Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, kërkoi zëvendësim në ndeshjen kundër Austrisë të dielën mbrëma.
Ai nga fusha u largua në minutën e 66-të të ndeshjes që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Mediumet në Turqi kanë bërë të ditur se Muriqi do të jetë gati për ndeshjen që Fenerbahçe e luan të shtunën ndaj Rizesporit në Superligën e Turqisë.
“Rikthimi në fushë i Marco Asensios ka kënaqur stafin teknik, ndërsa performanca e Romelu Lukakut për ekipin kombëtar belg dhe fakti që Vedat Muriqi, i cili u lëndua gjatë kampit të ekipit kombëtar të Kosovës, po luan mirë dhe do të luajë në ndeshjen kundër Rizesporit, kanë rritur alternativat, veçanërisht në vijën sulmuese”, ka shkruar mediumi turk “Fanatik”.
Muriqi 32-vjeçar ka shënuar gjashtë gola në gjashtë ndeshje për Fenerin.