Presidenti amerikan, Donald Trump, ka dhënë mendimin e tij lidhur me çështjen e bashkimit të Irlandës, duke thënë se do të "donte shumë ta shihte atë të bashkuar" dhe duke parashikuar se një Irlandë e bashkuar "do të ndodhë përfundimisht".
Ai ka sugjeruar se "mund të ndodhte edhe tani" dhe la të kuptohej se Micheal Martin është njeriu që mund të ndihmojë në realizimin e kësaj.
“Epo, nuk dua të shkaktoj probleme, por po ju them se do të doja shumë ta shihja të bashkuar. Kam miq në të dyja palët, njerëz të mrekullueshëm. Janë irlandezë. Si mund të jenë të këqij, apo jo?...Mendoj se do të ishte një arritje e madhe për të gjithë nëse do të ndodhte kjo. Do të ndodhë përfundimisht”, ka deklaruar Trumpi.
Trumpi ka mbërritur të shtunën në Dublin për një vizitë dyditore.