---
description: Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, ka deklaruar se me tarifat e Trumpit do të dalë fituese vetëm Kina.Duke folur në të hënën në Brukse, para n
title: Pas paralajmërimit të Trumpit për tarifat, reagon e shqetësuar shefja e BE-së
image: https://resources.koha.net/images/2025/February/03/73ca0e38-053a-4cd3-b02a-de96b42cebd1.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Botë

# Nga tarifat e Trumpit përfiton vetëm Kina, thotë shefja e BE-së

![Kaja Kallas](https://resources.koha.net/images/2025/February/03/73ca0e38-053a-4cd3-b02a-de96b42cebd1.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Foto: Associated Press

- Merr njoftime për përditësimet
- Përktheu: Flutura Gashi-Mehmeti [![Flutura Gashi-Mehmeti](https://resources.koha.net/authors/2026/April/20/befd4967-9eb2-4820-b8b1-60d36b4e69de.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/flutura-gashi-mehmeti/articles)
- 3 shkurt 2025 11:28
- Shpërndaje në:

Përditësimet Macron: Nëse sulmohemi në aspektin tregtar, duhet të reagojmë

×

- Përktheu: Flutura Gashi-Mehmeti ![Flutura Gashi-Mehmeti](https://resources.koha.net/authors/2026/April/20/befd4967-9eb2-4820-b8b1-60d36b4e69de.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)
- 3 shkurt 2025 11:28
- Shpërndaje në:

Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, ka deklaruar se me tarifat e Trumpit do të dalë fituese vetëm Kina.

Duke folur të hënën në Bruksel, para një takimi të vendeve të BE-së, Kallas ka deklaruar se BE-ja ka nevojë për Amerikën dhe Amerika ka nevojë për BE-në.

“Po i përcjellim me vëmendje ato fjalë dhe sigurisht që po përgatitemi edhe nga ana jonë. Ajo që është e qartë është se nuk ka fitues në luftërat tregtare. Nëse SHBA-ja fillon një luftë tregtare, ajo që do të qesh është Kina. Ne jemi shumë të ndërlidhur. Ne kemi nevojë për Amerikën dhe Amerika ka nevojë për ne gjithashtu”, ka deklaruar Kallas.

Deklarata e saj vjen vetëm pak pasi presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar se do të vendosë tarifa edhe ndaj mallrave të Bashkimit Evropian.

Trumpi ka thënë se SHBA-ja importon shumë produkte nga Evropa teksa ajo merr shumë pak nga Amerika. 

Më 1 shkurt Trumpi ka nënshkruar urdhrin ekzekutiv për vendosjen e tarifës prej 25% ndaj Kanadasë dhe Meksikës, dhe prej 10% mbi tarifat ekzistuese për produktet e importuara nga Kina. 

Të tri shtetet kanë reaguar duke paralajmëruar kundërpërgjigje në të njëjtën mënyrë.

**LEXO EDHE:**

## Macron: Nëse sulmohemi në aspektin tregtar, duhet të reagojmë

1 v. më parë / 3 shk 2025 12:13

![Emmanuel Macron](https://resources.koha.net/images/2025/February/03/863205c5-3cb7-4bb1-b09a-33fe4e785630.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Photo: Associated Press

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka deklaruar se nëse preken interesat tregtare të Evroës, atëherë ajo duhet të bëjë që të respektohet.

“Nëse ne sulmohemi në aspektin tregtar, Evropa, si një fuqi e vërtetë, do të duhet të ngrihet në këmbë dhe për këtë arsye të reagojë”, është shprehur Macron

Vërejtjet e tij përqendrohen kryesisht në pavarësinë më të madhe evropiane dhe autonominë strategjike në mbrojtje, duke thënë se agresioni rus ndaj Ukrainës dhe administrata e re e Trumpit "i shtyjnë evropianët të jenë më të bashkuar".

Përveç Macronit, ndaj paralajmërimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për tarifa për Evropën, kanë reaguar edhe shefja e BE-së për Politikë të Jashtme, Kaja Kallas dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz. 

