Policia në Berlin ka njoftuar të hënën se po heton një zjarr në një nënstacion transformatorësh, duke shtuar më tej shqetësimet e sigurisë lidhur me një sërë sulmesh sabotuese ndaj rrjetit elektrik të Gjermanisë.
Ndërkohë, gazeta "Bild" ka raportuar se policia në qytetin perëndimor të Ëesel-it ka nisur operacione të gjera verifikimi, pasi u konstatua se gardhi mbrojtës rreth një nënstacioni tjetër transformatorësh ishte prerë.
Policia e Berlinit ka bërë të ditur përmes platformës X se po përpiqet të përcaktojë nëse zjarri që përfshiu një kantier ndërtimi dhe një nënstacion në lagjen Moabit ishte aksidental apo i qëllimshëm (zjarrvënie).
Autoritetet kanë shtuar se furnizimi me energji elektrike nuk ishte prekur aktualisht.
Policia gjermane ka njoftuar të premten se po kërkonte një burrë, i cili kishte dërguar letra ku merrte përsipër përgjegjësinë për një sërë sulmesh sabotuese ndaj rrjetit elektrik javën e kaluar, pasi në banesën e tij u gjetën sende që dukeshin si lëndë plasëse.