---
description: Departamenti amerikan i Shtetit është duke u përgatitur për të mbyllur një numër të konsullatave, shumica prej tyre në perëndim të Evropës. Ato thuhet se do të
title: SHBA-ja planifikon mbylljen e disa konsullatave në Evropë
image: https://resources.koha.net/images/2025/February/14/9ab83a06-1b85-490a-af53-a23b38391699.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Botë

# SHBA-ja planifikon mbylljen e disa konsullatave në Evropë

![SHBA](https://resources.koha.net/images/2025/February/14/9ab83a06-1b85-490a-af53-a23b38391699.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 7 mars 2025 09:50
- Shpërndaje në:

- 7 mars 2025 09:50
- Shpërndaje në:

Departamenti amerikan i Shtetit është duke u përgatitur për të mbyllur një numër të konsullatave, shumica prej tyre në perëndim të Evropës. Ato thuhet se do të mbyllen gjatë muajve të ardhshëm.   
Sipas disa zyrtarëve gjithashtu janë duke u bërë përpjekje që të shkurtojë fuqinë punëtore në të gjithë botën, ka raportuar “The Guardian”.

Po ashtu Departamenti i Shtetit është duke tentuar që potencialisht të bashkojë një numër të byrove të ekspertëve në selinë e saj në Washington, që punojnë në fusha si të drejtat e njeriut, refugjatët, drejtësia penale globale, problemet e grave dhe përpjekjet për të luftuar trafikimin e njerëzve.

Agjencia e lajmeve “Reuters” ka raportuar se muajin e kaluar, misioneve nga SHBA-ja u ishte kërkuar që të shikonin mundësinë e reduktimit të punëtorëve lokalë ose nga SHBA-ja më së paku deri në 10%, pasi presidenti Donald Trump dhe këshilltari i tij multimiliarder Elon Musk kanë filluar një përpjekje të paprecedentë për të tkurrur koston në fuqinë punëtore federale të SHBA-së.

Trumpi dhe Musku thonë se qeveria e SHBA-së është shumë e madhe dhe ndihma e financuar nga taksapaguesit amerikanë është shpenzuar në mënyrë të pakujdesshme.

Konsullatat në Leipzig, Hamburg dhe Dusseldorf në Gjermani, Bordeaux dhe Strasbourg në Francë, dhe Florence në Itali, ishin pjesë e listës së konsullatave më të vogla që Departamenti i Shtetit është duke konsideruar t’i mbyllë, sipas tre zyrtarëve, duke shtuar se kjo mund të ndryshoj pasi një pjesë e stafit është duke shqyrtuar nëse ka arsye të forta që ato të qëndrojnë të hapura.

[Edhe ![SHBA-ja po planifikon të zvogëlojë forcat në dispozicion të NATO-s në rast të krizave](https://resources.koha.net/images/2026/January/15/91ec0b96-65f0-40f0-87c3-d847ebe1a810.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 20 maj 2026 SHBA-ja po planifikon të zvogëlojë forcat në dispozicion të NATO-s në rast të krizave](https://www.koha.net/bote/shba-ja-po-planifikon-te-zvogeloje-forcat-ne-dispozicion-te-nato-s-ne-rast-te-krizave)

Zyrtarët kanë deklaruar se Departamenti i Shtetit të hënën ka njoftuar Kongresin se planifikon të mbyllë degën e saj në qytetin juglindor të Gaziantepit në Turqi, vend nga ku Washingtoni ka mbështetur punën humanitare në Sirinë veriore.

Departamenti operon në më shumë se 270 misione diplomatike në të gjithë botën me fuqi punëtore gati 70,000 persona, sipas webfaqes zyrtare.

