaku i një lëndimi. 
Te Baseli, kapiteni Shaqiri u zëvendësua pas një ore.

Sioni është i katërti me nëntë pikë, një më pak se Baseli që është i treti.