---
description: Kryetari i Bordit të RTK-së, Besnik Boletini ka thënë se buxheti i transmetuesit publik po rrezikohet nga përmbaruesit për shkak të borxheve të trashëguara që a
title: "Boletini: RTK po rrezikohet nga borxhet rreth 1.6 milionë euro"
image: https://resources.koha.net/images/2024/June/19/0a049ce2-c6cc-419f-a69b-f2131871e453.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Ekonomi

# Boletini: RTK po rrezikohet nga borxhet rreth 1.6 milionë euro

![Komisioni per Buxhet](https://resources.koha.net/images/2024/June/19/0a049ce2-c6cc-419f-a69b-f2131871e453.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 19 qershor 2024 12:53
- Shpërndaje në:

- 19 qershor 2024 12:53
- Shpërndaje në:

Kryetari i Bordit të RTK-së, Besnik Boletini ka thënë se buxheti i transmetuesit publik po rrezikohet nga përmbaruesit për shkak të borxheve të trashëguara që arrijnë vlerën 1,6 milionë euro.  
Në mbledhjen e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, ku po shqyrtohet raporti vjetor financiar për vitin 2023 dhe të komisionit rregullativ të Prokurimit Publik, Boletini tha se edhe këtë vit RTK po ballafaqohet me borxhe të vjetra.

"Për pagesën e stafit janë shpenzuar mbi tetë milionë euro. RTK është ballafaquar edhe këtë vit me borxhe të vjetra. Në vitin 2024 gjendja është edhe më e keq. Deri më tani i kemi 189 mijë euro të mjeteve që janë tërhequr nga përmbaruesit me vendim të gjykatave", deklaroi ai.  
Kurse, Drejtori i Përgjithshëm të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj tha se janë mbi 744 punëtorë të rregullt, për çka theksoi se numri ka qenë shumë më i madh.

Për këtë ka pasur kritika deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, i cili tha se fokusi duhet të jetë në cilësi programore.

"Unë e kam pritur qe kemi me ardhur në këtë moment. Unë nuk kam pritur që do të vendosni rregullsi. Brengën e kam pasur, por prapë bazohesha në fjalët e tuaja të mëdha. Sot me ardh drejtori i RTK-së dhe të krenohet me zvogëlimin e kontratave, ndërkohë që ju duhet të na tregoni se sa emisione janë shkurtuar. Fokusi i juaj është cilësia programore e RTK-së", tha Hoti.  
Duke replikuar me anëtarët e bordit të RTK-së, Hoti tha se janë përgjysmuar të hyrat dhe se ky bord e ka degraduar këtë institucion.

Ndërkaq, në përgjigjen e tij ndaj kritikave të Hotit, Boletini tha se një gjë e tillë është vlerësim politik, duke shtuar se është rritur cilësia programore përkundër numrit të punëtorëve./KSP

[#rtk](https://www.koha.net/tag/rtk) [#borxhe](https://www.koha.net/tag/borxhe) [#Komisioni për Buxhet](https://www.koha.net/tag/komisioni-per-buxhet)

