Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se Marina e Shteteve të Bashkuara ka hequr ose shpërthyer të gjitha minat në Ngushticën e Hormuzit – rrugëkalimi jetik ujor të cilin Irani e ka mbyllur kryesisht që nga fillimi i luftës më 28 shkurt, transmeton “BBC”.
“Irani është njoftuar se çdo anije ose varkë që vendos mina të reja do të shkatërrohet menjëherë dhe në mënyrë sistematike”, tha Trump në një postim në platformën e tij Truth Social.
Nga Irani nuk ka pasur koment.
Mbyllja e Ngushticës ka shkaktuar luhatje të mëdha në çmimin e naftës në tregjet botërore. Trump ka thënë shpesh se SHBA-ja ka kontrollin e zonës – por Irani ka qëlluar ndaj anijeve për të cilat thotë se kanë tentuar të kalojnë pa lejen e tij.
Rreth 20% e naftës dhe gazit natyror të lëngshëm në botë kalonte përmes Ngushticës së Hormuzit para luftës, e cila filloi më 28 shkurt me sulmet ajrore amerikane dhe izraelite ndaj Iranit.
Përveç mbylljes së Ngushticës, Irani u kundërpërgjigj ndaj Izraelit dhe bazave amerikane në rajon, si dhe ndaj aleatëve arabë të SHBA-së në Gjirin Persik.
ebenfalls
Pentagon schweigt – AP beleuchtet US-Angriff, bei dem über 100 iranische Kinder getötet wurden
Një armëpushim që synonte lehtësimin e bisedimeve për t’i dhënë fund luftës është shembur dhe ka pasur sulme sporadike mes SHBA-së dhe Iranit.
Megjithatë, këtë javë SHBA-ja njoftoi një varg sanksionesh ekonomike ndaj Iranit.
Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, paralajmëroi se çdo shtet që do të bashkëpunonte financiarisht me Iranin do të izolohej.
-
Trump dementiert Gespräche mit dem Iran und beharrt darauf, dass die Straße von Hormus offen sei.
-
Iran wirft den USA vor, den Waffenstillstand gebrochen zu haben
-
Wie sich der Iran verändert: Was unterscheidet die neue Führung vom alten Regime?
-
Tag 9: Alles, was wir über den Krieg gegen den Iran wissen.