Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
DIE WELT

Trump forderte ihn auf, die Angriffe auf russisches Öl zu stoppen, Selenskyj reagiert.

Der ukrainische Präsident Wolodymyr Selenskyj und US-Präsident Donald Trump

Foto: Illustration

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë të hënën se Ukraina është e gatshme të ndalojë sulmet e saj ndaj territorit rus nëse aleatët mund të sigurojnë një angazhim të vërtetë nga Rusia se nuk do të godasë infrastrukturën kritike të Ukrainës.

Komentet e tij kanë ardhur pasi presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë në një postim në rrjetet sociale se Rusia dhe Ukraina kishin rënë dakord “të mos godasin” infrastrukturën energjetike të njëra-tjetrës, megjithëse Trumpi nuk ka dhënë detaje të tjera për marrëveshjen e pretenduar.
Rusia nuk ka komentuar ende pretendimin e Trumpit. 

Përpjekjet e mëparshme për të ndërmjetësuar edhe një armëpushim të pjesshëm nuk kanë pasur rezultat, ndërsa të dyja palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkelje.

Trumpi nuk ka dhënë detaje të tjera për marrëveshjen, por njoftimi i tij vjen një ditë pasi presidenti amerikan i bëri thirrje Zelenskyt të ndalojë sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës dhe infrastrukturës tjetër që përdoret për prodhimin dhe shpërndarjen e naftës, duke pretenduar se sulmet po shkaktojnë mungesë globale.

Çmimet e naftës dizel janë rritur ndjeshëm në SHBA, ndërsa kostot e larta të karburantit, të lidhura me luftën në Iran, janë shndërruar në një çështje madhore për partinë e Trumpit përpara zgjedhjeve të mesmandatit të 3 nëntorit. 

Ndërkohë në postimin e tij, Zelensky ka thënë se Ukraina ka propozuar që partnerët të ndihmojnë në sigurimin e një marrëveshjeje me Rusinë për një armëpushim. Nuk është hera e parë që Kievi ka hedhur këtë ide.

“Çdo ditë, objektet energjetike ukrainase, infrastruktura portuale, logjistika, madje edhe magazinat e ushqimeve dhe produkteve farmaceutike bëhen objektiva”, ka thënë ai. “Lufta duhet të përfundojë.

Dhe një hap drejt uljes së tensioneve lidhur me infrastrukturën kritike mund të jetë hapi i parë drejt paqes”, ka deklaruar ai.

Zelensky ka shtuar se “pret propozime konkrete nga partnerët tanë”.

Trumpi të dielën i ka bërë thirrje Zelenskyt të ndalojë sulmet. Pas kësaj, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se çdo thirrje ndaj Kievit për të ndaluar sulmet ndaj infrastrukturës ekonomike civile “vetëm mund të mirëpritet”.