Artikuj të ngjashëm

- [![Përfaqësues të RTK-së ankohen për mungesë buxheti. Akuzohen nga deputeti Hoti për skemën programore](https://resources.koha.net/images/2024/June/19/408c94c4-70e0-417f-84b0-2a6841ca0da0.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 19 qer 2024 Përfaqësues të RTK-së ankohen për mungesë buxheti. Akuzohen nga deputeti Hoti për skemën programore](https://www.koha.net/arberi/perfaqesues-te-rtk-se-ankohen-per-mungese-buxheti-akuzohen-nga-deputeti-hoti-per-skemen-programore)
- [![Sindikata paralajmëron për “paralizim funksional” të RTK-së](https://resources.koha.net/images/2023/August/01/auto_RTK-Konkursi154317217115450339331690901350.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 21 maj 2026 Sindikata paralajmëron për “paralizim funksional” të RTK-së](https://www.koha.net/arberi/sindikata-paralajmeron-per-paralizim-funksional-te-rtk-se)
- [![Sindikatat e RTK-së alarmojnë krizë pagash pas ekzekutimit të mbi 1 milion eurove nga përmbaruesi](https://resources.koha.net/images/2025/November/24/9a41cdca-5e70-471a-afd9-8aa72862d713.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 15 maj 2026 Sindikatat e RTK-së alarmojnë krizë pagash pas ekzekutimit të mbi 1 milion eurove nga përmbaruesi](https://www.koha.net/arberi/sindikatat-e-rtk-se-alarmojne-krize-pagash-pas-ekzekutimit-te-mbi-1-milion-eurove-nga-permbaruesi)
- [![Murati: Pa buxhet të miratuar, vështirësitë financiare do të përcillen edhe në 2026-n](https://resources.koha.net/images/2025/November/27/b0ef212b-99da-4143-814b-0c031d361746.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) LAJMET E MBRËMJES 27 nën 2025 Murati: Pa buxhet të miratuar, vështirësitë financiare do të përcillen edhe në 2026-n](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/murati-pa-buxhet-te-miratuar-veshtiresite-financiare-do-te-percillen-edhe-ne-2026-n)
- [![Qeveria ndan mjete për pagat e punëtorëve të RTK-së](https://resources.koha.net/images/2025/November/27/b96bc223-728a-4007-83ff-0eb009d1e1e5.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 27 nën 2025 Qeveria ndan mjete për pagat e punëtorëve të RTK-së](https://www.koha.net/arberi/qeveria-ndan-mjete-per-pagat-e-punetoreve-te-rtk-se)

[Lifestyle.]() [Kanceri i mushkërive mund të zhvillohet për vite pa simptoma: Kush duhet të bëjë kontrolle?](https://www.koha.net/lifestyle/kanceri-i-mushkerive-mund-te-zhvillohet-per-vite-pa-simptoma-kush-duhet-te-beje-kontrolle)

[Futboll.]() [Kane ka shënuar në dhjetë ndeshjet e fundit në Champions](https://www.koha.net/futboll/kane-ka-shenuar-ne-dhjete-ndeshjet-e-fundit-ne-champions)

[Kronikë.]() [Arrestohet shtetasja e huaj, me autorizim të falsifikuar ia shiti pronat xhaxhait](https://www.koha.net/kronike/arrestohet-shtetasja-e-huaj-me-autorizim-te-falsifikuar-ia-shiti-pronat-xhaxhait)

[Arbëri.]() [A mund të ketë dialog mes protestuesve dhe Ramës?](https://www.koha.net/arberi/a-mund-te-kete-dialog-mes-protestuesve-dhe-rames)

[Arbëri.]() [“Më është treguar rruga se duhet të largohem” – Berisha tregon pse u largua nga Shqipëria](https://www.koha.net/arberi/me-eshte-treguar-rruga-se-duhet-te-largohem-berisha-tregon-pse-u-largua-nga-shqiperia)

[Futboll.]() [Galatasaray fiton me rikthim të rezultatit ndaj Lillet](https://www.koha.net/futboll/galatasaray-fiton-me-rikthim-te-rezultatit-ndaj-lillet)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Boletini: RTK po rrezikohet nga borxhet rreth 1.6 milionë euro","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/ekonomi/boletini-rtk-po-rrezikohet-nga-borxhet-rreth-16-milione-euro","datePublished":"2024-06-19T12:53:30+02:00","dateModified":"2026-07-11T13:05:06+02:00","articleSection":"Ekonomi","wordCount":327,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Kryetari i Bordit të RTK-së, Besnik Boletini ka thënë se buxheti i transmetuesit publik po rrezikohet nga përmbaruesit për shkak të borxheve të trashëguara që a","url":"https://www.koha.net/ekonomi/boletini-rtk-po-rrezikohet-nga-borxhet-rreth-16-milione-euro","keywords":"rtk, borxhe, Komisioni për Buxhet","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2024/June/19/0a049ce2-c6cc-419f-a69b-f2131871e453.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
