---
description: Presidenti francez, Emmanuel Macron ka thënë se do të nxisë një rregullore të Bashkimit Evropian për të ndaluar mediat sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç pa
title: Macroni do të shtyjë BE-në të ndalojë mediat sociale për fëmijët nën 15 vjeç
image: https://resources.koha.net/images/2025/June/11/ec3a9b8e-22a6-41c4-999d-578833fc615d.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Botë

# Macroni do të shtyjë BE-në të ndalojë mediat sociale për fëmijët nën 15 vjeç

![Emmanuel Macron](https://resources.koha.net/images/2025/June/11/ec3a9b8e-22a6-41c4-999d-578833fc615d.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Foto: Associated Press

- Përktheu: Flutura Gashi-Mehmeti [![Flutura Gashi-Mehmeti](https://resources.koha.net/authors/2026/April/20/befd4967-9eb2-4820-b8b1-60d36b4e69de.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/flutura-gashi-mehmeti/articles)
- 11 qershor 2025 11:24
- Shpërndaje në:

- Përktheu: Flutura Gashi-Mehmeti ![Flutura Gashi-Mehmeti](https://resources.koha.net/authors/2026/April/20/befd4967-9eb2-4820-b8b1-60d36b4e69de.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)
- 11 qershor 2025 11:24
- Shpërndaje në:

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka thënë se do të nxisë një rregullore të Bashkimit Evropian për të ndaluar mediat sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç pas një goditjeje fatale me thikë në një shkollë në Francën lindore, sulmi i fundit i dhunshëm që ka tronditur vendin.

Macroni ka thënë në një intervistë të martën vonë se shpresonte të shihte rezultate brenda disa muajve të ardhshëm, raporton Reuters.

"Nëse kjo nuk funksionon, ne do të fillojmë ta bëjmë në Francë. Nuk mund të presim”, i ka thënë ai transmetuesit publik France 2, disa orë pas një goditjeje fatale me thikë në një shkollë të mesme në Nogent, Haute-Marne.

Policia mori në pyetje një nxënës 14-vjeçar të martën në lidhje me therjen e një asistenteje shkolle 31-vjeçare, gjatë një kontrolli për armë në një çantë.

Kryeministri Francois Bayrou i ka thënë parlamentit se incidenti nuk ishte një rast i izoluar. Ndërkaq Macroni ka thënë se mediat sociale ishin një nga faktorët që fajësohen për dhunën midis të rinjve.

"Platformat kanë aftësinë të verifikojnë moshën. Bëjeni”, ka shkruar Macroni në rrjetet sociale.

[Edhe ![Bllokohet nisma e Macronit që nën 15-vjeçarëve t’u ndalohen rrjetet sociale](https://resources.koha.net/images/2026/May/17/511ca8cc-01b5-4399-ac0c-da480f436451.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 14 gus 2026 Bllokohet nisma e Macronit që nën 15-vjeçarëve t’u ndalohen rrjetet sociale](https://www.koha.net/bote/bllokohet-nisma-e-macronit-qe-nen-15-vjecareve-tu-ndalohen-mediat-sociale)

Komentet e Macronit vijnë mes një vale masash në vende të ndryshme të botës që synojnë frenimin e përdorimit të mediave sociale nga fëmijët.

Australia vitin e kaluar miratoi një ndalim të mediave sociale për personat nën 16 vjeç.

Edhe pse shumica e mediave sociale nuk lejojnë fëmijët nën 13 vjeç të përdorin platformat e tyre, një raport nga rregullatori i sigurisë online i Australisë zbuloi se fëmijët i anashkalojnë lehtësisht kufizimet e tilla.

