---
description: Akuza e Kanadasë se India mund të ketë qenë e përfshirë në...
title: Tensionohen marrëdhëniet mes Kanadasë dhe Indisë
image: https://resources.koha.net/images/2023/September/19/230918165149-01-justin-trudeau-09181695105690.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Botë

# Tensionohen marrëdhëniet mes Kanadasë dhe Indisë

![](https://resources.koha.net/images/2023/September/19/230918165149-01-justin-trudeau-09181695105690.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 19 shtator 2023 10:41
- Shpërndaje në:

- 19 shtator 2023 10:41
- Shpërndaje në:

Akuza e Kanadasë se India mund të ketë qenë e përfshirë në vrasjen e një aktivisti Sikh në territorin e saj ka shkaktuar një tension në rritje mes Otavas dhe Nju Delhit duke bërë që të dy të dëbojnë diplomatë të lartë.

Dëbimet diplomatike erdhën pasi kryeministri Justin Trudeau tha se Kanadaja po hetonte dyshimet që e lidhnin Indinë me vrasjen në qershor të qytetarit kanadez dhe udhëheqësit të shquar Sikh, Hardeep Singh Nijjar.

“Gjatë javëve të fundit, agjencitë kanadeze të sigurisë kanë ndjekur në mënyrë aktive akuza të besueshme për një lidhje të mundshme midis agjentëve të qeverisë së Indisë dhe vrasjes së një shtetasi kanadez Hardeep Singh Nijjar”, tha Trudeau në parlament të hënën, duke shtuar qeveria e tij do të ndërmerrte të gjithë hapat e nevojshëm “për të kërkuar përgjegjësinë e autorëve të kësaj vrasjeje”, shkruan CNN.

Kanadaja tha se kishte dëbuar një diplomat indian të cilin ministrja e punëve të Jashtme, Melanie Joly e përshkroi si kreun e agjencisë së inteligjencës indiane në vend.

“Sot ne po veprojmë duke dëbuar një diplomat kyç, por do t’i shkojmë deri në fund kësaj”, u tha ajo gazetarëve në Otava, duke shtuar se Trudeau e ka ngritur këtë çështje si me presidentin e SHBA-së, Joe Biden ashtu edhe me kryeministrin britanik Rishi Sunak.

Ministria e Jashtme e Indisë u përgjigj të martën, duke thënë se kishte dëbuar një diplomat të lartë kanadez me bazë në Indi.

Artikuj të ngjashëm

- [![India i kërkon Kanadasë të tërheqë dhjetëra staf diplomatik](https://resources.koha.net/images/2023/October/03/trudeau-modi-ap1696365951.avif?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 3 tet 2023 India i kërkon Kanadasë të tërheqë dhjetëra staf diplomatik](https://www.koha.net/bote/india-i-kerkon-kanadase-te-terheqe-dhjetera-staf-diplomatik)
- [![Kanada arreston tre indianë për vrasjen e liderit separatist sikh](https://resources.koha.net/images/2024/May/04/fb7c4ac6-e552-4a4f-b73e-7a430770436e.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 4 maj 2024 Kanada arreston tre indianë për vrasjen e liderit separatist sikh](https://www.koha.net/bote/kanada-arreston-tre-indiane-per-vrasjen-e-liderit-separatist-sikh)
- [![Rriten tensionet, India pezullon vizat për kanadezët](https://resources.koha.net/images/2023/September/21/_131145333_gettyimages-1653681028-594x594.jpg1695287234.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 21 sht 2023 Rriten tensionet, India pezullon vizat për kanadezët](https://www.koha.net/bote/rriten-tensionet-india-pezullon-vizat-per-kanadezet)
- [![Vrasja e aktivistit që përplasi Kanadanë me Indinë](https://resources.koha.net/images/2023/September/19/India11695155329.png?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 20 sht 2023 Vrasja e aktivistit që përplasi Kanadanë me Indinë](https://www.koha.net/bote/vrasja-e-aktivistit-qe-perplasi-kanadane-me-indine)
- [![Aeroplani i linjës indiane bën ulje urgjente në Kanada pas kërcënimit me bombë](https://resources.koha.net/images/2024/October/15/26ca2834-aba2-4704-9372-8eef6c23c456.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 15 tet 2024 Aeroplani i linjës indiane bën ulje urgjente në Kanada pas kërcënimit me bombë](https://www.koha.net/bote/aeroplani-i-linjes-indiane-ben-ulje-urgjente-ne-kanada-pas-kercenimit-me-bombe)

[Basketboll.]() [Rëndohet gjendja për Prishtinën, BAT-i e sanksionon për dy raste](https://www.koha.net/basketboll/rendohet-gjendja-per-prishtinen-bat-i-e-sanksionon-per-dy-raste)

[Arbëri.]() [Fejza e VV-së thotë se në Kuvend ka deputetë me akuza për dhunë në familje](https://www.koha.net/arberi/fejza-e-vv-se-thote-se-ne-kuvend-ka-deputete-me-akuza-per-dhune-ne-familje-permend-haradinajn)

[Arbëri.]() [Ramaj: Duhet të dimë ta lexojmë mesazhin që ka lënë Arlinda](https://www.koha.net/arberi/ramaj-u-irritova-me-shume-pasi-degjova-diskutimin-ne-kuvend-sesa-kur-e-kuptova-vrasjen)

[Kulturë.]() [“Futurama” me njeriun që rri pezull përballë misterit të së ardhmes](https://www.koha.net/kulture/futurama-me-njeriun-qe-rri-pezull-perballe-misterit-te-se-ardhmes)

[Arbëri.]() [Vrasja e grave, drejtësia dhe lufta politike - "Konfront"](https://www.koha.net/arberi/vrasja-e-grave-drejtesia-dhe-lufta-politike-konfront)

[Futboll.]() [Portieri Muriq në stol, Sassuolo humb 6:2 nga Lazio](https://www.koha.net/futboll/portieri-muriq-ne-stol-sassuolo-humb-62-nga-lazio)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Tensionohen marrëdhëniet mes Kanadasë dhe Indisë","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/bote/tensionohen-marredheniet-mes-kanadase-dhe-indise","datePublished":"2023-09-19T10:41:11+02:00","dateModified":"2026-07-10T09:00:06+02:00","articleSection":"Botë","wordCount":271,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Akuza e Kanadasë se India mund të ketë qenë e përfshirë në...","url":"https://www.koha.net/bote/tensionohen-marredheniet-mes-kanadase-dhe-indise","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2023/September/19/230918165149-01-justin-trudeau-09181695105690.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
