Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
DIE WELT

Russland greift trotz Waffenstillstandsabkommen sechs Energieanlagen in der Ukraine an.

UKRAINE

Rusia ka godit gjashtë objekte energjetike në Ukrainë, vetëm disa orë pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump,  njoftoi se të dyja vendet kishin rënë dakord për një armëpushim në sektorin energjetik, ka deklaruar Volodymyr Zelensky.

Megjithëse Trumpi deklaroi të dielën se armëpushimi do të hynte në fuqi “menjëherë” presidenti ukrainas tha se Rusia kishte goditur “stacionet tona të gazit, infrastrukturën energjetike dhe objekte tjera”.

Në qytetin e Izyumit pati ndërprerje të energjisë elektrike pasi një sulm rus shkatërroi rrjetet energjetike, njoftoi agjencia shtetërore ukrainase e lajmeve, Ukrinform. Gjatë natës, shënjestër e sulmeve u bënë gjithashtu infrastruktura energjetike dhe ajo hekurudhore në Ukrainën Perëndimore, shkruan BBC.

Të hënën, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, deklaroi se Ukraina nuk e meriton “periudhën e qetësisë” që do të sillte armëpushim.

Zelensky tha se 33 persona ishin plagosur nga sulmet ndaj objekteve energjetike në mbarë vendin.

“Ne nuk sulmuam, ndërsa Rusia goditi stacionet tona të gazit, infrastrukturën energjetike dhe objekte të tjera”, tha ai në një intervistë në Fox News. “Mendoj se kjo ishte përgjigja e Putinit ndaj presidentit Trump”.

Konfliktet në mbarë  botën kanë shtyrë çmimet e karburanteve drejt rritjes në prag të zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA. Të premten, Trumpi njoftoi një plan për të importuar naftë ruse në SHBA.