Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Fußball

Ajeti und Bislimi gehören zu dem Verein, der seit 5 Monaten ungeschlagen ist.

Albian Ajeti

Me fitoren 5:2 në udhëtim te Getafe të enjten mbrëma në xhiron e dytë të Ligës së Konferencës, Lugano regjistroi ndeshjen e 22-të pa humbje. 

Sukses historik i skuadrës zvicerane, pjesë e së cilës janë edhe Albian Ajeti, Uran Bislimi e Ezgjan Alioski. 

Ajeti e Bislimi shënuan në fitoren e thellë të helvetikëve. Sulmuesi Ajeti që u huazua nga Baseli realizoi dy herë, kurse mesfushori Bislimi realizoi një tjetër gol. 

Ecuria pozitive e 22 ndeshjeve pa humbje ka nisur para afro pesë muajsh. Në këtë sezon, Lugano i ka 20 ndeshje pa humbje, ndërsa dy të tjera i takojnë sezonit të shkuar. 

Humbjen e fundit, Lugano e pësoi më 10 maj. St. Galleni e kishte mposhtur 2:1 në xhiron e 36-të të Superligës. 

Lugano të dielën luan në udhëtim te Thuni, që është kampion në fuqi i Zvicrës. 

Thuni nuk po kalon formë të mirë, ndërsa Lugano është lider në Superligën zvicerane.