---
description: Të paktën 17 persona u plagosën teksa shtëpi dhe disa ndërtesa të tjera u dëmtuan nga sulmet ajrore me dron të Ukrainës ndaj rajoneve ruse të Lipetskut dhe Voro
title: Të paktën 17 të plagosur në Rusi nga sulmet me dronë të Ukrainës
image: https://resources.koha.net/images/2025/July/15/ed4c7d2e-c127-4ba5-b019-5c7397b99a1f.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Botë

# Të paktën 17 të plagosur në Rusi nga sulmet me dronë të Ukrainës

![UKRAINE](https://resources.koha.net/images/2025/July/15/ed4c7d2e-c127-4ba5-b019-5c7397b99a1f.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- Përktheu: Ideal Zhubi [![Ideal Zhubi](https://resources.koha.net/authors/2025/February/27/09885eeb-d89b-4ddf-b6c6-5de25672282c.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/ideal-zhubi-1/articles)
- 15 korrik 2025 09:06
- Shpërndaje në:

- Përktheu: Ideal Zhubi ![Ideal Zhubi](https://resources.koha.net/authors/2025/February/27/09885eeb-d89b-4ddf-b6c6-5de25672282c.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)
- 15 korrik 2025 09:06
- Shpërndaje në:

Të paktën 17 persona u plagosën teksa shtëpi dhe disa ndërtesa të tjera u dëmtuan nga sulmet ajrore me dron të Ukrainës ndaj rajoneve ruse të Lipetskut dhe Voronezhit, kanë njoftuar autoritetet ruse të martën.

Njësitë e Mbrojtjes Ajrore kanë shkatërruar afro 12 dronë mbi rajonin e Voronezhit, që kufizohet me Ukrainën, ka bërë të ditur guvernatori, Alexander Gusev, përmes rrjetit social Telegram.

Sipas tij, 16 persona, përfshirë një adoleshent, janë plagosur si rezultat i sulmit.

Ndërtesat rezidenciale në qytetin e Voronezhit dhe rrethinat e tij u dëmtuan, si dhe objektet tregtare në të gjithë rajonin.

Në qytetin e Yeletsit të rajonit të Lipetskut, disa dronë ranë mbi një zonë industriale, duke lënë të plagosur një person, ka thënë guvernatori rajonal, Igor Artamonov.

Në Ministrinë ruse të Mbrojtjes ka në njoftuar se njësitë e saj i kanë shkatërruar rreth 55 dronë ukrainas brenda natës në pesë rajone ruse dhe në Detin e Zi, përfshirë tre mbi rajonin e Lipetskut.

[Edhe ![Rusia lëshon mbi 400 dronë, vriten katër persona](https://resources.koha.net/images/2024/October/07/6f7b8c74-1a2e-43b0-bba7-2c18377fb806.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 14 mar 2026 Rusia lëshon mbi 400 dronë, vriten katër persona](https://www.koha.net/bote/rusia-leshon-mbi-400-drone-vriten-kater-persona)

Nuk ka pasur ende komente nga zyrtarët ukrainas për sulmet.

Të dyja palët mohojnë se kanë synuar civilët në sulmet dhe bombardimet e tyre gjatë luftës që Rusia e nisi kundër Ukrainës më shumë se tre vjet më parë. Mijëra civilë kanë vdekur në konflikt, shumica prej tyre ukrainas.

[#UKRAINE](https://www.koha.net/tag/ukraine) [#RUSI](https://www.koha.net/tag/rusi) [#dron](https://www.koha.net/tag/dron)

Artikuj të ngjashëm

- [![Një i vrarë në Rusi nga një sulm ukrainas me dronë](https://resources.koha.net/images/2026/January/11/eec47e1c-8077-45af-8fcd-f38d4381be7c.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 11 jan 2026 Një i vrarë në Rusi nga një sulm ukrainas me dronë](https://www.koha.net/bote/nje-i-vrare-ne-rusi-nga-nje-sulm-ukrainas-me-dron)
- [![3 të vdekur nga sulmet e Ukrainës në Rusi](https://resources.koha.net/images/2025/August/02/2c4c3159-6c09-44cd-8c77-2c7948ceae75.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 2 gus 2025 3 të vdekur nga sulmet e Ukrainës në Rusi](https://www.koha.net/bote/3-te-vdekur-nga-sulmet-e-ukraines-ne-rusi)
- [![Sulmi rus me dronë lë të lënduar 29 persona në Zaporizhzhia të Ukrainës](https://resources.koha.net/images/2025/May/02/22f7dd21-3041-4ecf-8dae-4537a2c8c415.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 2 maj 2025 Sulmi rus me dronë lë të lënduar 29 persona në Zaporizhzhia të Ukrainës](https://www.koha.net/bote/sulmi-rus-me-drone-le-te-lenduar-29-persona-ne-zaporizhzhia-te-ukraines)
- [![Të paktën 22 të lënduar si pasojë e sulmeve me dronë në tre qytete ukrainase](https://resources.koha.net/images/2025/April/09/dce94428-7996-4029-adf9-615cfdc8f856.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 9 pri 2025 Të paktën 22 të lënduar si pasojë e sulmeve me dronë në tre qytete ukrainase](https://www.koha.net/bote/te-pakten-22-te-lenduar-si-pasoje-e-sulmeve-me-drone-ne-tre-qytete-ukrainase)

[Futboll.]() [Sabitzer ia siguron Dortmundit fitoren](https://www.koha.net/futboll/sabitzer-ia-siguron-dortmundit-fitoren)

[Futboll.]() [Kolni kalon tutje, El Mala shkëlqen me dy gola](https://www.koha.net/futboll/kolni-kalon-tutje-el-mala-shkelqen-me-dy-gola)

[Futboll.]() [Como vazhdon me fitore](https://www.koha.net/futboll/como-vazhdon-me-fitore)

[Futboll.]() [Roma kthehet te fitorja](https://www.koha.net/futboll/roma-kthehet-te-fitorja)

[Botë.]() [Eisenkot: Nëse rezultatet konfirmohen, do të veproj shpejt për ta formuar qeverinë e re sioniste](https://www.koha.net/bote/eisenkot-nese-rezultatet-konfirmohen-do-te-veproj-shpejt-per-ta-formuar-qeverine-e-re-sioniste)

[Futboll.]() [Arsenali po befasohet nga ekipi i kategorisë së katërt angleze](https://www.koha.net/futboll/arsenali-po-befasohet-nga-ekipi-i-kategorise-se-katert-angleze)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Të paktën 17 të plagosur në Rusi nga sulmet me dronë të Ukrainës","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/bote/te-pakten-17-te-plagosur-ne-rusi-nga-sulmet-me-drone-te-ukraines","datePublished":"2025-07-15T09:06:05+02:00","dateModified":"2026-07-11T06:00:08+02:00","articleSection":"Botë","wordCount":233,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Të paktën 17 persona u plagosën teksa shtëpi dhe disa ndërtesa të tjera u dëmtuan nga sulmet ajrore me dron të Ukrainës ndaj rajoneve ruse të Lipetskut dhe Voro","url":"https://www.koha.net/bote/te-pakten-17-te-plagosur-ne-rusi-nga-sulmet-me-drone-te-ukraines","keywords":"UKRAINE, RUSI, dron","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/July/15/ed4c7d2e-c127-4ba5-b019-5c7397b99a1f.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
