---
description: Kriza politike ka krijuar rënie të likuiditetit të institucioneve financiare, ka thënë përfaqësues të komunitetit të biznesit.Në një tryezë diskutimi për pasoja
title: Përfaqësues të bizneseve numërojnë pasojat në ekonomi që ka lënë ngërçi politik
image: https://resources.koha.net/images/2025/July/26/3bfcee93-588b-4490-bb92-3cfc246bcc8d.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Ekonomi

# Përfaqësues të bizneseve numërojnë pasojat në ekonomi që ka lënë ngërçi politik

- Nga: [Sanie Jusufi](https://www.koha.net/autori/sanie-jusufi/articles) [![Sanie Jusufi](https://resources.koha.net/author/2018/December/11/Sanije_21544542253.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/sanie-jusufi/articles)
- 8 gusht 2025 19:36
- Shpërndaje në:

- Nga: [Sanie Jusufi](https://www.koha.net/autori/sanie-jusufi/articles) [![Sanie Jusufi](https://resources.koha.net/author/2018/December/11/Sanije_21544542253.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/sanie-jusufi/articles)
- 8 gusht 2025 19:36
- Shpërndaje në:

## Përfaqësues të bizneseve kanë numëruar pasojat që ka përjetuar ekonomia, prej se ka nisur kriza politike. Në një tryezë diskutimi që ka organizuar Oda Ekonomike Amerikane, kryetari i saj, Arian Zeka, tha se çdo ditë janë ofruar informata për përkeqësim të shëndetit financiar të bizneseve.

Kriza politike ka krijuar rënie të likuiditetit të institucioneve financiare, ka thënë përfaqësues të komunitetit të biznesit.

Në një tryezë diskutimi për pasojat në ekonomi që ka shkaktuar vakumi institucional, të cilën e ka organizuar Oda Ekonomike Amerikane, kryetari i kësaj ode, Arian Zeka, tha se çdo ditë janë ofruar informata për përkeqësim të shëndetit financiar të bizneseve.

“Çdo ditë marrim informata për sa i përket përkeqësimit të shëndetit financiar të bizneseve dhe rënies së likuiditetit të institucioneve financiare. Ankesat lidhen po ashtu me zvogëlimin e investimeve kapitale nga ana e institucioneve publike në vend. Duke qenë një prej shtyllave kryesore zhvillimore, e cenon edhe rrjedhën e parasë së gatshme dhe shëndetin financiar”, u shpreh Zeka.

E, Lorik Fejzullahu, i cili përfaqëson një nga bizneset, e paraqiti si problem rënien e investimeve kapitale.

“Kosova është shumë specifike nga shumë vende të tjera të rajonit dhe botës, pasi shpenzimet qeveritare përbëjnë pjesën më të madhe të bruto-produktit vendor. Kjo ka stagnuar në këto vite të qeverisjes, tash edhe me ngërçin politik nuk shihen më tej projekte të tjera zhvillimore dhe kapitale. Ju e dini që pesë-gjashtë komuna të mëdha nuk e kanë buxhetin e aprovuar dhe nuk mund të shpenzojnë fonde. Krejt kjo ka filluar të ndihet në ekonomi”, deklaroi Fejzullahu nga kompania “Eco Park”

Kritik ndaj spektrit politik është shprehur edhe profesori Shkumbin Misini.

“Ne, shtatëmbëdhjetë milionë euro importojmë gjatë ditës. Ne vetëm e varfërojmë vendin, pasi importi e varfëron Kosovën, ndërkaq eksporti e pasuron atë... Kreditë konsumuese nga viti 2020 deri në vitin 2024 janë rritur për 96 për qind. Investimet e huaja i kemi në rënie”, tha ai.

[Edhe ![Zeka: Kriza politike po i rrezikon investimet e huaja në Kosovë](https://resources.koha.net/images/2026/May/03/fa744787-b620-4f7c-972d-2d7c1e96dc1e.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 3 maj 2026 Zeka: Kriza politike po i rrezikon investimet e huaja në Kosovë](https://www.koha.net/arberi/zeka-kriza-politike-po-i-rrezikon-investimet-e-huaja-ne-kosove)

E avokati Florin Lata ka thënë se besimi në institucione nuk ka qenë asnjëherë më i ulët edhe për shkak të krizës politike.

“Besimi tash ka rënë ende më shumë dhe problemi është se shumë vështirë është me ngritë besimin... Kur ti e paralizon vendimmarrjen në çdo institucion të rëndësishëm \[për investitorët e huaj] ekziston rreziku real që Kosova të paditet”, theksoi Lata.

Ndër problemet e ngritura gjatë diskutimeve në këtë tryezë, është edhe obligimi i bizneseve me më shumë se 50 punëtorë ose me qarkullim mbi 10 milionë euro, që të dalin në treg të hapur të energjisë.

