Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
DIE WELT

Proteste in ganz Frankreich, 135 Festnahmen bis Mittag

frfr

Foto: Associated Press

Policia franceze të shtunën ka arrestuar 135 persona në vend gjatë protestave që po zhvillohen, ka thënë ministri i Brendshëm Laurent Nunez. 

Protestat po zhvillohen në më shumë se 100 lokacione nëpër Francë, me mijëra policë po ashtu prezentë për shkak të frikës se trazirat e javës së kaluar mund të përsëriten.

Kufizimet dhe ndalimet e protestave janë përcaktuar në shumë pjesë të Francës, por disa protesta janë lejuar të zhvillohen në qytete si Lille dhe Marseille. 

Policia ka evakuuar protestuesit nga sheshi “Place de la Bastille” në Paris dhe janë zhvendosur në një pjesë tjetër. 

Të shtunën e kaluar mbi 550,000 njerëz morën pjesë në protesta kundër rritjes së çmimit të naftës dhe jetesës së shtrenjtë. Marshimet nisën paqësore, por më pas u kthyen në të dhunshme me protestues që dogjën e shkatërruar. 

Të paktën 2700 persona u arrestuan në Francë për ato protesta.  

Lesen Sie andere Updates
fr

Frankreich ist heute nach den Unruhen der letzten Woche in höchster Alarmbereitschaft wegen möglicher Proteste.

Franca është në gjendje gatishmërie të lartë në ditën e re të protestave mbarëkombëtare të shtunën,...