## Tarifat do të ishin të këqija edhe për SHBA-në edhe për Evropën, thotë Scholz

1 v. më parë / 3 shk 2025 12:04

![Olaf Scholz](https://resources.koha.net/images/2024/November/06/3d88ddc0-15ce-4e4f-a7c4-034f9e025b64.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Photo: Associated Press

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka deklaruar se tarifat e paralajmëruara nga presidenti amerikan, Donald Trump janë “të këqija për SHBA-në dhe Evropën”.

Scholzi ka thënë se shpreson që megjithatë të gjindet një rrugë bashkëpunuese ndërmjet aleatëve, raporton The Guardian.

“Çdo tarifë do të ishte e keqe për SHBA-në dhe e keqe për Evropën", është shprehur Scholz të hënën. 

## Tusk për tarifat e Trumpit: Paradoks mizor që BE-ja të testohet kështu nga një aleat

1 v. më parë / 3 shk 2025 11:58

![Donald Tusk](https://resources.koha.net/images/2025/February/03/e3eced3d-2db7-42cb-9708-bc4189f52488.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Photo: Associated Press

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka deklaruar se BE-ja “duhet të bëjë gjithçka që mundet për të shmangur këto luftëra tarifore ose luftëra tregtare krejtësisht të panevojshme dhe budallaqe”.

Para një takimi të liderëve të BE-së të hënën në Bruksel, Tusk ka thënë se do të ishte një "paradoks mizor" nëse BE-ja do të testohej në një mënyrë të tillë nga një aleat i ngushtë, teksa në të njëjtën kohë duhet të merret me kërcënimin e drejtpërdrejtë nga Rusia dhe zgjerimin kinez, raporton The Guardian.

Sipas Tusk, përgjigja ndaj Trumpit mund të jetë testi i parë serioz i unitetit të BE-së, megjithëse ai ka shtuar se  kjo vjen "në një kontekst shumë të çuditshëm", duke pasur parasysh kërcënimin për tarifat që vjen nga një aleat.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar të dielën vonë se mund të vendosë tarifa edhe ndaj BE-së, pas vendosjes së tarifave ndaj produkteve nga Kanadaja, Meksika dhe Kina.

[#donald trump](https://www.koha.net/tag/donald-trump) [#BE](https://www.koha.net/tag/be) [#tarifat](https://www.koha.net/tag/tarifat) [#Kaja Kallas](https://www.koha.net/tag/kaja-kallas)

[Showbiz.]() [Bradley Cooper rikthehet në ekran me filmin e ri “G.I. Joe”, premiera në vitin 2028](https://www.koha.net/showbiz/bradley-cooper-rikthehet-ne-ekran-me-filmin-e-ri-gi-joe-premiera-ne-vitin-2028)

[Lifestyle.]() [Gjashtë zakone që mund të përkeqësojnë depresionin](https://www.koha.net/lifestyle/gjashte-zakone-qe-mund-te-perkeqesojne-depresionin)

[Botë.]() [Eisenkot merr zyrtarisht mandatin ta formojë qeverinë e re në Izrael](https://www.koha.net/bote/eisenkot-merr-zyrtarisht-mandatin-ta-formoje-qeverine-e-re-ne-izrael)

[Arbëri.]() [Lista e udhëhequr nga Enkel Rexhepi do t'i ketë 10 nga 29 mandate në Këshillin Kombëtar Shqiptar](https://www.koha.net/arberi/lista-e-udhehequr-nga-enkel-rexhepi-do-ti-kete-10-nga-29-mandate-ne-keshillin-kombetar-shqiptar-1)

[Futboll.]() [Zhegrova sërish zëvendësues, një pikë për Juven](https://www.koha.net/futboll/zhegrova-serish-zevendesues-nje-pike-per-juven)

