Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se planifikon ta takojë më vonë këtë vit Kim Jong Unin, duke pretenduar se ka marrëdhënie të mira me liderin e KOresë së Veriut.
“Po, do ta takoj”, ka thënë Trumpi kur u pyet nëse planifikon bisedime me Kimin.
Nuk është e qartë se sa konkrete janë planet e Trumpit. Ai nuk tregoi edhe nëse kishte shkëmbyer letra me udhëheqësin verikorean, raportoi CNN.
Përpjekjet e vitit të kaluar për një samit me Kimin gjatë vizitës së Trumpit në Azi dështuan, kryesisht për shkak të çështjeve logjistike për aranzhimin e një takimi në një afat të shkurtër.
Sipas një zyrtari amerikan, zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë po e shohin udhëtimin e ardhshëm në Azi, ku në nëntor pritet të zhvillohet një samit i liderëve, si një mundësi për të rikthyer diplomacinë e drejtpërdrejtë me Korenë e Veriut.
Megjithatë, nuk është e qartë se si një takim kokë më kokë këtë vit do të arrinte atë që tre takimet e mëparshme nuk mundën ta realizonin. Trumpi doli nga ato tre takime - i fundit prej të cilëve përfshiu edhe një vizitë të shkurtër në territorin e Koresë së Veriut - kryesisht pa ndonjë rezultat konkret, ndërsa Koreja e Veriut përshpejtoi prodhimin e armëve bërthamore.
ebenfalls
Trump kündigt Treffen mit Putin in Ungarn an
Trump, në pjesën më të madhe, e minimizoi rëndësinë e arsenalit bërthamor që Koreja e Veriut ka grumbulluar. Ai tha se vendi posedon 57 armë bërthamore dhe sugjeroi se përgjegjësia për këtë situatë bie mbi presidentët e mëparshëm.
“Nëse do të isha unë president, nuk do ta kisha lejuar këtë”, tha Trump.
-
Rubio kündigt an, sich nächste Woche mit dänischen Beamten über Grönland zu treffen.
-
Die Woche, in der Europa erkannte, dass es im Kampf gegen den russischen Expansionismus allein dasteht.
-
Der „Gebietstausch“, der nicht stattfand: Einblicke in Trumps verzweifelten Kampf um Frieden in der Ukraine
-
Entkam achtmal der Hinrichtung; ältester Gefangener der USA stirbt mit 101 Jahren