Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Fußball

Ajeti sichert Lugano einen weiteren Punkt.

Albian Ajeti

Albian Ajeti i ka siguruar sërish pikë Luganos në kampionatin elitar të Zvicrës. 

Me golin e Ajetit në minutën e 80-të, Lugano siguroi një pikë në barazimin 2:2 me Young Boysin. 

Ndeshja e së shtunës i takoi xhiros së tetë të Superligës zvicerane. 

Ajeti tani ka dy gola në tri paraqitje për Luganon, qëkur u huazua nga Baseli. 

Ai u inkuadrua në minutën e 67-të, ndërsa Ezgjan Alioski hyri në lojë një minutë pas tij. 

Uran Bislimi e kompletoi ndeshjen. 

Lugano është në pozitën e parë me 19 pikë.