Nach dem Scheitern der Handelsverhandlungen mit Kanada haben die Vereinigten Staaten Zölle in Höhe von 50 Prozent auf bestimmte kanadische Produkte erhoben. Diese Entscheidung hat die Spannungen zwischen den beiden Ländern verschärft, und Kanada hat mit Vergeltungsmaßnahmen gedroht.
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur tarifa prej 50 për qind ndaj disa produkteve kanadeze, pasi dy aleatët e dikurshëm nuk arritën marrëveshje tregtare.
Të dyja palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për dështimin e negociatave. Tarifat hynë në fuqi pak pas mesnatës dhe prekin mallra kanadeze me vlerë rreth 20 miliardë dollarë.
Vendimi ka shtuar tensionet mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe kryeministrit kanadez, Mark Carney.
Carney ka njoftuar se i ka pezulluar negociatat tregtare me Washingtonin dhe se Kanadaja do t’u përgjigjet tarifave të reja “dollar për dollar”.
“Kam vendosur t’i pezulloj negociatat tregtare me SHBA-në dhe kam udhëzuar ekipin negociator të Kanadasë të kthehet në Otavë. Negociatorët kanë punuar shumë dhe me mirëbesim për t’i mbrojtur interesat e kanadezëve gjatë gjithë këtyre negociatave, deri në momentin e fundit. Megjithatë, ndryshimet e bëra në momentet e fundit në kushtet e propozuara nga SHBA-ja ishin të padrejta, ekonomikisht të pafavorshme dhe vunë në pikëpyetje besueshmërinë e çdo marrëveshjeje”, ka deklaruar kryeministri kanadez.
ebenfalls
Trump sagt, der Iran sei in den Gesprächen „viel ernster“.
Në një fjalim drejtuar kanadezëve të shtunën në mëngjes, Carney u shpreh se e ka refuzuar të arrinte një marrëveshje që, sipas tij, do të komprometonte sovranitetin e Kanadasë.
“Ata kërkuan shumë dhe ofruan shumë pak”, ka thënë Carney, duke shtuar se Kanadaja do të kundërpërgjigjet ndaj tarifave amerikane duke filluar nga 8 shtatori.
Sipas tij, masat hakmarrëse do të përfshijnë tarifa ndaj një sërë produktesh amerikane, përfshirë çelikun, produktet e qumështit, pajisjet elektroshtëpiake dhe pajisjet elektronike. Kryeministri ka thënë se Kanadaja po vepron pa dëshirë, por se masat janë të nevojshme për të mbrojtur interesat e vendit. Detajet e kundërmasave pritet të bëhen publike në ditët në vijim.
Vetëm disa orë më herët, të dyja palët shpresonin për marrëveshje. Sipas burimeve të mediave perëndimore, marrëveshja do t’i ulte tarifat për çelikun, aluminin dhe automjetet, si dhe mund t’i rikthente produktet alkoolike amerikane në dyqanet kanadeze.
Megjithatë, përfaqësuesi amerikan për tregtinë, Jamieson Greer, ka thënë se Kanadaja ka refuzuar ta përfundonte marrëveshjen sipas kushteve të dakorduara më herët gjatë javës.
“Ky është një rast i humbur për Kanadanë që të bashkëpunojë me Shtetet e Bashkuara, ekonomia e të cilave po rritet më shpejt në mesin e vendeve të G7”, ka theksuar Greer.
E sipas një zyrtari amerikan, nuk janë planifikuar negociata të tjera me Kanadanë.
Muajin e kaluar, Trump pati kërcënuar me vendosjen e tarifave ndaj një sërë produktesh kanadeze, përfshirë verën, mobiliet, produktet e qumështit, çimenton, veshjet, pajisjet e peshkimit dhe pajisjet e hokejit.
ebenfalls
18-jähriger Täter eines Schulangriffs in Schweden
Ekspertët e tregtisë kanë paralajmëruar se tarifat e reja mund të godasin rëndë disa sektorë të ekonomisë kanadeze, duke rrezikuar humbjen e vendeve të punës dhe mbylljen e bizneseve.
Tarifat e reja u shtohen atyre që SHBA-ja tashmë i pati vendosur ndaj çelikut, aluminit, automjeteve dhe lëndës së drurit kanadeze.