---
description: Shënimi i 80 vjetorit të fitores së saj ndaj Japonisë në Luftën e Dytë Botërore, duket se nuk u përcoll vetëm me prezantimin e armatimit të ri të Kinës.Në një m
title: "Moment i rrallë, aksidentalisht me mikrofonin ndezur: Putin, Xi Jinping dhe Kim Jong Un flasin për pavdekësinë"
image: https://resources.koha.net/images/2025/September/04/3e296584-f921-48aa-97b3-8a6f9988b415.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Botë

# Moment i rrallë, aksidentalisht me mikrofonin ndezur: Putin, Xi Jinping dhe Kim Jong Un flasin për pavdekësinë

![Takimi ne Kine](https://resources.koha.net/images/2025/September/04/3e296584-f921-48aa-97b3-8a6f9988b415.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 4 shtator 2025 20:05
- Shpërndaje në:

- 4 shtator 2025 20:05
- Shpërndaje në:

Shënimi i 80-vjetorit të dorëzimit të Japonisë në Luftën e Dytë Botërore, duket se nuk u përcoll vetëm me prezantimin e armatimit të ri të Kinës.

Në një moment tejet të rrallë, kur mikrofoni ishte i ndezur dhe teksa po ecnin në tepihun e kuq, të tre liderët presidenti i Kinës Xi Jinping, presidenti rus Vladimir Putin dhe ai i Koresë së Veriut Kim Jong Un, u dëgjuan duke biseduar për mënyrën se si përparimet në shkencë mund të zgjasin jetën.

Kjo bisedë e shkurtër u kap nga një transmetim live i agjencive të lajmeve ndërkombëtare.

I pari që foli ishte Xi Jinping. Nuk u dëgjua qartë çdo fjalë, por përkthyesi rus u dëgjua duke thënë: “Dikur ishte shumë e rrallë të arrije moshën 70 vjeç, por tani thuhet se në atë moshë je ende fëmijë”.  
Kim Jong Un, që ishte në anën tjetër të Xi, u kthye për të dëgjuar, duke buzëqeshur herë pas here.  
E fjalët e presidentit rus Putin nuk ishin dhe aq të dëgjueshme.

“Në disa dekada, ndërsa bioteknologjia vazhdon të zhvillohet, organet njerëzore do të vazhdojnë të transplantohem, dhe njerëzit do të bëhen më të rinj — ndoshta edhe do të arrijnë pavdekësinë”, është dëgjuar përkthyesi i Putinit në gjuhën kineze.

Audio u ndërpre shkurtimisht, por kur u rikthye, u dëgjua një zë i ulët që tha: “… mund të jetojmë deri në 150 vjeç.”

[Edhe ![Kina konfirmon diskutimet për një takim historik mes Xi-së, Trumpit dhe Putinit](https://resources.koha.net/images/2026/November/07/f25c3fc6-e6d1-4671-9038-bdf9de8a593f.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 7 nën 2026 Kina konfirmon diskutimet për një takim historik mes Xi-së, Trumpit dhe Putinit](https://www.koha.net/bote/kina-konfirmon-diskutimet-per-nje-takim-historik-mes-xi-se-trumpit-dhe-putinit)

Megjithatë më vonë gjatë ditës, Putin, në një konferencë për media, konfirmoi se Xi kishte hapur temën e jetëgjatësisë gjatë ecjes së tyre për në platformë.

“Kryetari e përmendi këtë. Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi kishte qenë një promovues i kësaj teme në të kaluarën”, deklaroi në konferencën për media presidenti Putin.

Këtij organizimi të Kinës iu bashkuan 26 krerë shtetesh, përfshirë presidentin e Rusisë, Vladimir Putin dhe liderin e Koresë së Veriut. Por kjo është hera e parë që ata takohen së bashku.