[#shba](https://www.koha.net/tag/shba) [#donald trump](https://www.koha.net/tag/donald-trump) [#mbyllja e konsullatave](https://www.koha.net/tag/mbyllja-e-konsullatave) [#Elon Musk](https://www.koha.net/tag/elon-musk) [#departamenti amerikan i shtetit](https://www.koha.net/tag/departamenti-amerikan-i-shtetit)

Artikuj të ngjashëm

- [![A mund ta ndalojë ligji amerikan Trumpin nga tërheqja e trupave nga Evropa?](https://resources.koha.net/images/2026/April/30/5eef226f-77a0-4498-a660-b9319d5b511f.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 5 maj 2026 A mund ta ndalojë ligji amerikan Trumpin nga tërheqja e trupave nga Evropa?](https://www.koha.net/bote/a-mund-ta-ndaloje-ligji-amerikan-trumpin-nga-terheqja-e-trupave-nga-evropa)
- [![Trumpi shkarkon gati 30 diplomatë karriere nga pozicionet e ambasadorëve](https://resources.koha.net/images/2025/September/06/44d1108d-566d-4f9b-b720-8fa229367536.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 22 dhj 2025 Trumpi shkarkon gati 30 diplomatë karriere nga pozicionet e ambasadorëve](https://www.koha.net/bote/trump-shkarkon-gati-30-diplomate-karriere-nga-pozicionet-e-ambasadoreve)
- [![Mbyllje zyrash e largime nga puna, Rubio zbulon planin për Departamentin e Shtetit](https://resources.koha.net/images/2025/April/03/af6c4b81-6daa-4111-889a-aa7ba0f6dff3.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 22 pri 2025 Mbyllje zyrash e largime nga puna, Rubio zbulon planin për Departamentin e Shtetit](https://www.koha.net/bote/mbyllje-zyrash-e-largime-nga-puna-ruboi-zbulon-planin-per-departamentin-e-shtetit)
- [![Shtëpia e Bardhë propozon shkurtime drastike të buxhetit për DASH-in, NATO-n e të tjera](https://resources.koha.net/images/2025/April/15/49789e09-04c4-4db6-b6f5-8f60d697b285.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 15 pri 2025 Shtëpia e Bardhë propozon shkurtime drastike të buxhetit për DASH-in, NATO-n e të tjera](https://www.koha.net/bote/shtepia-e-bardhe-propozon-shkurtime-drastike-te-buxhetit-per-dash-in-nato-n-e-te-tjera)

[Futboll.]() [Zeneli shkëlqen para grumbullimit me Suedinë](https://www.koha.net/futboll/zeneli-shkelqen-para-grumbullimit-me-suedine)

[Arbëri.]() [Surroi: Deklarata e 2 Korrikut nuk ishte iniciativë e udhëheqjes politike, por e vetë delegatëve](https://www.koha.net/arberi/surroi-deklarata-e-2-korrikut-nuk-ishte-iniciative-e-udheheqjes-politike-por-e-vete-delegateve)

[Arbëri.]() [Ramajli rrëfen takimin me Millosheviqin: Më tha se kush e kalon murin e Serbisë, do ta dëmtojë kokën](https://www.koha.net/arberi/ramajli-rrefen-takimin-me-millosheviqin-me-tha-se-kush-e-kalon-murin-e-serbise-do-ta-demtoje-koken)

[Futboll.]() [Interi fiton derbin, i afrohet në një pikë Lazios](https://www.koha.net/futboll/interi-fiton-derbin-i-afrohet-ne-nje-pike-lazios)

[Arbëri.]() [Ilaz Ramajli në PIKË me Veton Surroin (II)](https://www.koha.net/arberi/ilaz-ramajli-ne-pike-me-veton-surroin-ii)

[Futboll.]() [Asllani po shkëlqen në ndeshjen e 50-të në Bundesligë](https://www.koha.net/futboll/fisnik-asllani-shenon-golin-e-pare-kete-edicion-ne-bundeslige)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"SHBA-ja planifikon mbylljen e disa konsullatave në Evropë","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/bote/shba-ja-planifikon-mbylljen-e-disa-konsullatave-ne-evrope","datePublished":"2025-03-07T09:50:06+01:00","dateModified":"2026-07-11T13:45:03+02:00","articleSection":"Botë","wordCount":348,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Departamenti amerikan i Shtetit është duke u përgatitur për të mbyllur një numër të konsullatave, shumica prej tyre në perëndim të Evropës. Ato thuhet se do të","url":"https://www.koha.net/bote/shba-ja-planifikon-mbylljen-e-disa-konsullatave-ne-evrope","keywords":"shba, donald trump, mbyllja e konsullatave, Elon Musk, departamenti amerikan i shtetit","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/February/14/9ab83a06-1b85-490a-af53-a23b38391699.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