[#france](https://www.koha.net/tag/france) [#Emmanuel Macron](https://www.koha.net/tag/emmanuel-macron) [#mediat sociale](https://www.koha.net/tag/mediat-sociale)

Artikuj të ngjashëm

- [![Parlamenti francez miraton ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç](https://resources.koha.net/images/2026/July/21/e83bcbd3-e691-498b-b0c6-44dba97d7dd0.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 21 kor 2026 Parlamenti francez miraton ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç](https://www.koha.net/bote/franca-miraton-ndalimin-e-rrjeteve-sociale-per-femijet-nen-15-vjec)
- [![Franca do të përshpejtojë ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç](https://resources.koha.net/images/2026/January/25/d54e9dfd-0d66-4c9f-9332-76757072845a.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 25 jan 2026 Franca do të përshpejtojë ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç](https://www.koha.net/bote/franca-do-te-pershpejtoje-ndalimin-e-mediave-sociale-per-femijet-nen-15-vjec)
- [![Macron: Do të ndalojmë demonstratat që s’janë të organizuara nga sindikatat](https://resources.koha.net/images/2026/October/22/fb6d0fbc-3a85-43cb-af78-7877c12bd0de.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 22 tet 2026 Macron: Do të ndalojmë demonstratat që s’janë të organizuara nga sindikatat](https://www.koha.net/bote/macron-do-te-ndalojme-demonstratat-qe-sjane-te-organizuara-nga-sindikatat)
- [![Macroni kritikon komentet e liderëve të huaj për protestat në Francë](https://resources.koha.net/images/2026/October/21/be23a5f6-94cd-4f89-88a7-3e2551e98e7b.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 21 tet 2026 Macroni kritikon komentet e liderëve të huaj për protestat në Francë](https://www.koha.net/bote/macroni-kritikon-komentet-e-lidereve-te-huaj-per-protestat-ne-france)

[Kronikë.]() [Një i lënduar nga vetaksident në autostradën Mazgit–Trudë](https://www.koha.net/kronike/nje-i-lenduar-nga-vetaksident-ne-autostraden-mazgit-trude)

[Futboll.]() [Rashica, “arma” e Kosovës ndaj Izraelit](https://www.koha.net/futboll/rashica-arma-e-kosoves-ndaj-izraelit)

[Shtojca për Kulturë.]() [Anton Antonovichi i Prishtinës](https://www.koha.net/shtojca-kulture/anton-antonovichi-i-prishtines)

[Arbëri.]() [Nxirret një veturë nga liqeni i Ujmanit, kishte rënë në rrethana të paqarta vitin e kaluar](https://www.koha.net/arberi/nxirret-nje-veture-nga-liqeni-i-ujmanit-kishte-rene-ne-rrethana-te-paqarta-vitin-e-kaluar)

[Luftarake.]() [Taekwondistja kosovare ndalet në luftën e parë në Olimpiadën për të rinj](https://www.koha.net/luftarake/taekwondistja-kosovare-ndalet-ne-luften-e-pare-ne-olimpiaden-per-te-rinj)

[Luftarake.]() [Provokoi shikuesit, boksieri rrihet nga persona të shumtë](https://www.koha.net/luftarake/provokoi-shikuesit-boksier-rrihet-nga-persona-te-shumte)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Macroni do të shtyjë BE-në të ndalojë mediat sociale për fëmijët nën 15 vjeç","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/bote/macroni-do-te-shtyje-be-ne-te-ndaloje-mediat-sociale-per-femijet-nen-15-vjec","datePublished":"2025-06-11T11:24:43+02:00","dateModified":"2026-07-11T14:45:06+02:00","articleSection":"Botë","wordCount":294,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Presidenti francez, Emmanuel Macron ka thënë se do të nxisë një rregullore të Bashkimit Evropian për të ndaluar mediat sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç pa","url":"https://www.koha.net/bote/macroni-do-te-shtyje-be-ne-te-ndaloje-mediat-sociale-per-femijet-nen-15-vjec","keywords":"france, Emmanuel Macron, mediat sociale","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/June/11/ec3a9b8e-22a6-41c4-999d-578833fc615d.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
