---
description: Të paktën 34 palestinezë kanë humbur jetën nga sulmet izraelite përgjatë Rripit të Gazës, kanë njoftuar zyrtarët shëndetësorë, ka shkruar The Guardian.Sulmet fi
title: Të paktën 34 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës
image: https://resources.koha.net/images/2025/June/03/25d2d575-2f23-44e4-80d7-b43c7df39969.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Botë

# Të paktën 60 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës

![Gaza](https://resources.koha.net/images/2025/June/03/25d2d575-2f23-44e4-80d7-b43c7df39969.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Foto: Associated Press

- 28 qershor 2025 11:51
- Shpërndaje në:

- 28 qershor 2025 11:51
- Shpërndaje në:

Të paktën 60 palestinezë kanë humbur jetën nga sulmet izraelite përgjatë Rripit të Gazës, kanë njoftuar zyrtarët shëndetësorë, ka shkruar The Guardian.

Sulmet filluan në orët e vona të së premtes dhe vazhduan deri në orët e hershme të së shtunës, duke vrarë ndër të tjera 12 persona në Stadiumin e Palestinës në qytetin e Gazës, i cili ishte duke strehuar disa persona të zhvendosur, dhe 8 të tjerë që jetonin nëpër apartamente, bazuar në deklarimet e stafit mjekësor të spitalit Shifa, ku edhe ishin sjellë trupat.

Gjashtë të tjerë u vranë në Gazën jugore kur një sulm izraelit goditi çadrën e tyre në Muwasi.

Ndërkaq, presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se pret që armëpushimi në enklavën palestineze të arrihet “brenda javës së ardhshme”.

Duke folur për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë të premten, ai e ka cilësuar të tmerrshme situatën në Gazë, por është shprehur optimist se së shpejti do të ketë armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit.

[Edhe ![Të paktën 60 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë](https://resources.koha.net/images/2025/August/25/b09261f0-758d-4189-8f75-20bae942cf7e.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 29 tet 2025 Të paktën 60 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë](https://www.koha.net/bote/te-pakten-60-te-vrare-nga-sulmet-izraelite-ne-gaze)

“Mendoj se është afër. Sapo fola me njerëzit e përfshirë”, ka thënë presidenti amerikan. “Mendojmë se brenda javës së ardhshme do të arrijmë armëpushimin”.

Lufta në Gazë nisi kur militantët e Hamasit sulmuan Izraelin në tetor të 2023-tës, duke vrarë rreth 1200 persona e duke marrë një numër të konsiderueshëm pengjesh. Izraeli nisi menjëherë fushatën ushtarake dhe deri më tani, sipas të dhënave të zyrtarëve shëndetësorë palestinezë, nga sulmet në Gazë janë vrarë mbi 56 mijë persona.

[#gaza](https://www.koha.net/tag/gaza) [#palestinez](https://www.koha.net/tag/palestinez) [#izrael](https://www.koha.net/tag/izrael)

Artikuj të ngjashëm

- [![Izraeli vret 40 palestinezë në Gazë, teksa Netanyahu e Trumpi bisedojnë për armëpushim](https://resources.koha.net/images/2025/July/09/50e4d704-76dc-4d2a-8252-1c0aeb8314c9.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 9 kor 2025 Izraeli vret 40 palestinezë në Gazë, teksa Netanyahu e Trumpi bisedojnë për armëpushim](https://www.koha.net/bote/izraeli-vret-40-palestineze-ne-gaze-teksa-netanyahu-e-trumpi-bisedojne-per-armepushim)
- [![Mbi 30 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë](https://resources.koha.net/images/2025/June/03/25d2d575-2f23-44e4-80d7-b43c7df39969.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 6 kor 2025 Mbi 30 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë](https://www.koha.net/bote/te-pakten-33-te-vrare-nga-sulmet-izraelite-ne-gaze)
- [![Të paktën 81 të vrarë në Gazë në 24 orët e fundit](https://resources.koha.net/images/2025/June/03/25d2d575-2f23-44e4-80d7-b43c7df39969.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 29 qer 2025 Të paktën 81 të vrarë në Gazë në 24 orët e fundit](https://www.koha.net/bote/te-pakten-81-te-vrare-ne-gaza-ne-24-orete-fundit)
- [![Të paktën 14 të vdekur nga sulmet izraelite në Gazë](https://resources.koha.net/images/2025/May/30/89d158f1-f805-47bd-a185-e015d51cf1b7.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 30 maj 2025 Të paktën 14 të vdekur nga sulmet izraelite në Gazë](https://www.koha.net/bote/te-pakten-14-te-vdekur-nga-sulmet-izraelite-ne-gaze)

[Arbëri.]() [Zemaj – Qeverisë: Protestat do t’ju detyrojnë të jepni dorëheqje](https://www.koha.net/arberi/zemaj-qeverise-protestat-do-tju-detyrojne-te-jepni-doreheqje)

[Futboll.]() [Fituesi i Topit të Artë kishte shkëlqyer në “Fadil Vokrri”](https://www.koha.net/futboll/fituesi-i-topit-te-arte-kishte-shkelqyer-ne-fadil-vokrri)

[Arbëri.]() [Banorët e një lagjeje në Bardhosh në telashe me ujërat e zeza tash e disa vjet](https://www.koha.net/arberi/banoret-e-nje-lagjeje-ne-bardhosh-ne-telashe-me-ujerat-e-zeza-tash-e-disa-vjet)

[Arbëri.]() [MASH-i s’e ndryshon rregulloren e shfuqizuar nga Supremja 6 muaj më parë](https://www.koha.net/arberi/mash-i-se-ndryshon-rregulloren-e-shfuqizuar-nga-supremja-6-muaj-me-pare)

[LAJMET E MBRËMJES.]() [Pushtet e opozitë përplasen në Komisionin për Ekonomi](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/pushtet-e-opozite-perplasen-ne-komisionin-per-ekonomi)

[LAJMET E MBRËMJES.]() [GLPS: Projektligji për Byronë të mos votohet në lexim të dytë](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/glps-projektligji-per-byrone-te-mos-votohet-ne-lexim-te-dyte)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Të paktën 34 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/bote/te-pakten-34-palestineze-te-vrare-nga-sulmet-izraelite-ne-rripin-e-gazes","datePublished":"2025-06-28T11:51:27+02:00","dateModified":"2026-07-11T13:50:05+02:00","articleSection":"Botë","wordCount":276,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Të paktën 34 palestinezë kanë humbur jetën nga sulmet izraelite përgjatë Rripit të Gazës, kanë njoftuar zyrtarët shëndetësorë, ka shkruar The Guardian.Sulmet fi","url":"https://www.koha.net/bote/te-pakten-34-palestineze-te-vrare-nga-sulmet-izraelite-ne-rripin-e-gazes","keywords":"gaza, palestinez, izrael","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/June/03/25d2d575-2f23-44e4-80d7-b43c7df39969.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