[Futboll.]() [Barcelona fiton derbin e zjarrtë dhe mbetet lidere](https://www.koha.net/futboll/barcelona-permbys-rezultatin-ne-epersi-ndaj-atleticos)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"LiveBlogPosting","headline":"Pas paralajmërimit të Trumpit për tarifat, reagon e shqetësuar shefja e BE-së","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/bote/nga-tarifat-e-trumpit-perfiton-vetem-kina-thote-shefja-e-be-se","datePublished":"2025-02-03T11:28:08+01:00","dateModified":"2026-07-11T10:20:06+02:00","articleSection":"Botë","wordCount":224,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, ka deklaruar se me tarifat e Trumpit do të dalë fituese vetëm Kina.Duke folur në të hënën në Brukse, para n","url":"https://www.koha.net/bote/nga-tarifat-e-trumpit-perfiton-vetem-kina-thote-shefja-e-be-se","keywords":"donald trump, BE, tarifat, Kaja Kallas","inLanguage":"sq-AL","coverageEndTime":"2025-02-03T12:13:21+01:00","coverageStartTime":"2025-02-03T11:28:08+01:00","liveBlogUpdate":[{"@type":"BlogPosting","headline":"Macron: Nëse sulmohemi në aspektin tregtar, duhet të reagojmë","datePublished":"2025-02-03T12:13:21+01:00","dateModified":"2026-07-10T22:55:04+02:00","url":"https://www.koha.net/bote/nga-tarifat-e-trumpit-perfiton-vetem-kina-thote-shefja-e-be-se#article-445156","articleBody":"Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka deklaruar se nëse preken interesat tregtare të Evroës, atëherë ajo duhet të bëjë që të respektohet.“Nëse ne sulmohemi në aspektin tregtar, Evropa, si një fuqi e vërtetë, do të duhet të ngrihet në këmbë dhe për këtë arsye të reagojë”, është shprehur MacronVërejtjet e tij përqendrohen kryesisht në pavarësinë më të madhe evropiane dhe autonominë strategjike në mbrojtje, duke thënë se agresioni rus ndaj Ukrainës dhe administrata e re e Trumpit \"i shtyjnë evropianët të jenë më të bashkuar\".Përveç Macronit, ndaj paralajmërimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për tarifa për Evropën, kanë reaguar edhe shefja e BE-së për Politikë të Jashtme, Kaja Kallas dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz. ","author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}}},{"@type":"BlogPosting","headline":"Tarifat do të ishin të këqija edhe për SHBA-në edhe për Evropën, thotë Scholz","datePublished":"2025-02-03T12:04:00+01:00","dateModified":"2026-07-11T11:20:07+02:00","url":"https://www.koha.net/bote/nga-tarifat-e-trumpit-perfiton-vetem-kina-thote-shefja-e-be-se#article-445155","articleBody":"Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka deklaruar se tarifat e paralajmëruara nga presidenti amerikan, Donald Trump janë “të këqija për SHBA-në dhe Evropën”.Scholzi ka thënë se shpreson që megjithatë të gjindet një rrugë bashkëpunuese ndërmjet aleatëve, raporton The Guardian.“Çdo tarifë do të ishte e keqe për SHBA-në dhe e keqe për Evropën\", është shprehur Scholz të hënën. ","author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}}},{"@type":"BlogPosting","headline":"Tusk për tarifat e Trumpit: Paradoks mizor që BE-ja të testohet kështu nga një aleat","datePublished":"2025-02-03T11:58:30+01:00","dateModified":"2026-07-10T23:50:05+02:00","url":"https://www.koha.net/bote/nga-tarifat-e-trumpit-perfiton-vetem-kina-thote-shefja-e-be-se#article-445154","articleBody":"Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka deklaruar se BE-ja “duhet të bëjë gjithçka që mundet për të shmangur këto luftëra tarifore ose luftëra tregtare krejtësisht të panevojshme dhe budallaqe”.Para një takimi të liderëve të BE-së të hënën në Bruksel, Tusk ka thënë se do të ishte një \"paradoks mizor\" nëse BE-ja do të testohej në një mënyrë të tillë nga një aleat i ngushtë, teksa në të njëjtën kohë duhet të merret me kërcënimin e drejtpërdrejtë nga Rusia dhe zgjerimin kinez, raporton The Guardian.Sipas Tusk, përgjigja ndaj Trumpit mund të jetë testi i parë serioz i unitetit të BE-së, megjithëse ai ka shtuar se  kjo vjen \"në një kontekst shumë të çuditshëm\", duke pasur parasysh kërcënimin për tarifat që vjen nga një aleat.Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar të dielën vonë se mund të vendosë tarifa edhe ndaj BE-së, pas vendosjes së tarifave ndaj produkteve nga Kanadaja, Meksika dhe Kina.","author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}}}],"image":"https://resources.koha.net/images/2025/February/03/73ca0e38-053a-4cd3-b02a-de96b42cebd1.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
