Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
DIE WELT

Selenskyj: Russland griff Charkiw nach Trumps Waffenstillstandsankündigung an

Gel

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit amerikan, Donald Trump, i cili një ditë më parë tha se kishte siguruar një armëpushim për sulmet ndaj infrastrukturës energjetike mes Rusisë dhe Ukrainës.

Zelensky tha se njoftimi i Trumpit i kishte befasuar të gjithë, pasi në të njëjtën kohë, dronët rusë me motorë reaktivë po fluturonin mbi hapësirën ajrore të Ukrainës, ndërsa pjesë të mëdha të Kievit kishin mbetur pa ujë dhe energji elektrike, raporton BBC.

Ai shtoi se menjëherë pas publikimit të Trumpit në rrjetin e tij social, Truth Social, Rusia kishte goditur qëllimisht një termocentral në Harkiv, duke shkaktuar dëme të tjera në sistemin energjetik të Ukrainës.

“U bë e qartë se Putini nuk e lexon në Truth Social”, tha Zelensky, duke iu referuar deklaratës së presidentit amerikan.

Kreu i shtetit ukrainas i bëri këto komente përmes një lidhjeje video në Forumin e Sigurisë në Varshavë, ku marrin pjesë edhe zyrtarë të tjerë të lartë, përfshirë kryeministrin polak, Donald Tusk, dhe kryeministrin norvegjez, Jonas Gahr Støre.