[#kuvendi i kosoves](https://www.koha.net/tag/kuvendi-i-kosoves) [#ekonomia](https://www.koha.net/tag/ekonomia) [#bizneset](https://www.koha.net/tag/bizneset) [#KRIZA POLITIKE](https://www.koha.net/tag/kriza-politike)

Artikuj të ngjashëm

- [![Bizneset s’duan zgjedhje, kërkojnë funksionalizimin e institucioneve](https://resources.koha.net/images/2026/July/20/87d92e1c-58c6-4103-aa1c-6dbd9eec8679.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 4 tet 2026 Bizneset s’duan zgjedhje, kërkojnë funksionalizimin e institucioneve](https://www.koha.net/arberi/bizneset-sduan-zgjedhje-kerkojne-funksionalizimin-e-institucioneve)
- [![Zeka: Zgjedhjet e reja janë të panevojshme, vendi ka nevojë për institucione funksionale](https://resources.koha.net/images/2026/October/04/3a57ef76-df44-47e0-9c68-fc847ebcb2f6.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 4 tet 2026 Zeka: Zgjedhjet e reja janë të panevojshme, vendi ka nevojë për institucione funksionale](https://www.koha.net/arberi/zeka-zgjedhjet-e-reja-jane-te-panevojshme-vendi-ka-nevoje-per-institucione-funksionale)
- [![Pasojat sociale të krizës politike dhe institucionale në Kosovë](https://resources.koha.net/images/2026/August/22/f0a30176-ee35-456c-86f7-5cf88ca36f0c.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Shtojca për Kulturë 23 gus 2026 Pasojat sociale të krizës politike dhe institucionale në Kosovë](https://www.koha.net/shtojca-kulture/pasojat-sociale-te-krizes-politike-dhe-institucionale-ne-kosove)
- [![DHITK: Mosformimi i institucioneve të reja dëmton ekonominë dhe bizneset vendore](https://resources.koha.net/images/2026/July/24/4046b615-1084-462a-9650-1f0019701adf.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Ekonomi 11 gus 2026 DHITK: Mosformimi i institucioneve të reja dëmton ekonominë dhe bizneset vendore](https://www.koha.net/ekonomi/dhitk-mosformimi-i-institucioneve-te-reja-demton-ekonomine-dhe-bizneset-vendore)

[Arbëri.]() [Pollozhani: Rama po përdor dhunën policore për të penguar protesta të reja](https://www.koha.net/arberi/pollozhani-rama-po-perdor-dhunen-policore-per-te-penguar-protesta-te-reja)

[Tech.]() [Meta gjobitet me 25 miliardë dollarë për “gënjeshtra” lidhur me privatësinë e të dhënave të përdoruesve](https://www.koha.net/tech/meta-gjobitet-me-25-miliarde-dollare-per-genjeshtra-lidhur-me-privatesine-e-te-dhenave-te-perdoruesve)

[Kulturë.]() [Kosova dhe Hungaria thellojnë bashkëpunimin në fushën e bibliotekave](https://www.koha.net/kulture/kosova-dhe-hungaria-thellojne-bashkepunimin-ne-fushen-e-bibliotekave)

[Futboll.]() [Real Madridi bindës, Villa vazhdon me fitore](https://www.koha.net/futboll/real-madridi-bindes-villa-vazhdon-me-fitore)

[Lifestyle.]() [Kanceri i mushkërive mund të zhvillohet për vite pa simptoma: Kush duhet të bëjë kontrolle?](https://www.koha.net/lifestyle/kanceri-i-mushkerive-mund-te-zhvillohet-per-vite-pa-simptoma-kush-duhet-te-beje-kontrolle)

[Futboll.]() [Kane ka shënuar në dhjetë ndeshjet e fundit në Champions](https://www.koha.net/futboll/kane-ka-shenuar-ne-dhjete-ndeshjet-e-fundit-ne-champions)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Përfaqësues të bizneseve numërojnë pasojat në ekonomi që ka lënë ngërçi politik","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/ekonomi/perfaqesues-te-bizneseve-numerojne-pasojat-ne-ekonomi-qe-ka-lene-ngerci-politik","datePublished":"2025-08-08T19:36:29+02:00","dateModified":"2026-07-11T07:30:10+02:00","articleSection":"Ekonomi","wordCount":422,"author":[{"@type":"Person","name":"Sanie Jusufi","url":"https://www.koha.net/autori/sanie-jusufi/articles"}],"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Kriza politike ka krijuar rënie të likuiditetit të institucioneve financiare, ka thënë përfaqësues të komunitetit të biznesit.Në një tryezë diskutimi për pasoja","url":"https://www.koha.net/ekonomi/perfaqesues-te-bizneseve-numerojne-pasojat-ne-ekonomi-qe-ka-lene-ngerci-politik","keywords":"kuvendi i kosoves, ekonomia, bizneset, KRIZA POLITIKE","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/July/26/3bfcee93-588b-4490-bb92-3cfc246bcc8d.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