[#vladimir putini](https://www.koha.net/tag/vladimir-putini) [#Xi Jinping](https://www.koha.net/tag/xi-jinping) [#Kim Jong-un](https://www.koha.net/tag/kim-jong-un)

Artikuj të ngjashëm

- [![Putini i thotë Xi-së se marrëdhëniet Rusi-Kinë kanë arritur një nivel të paparë](https://resources.koha.net/images/2026/May/20/1ca17707-afaf-4696-8fe4-65ae8be09254.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 20 maj 2026 Putini i thotë Xi-së se marrëdhëniet Rusi-Kinë kanë arritur një nivel të paparë](https://www.koha.net/bote/putin-i-thote-xi-se-se-marredheniet-rusi-kine-kane-arritur-nje-nivel-te-papare)
- [![Rusia njofton për vizitë të Putinit në Kinë](https://resources.koha.net/images/2026/May/14/71693664-517e-46b3-a6e6-37a2efc9d75e.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 14 maj 2026 Rusia njofton për vizitë të Putinit në Kinë](https://www.koha.net/bote/rusia-njofton-vizite-te-putinit-ne-kine)
- [![Shtëpia e Bardhë paraqet një anë të Xi-së që Kina rrallëherë e sheh](https://resources.koha.net/images/2025/November/04/c97944d0-bc46-4ff4-9226-32180431db20.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 4 nën 2025 Shtëpia e Bardhë paraqet një anë të Xi-së që Kina rrallëherë e sheh](https://www.koha.net/bote/shtepia-e-bardhe-paraqet-nje-ane-te-xi-se-qe-kina-rrallehere-e-sheh)
- [Kolumne 5 sht 2025 Pavdekshmëria](https://www.koha.net/kolumne/pavdekshmeria)

[Arbëri.]() [Rexhep Rexhepi fiton “Oscarin" e prodhuesve të orëve](https://www.koha.net/arberi/rexhep-rexhepi-fiton-oscarin-e-prodhuesve-te-oreve)

[Shtojca për Kulturë.]() [Epika si strukturë vizuale dhe semantike në veprën piktorike të Gani Sadikut](https://www.koha.net/shtojca-kulture/epika-si-strukture-vizuale-dhe-semantike-ne-vepren-piktorike-te-gani-sadikut)

[Futboll.]() [Enis Rexhepi në Prishtinë: Për Kosovën vendosa me zemër](https://www.koha.net/futboll/enis-rexhepi-ne-prishtine-per-kosoven-vendosa-me-zemer)

[Arbëri.]() [Ramajli për 2 Korrikun: Kuvendin e Kosovës e kishin rrethuar policë të armatosur, na i morën kompetencat](https://www.koha.net/arberi/ramajli-per-2-korrikun-kuvendin-e-kosoves-e-kishin-rrethuar-police-te-armatosur-na-i-moren-kompetencat)

[Futboll.]() [Zeneli shkëlqen para grumbullimit me Suedinë](https://www.koha.net/futboll/zeneli-shkelqen-para-grumbullimit-me-suedine)

[Arbëri.]() [Surroi: Deklarata e 2 Korrikut nuk ishte iniciativë e udhëheqjes politike, por e vetë delegatëve](https://www.koha.net/arberi/surroi-deklarata-e-2-korrikut-nuk-ishte-iniciative-e-udheheqjes-politike-por-e-vete-delegateve)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Moment i rrallë, aksidentalisht me mikrofonin ndezur: Putin, Xi Jinping dhe Kim Jong Un flasin për pavdekësinë","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/bote/moment-i-rralle-aksidentalisht-me-mikrofonin-ndezur-putin-xi-jinping-dhe-kim-jong-un-flasin-per-pavdeksine","datePublished":"2025-09-04T20:05:47+02:00","dateModified":"2026-07-11T14:35:04+02:00","articleSection":"Botë","wordCount":365,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Shënimi i 80 vjetorit të fitores së saj ndaj Japonisë në Luftën e Dytë Botërore, duket se nuk u përcoll vetëm me prezantimin e armatimit të ri të Kinës.Në një m","url":"https://www.koha.net/bote/moment-i-rralle-aksidentalisht-me-mikrofonin-ndezur-putin-xi-jinping-dhe-kim-jong-un-flasin-per-pavdeksine","keywords":"vladimir putini, Xi Jinping, Kim Jong-un","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/September/04/3e296584-f921-48aa-97b3-8a6f9988b415.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
