Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
DIE WELT

Drei Tote, acht Verletzte bei Schießerei an Schule auf den Philippinen

Philippinen

Dy nxënës janë vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur në një sulm me armë në një shkollë të mesme në Filipine. Autoritetet bëjnë të ditur se autori 16-vjeçar dyshohet se më pas vrau veten, raporton BBC.

Dy viktimat ishin 14-vjeç dhe ndiqnin mësimet në një shkollë në Banga, në provincën jugore Mindanao. Kryetari i bashkisë, Albert Palencia, tha për BBC-në se katër nga të plagosurit janë në gjendje kritike.

Sulmi ndodhi në shkollën e mesme kombëtare të Bangas. Departamenti i Arsimit shprehu shqetësimin për ngjarjen dhe bëri të ditur se po bashkëpunon me autoritetet për të verifikuar rrethanat e saj dhe për të ofruar mbështetjen e nevojshme.

“Prioriteti ynë i menjëhershëm është siguria dhe mirëqenia e nxënësve, mësuesve dhe stafit të shkollës”, thuhet në deklaratë.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë dhe të mos shpërndajnë informacione të pakonfirmuara, ndërsa policia vijon hetimet.

Sipas kryetarit të bashkisë, gjatë një bisede me miqtë në kohën e drekës, 16-vjeçari u kishte thënë atyre të shkonin në shtëpi, pasi pas drekës do të zbatonte planin e tij.

Miqtë e tij nuk e kishin marrë seriozisht paralajmërimin, pasi e njihnin si një person që bënte shpesh shaka.

“Pas drekës, ai filloi të qëllonte ndaj nxënësve. Ai goditi 10 nxënës para se të vriste veten”, tha Palencia për Reuters.

Pas sulmit, mësimi është pezulluar në të gjitha nivelet në të gjithë komunën e Bangas.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rrethanat e sulmit, raportojnë mediat lokale.

Krimi me armë zjarri nuk është i pazakontë në Filipine, një vend që ka një nga nivelet më të larta të posedimit të armëve në rajon. Megjithatë, sulmet me armë në shkolla janë përgjithësisht të rralla.

Ky është sulmi i tretë vdekjeprurës me armë në një institucion arsimor në Filipine që nga qershori i këtij viti.

Në qershor, tre nxënës u vranë dhe disa të tjerë u plagosën pasi bashkëmoshatarët e tyre hapën zjarr në një shkollë të mesme në pjesën qendrore të vendit. Hetuesit dyshuan se sulmi ishte nxitur nga një konflikt i lidhur me bullizmin.