Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
DIE WELT

Der Serienmörder in Brasilien, der sich unter dem Kleid einer Frau versteckte und „die Mücke“ genannt wurde

Der Serienmörder in Brasilien, der sich unter dem Kleid einer Frau versteckte und „die Mücke“ genannt wurde

Një burrë i akuzuar për vrasjen e 16 personave në një pjesë të Brazilit i ishte shmangur kapjes duke u fshehur në pyje, kanë thënë hetuesit të cilët e arrestuan atë të hënën. 

Hetuesi Douglas Garcia ka thënë se vrasësi i dyshuar Jorlan Lopes da Silva fshihej në shkurre të dendura në tenda që i improvizonte. Vrasjet për të cilat dyshohet u kryen brenda tre muajsh në rajonin e izoluar të Mulungus. 

Garcia ka thënë se da Silva quhej me nofkën “mushkonja” nga vendasit për shkak të trupit të tij të imët. 

“Kjo i lejoi atij t’i shmangej kapjes për vite. Jorlan jetonte kryesisht në male, prandaj ishte e vështirë të kapej dhe ta lidhnim me krimet që nuk dukej se lidheshin me të në fillim”, shtoi hetuesi.

Garcia tregoi se policia e bëri lidhjen mes tij dhe vrasjeve kur da Silva qëlloi për vdekje një 18-vjeçar në një shesh publik. Hetuesi shtoi se vrasësi serik pretendon se ka sulmuar vetëm kriminelë, por provat tregojnë ndryshe. 

Da Silva u kap derisa kishte veshur një fustan të zi, një paruke dhe kishte thonjtë e lyer. Ai po mbante një foshnjë që autoritetet thanë se nuk kishte lidhje me të.