---
description: Organizata ndërkombëtare e Kryqit të Kuq ka paralajmëruar të martën se rritja e numrit të viktimave afër pikave të shpërndarjes së ndihmave e kanë mbingarkuar s
title: "Kryqi i Kuq: Sistemi shëndetësor i Gazës, i mbingarkuar nga numri i lartë i viktimave"
image: https://resources.koha.net/images/2025/July/08/7198e6e0-aa20-4c1a-8b43-4eb873a07634.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Botë

# Kryqi i Kuq: Sistemi shëndetësor i Gazës, i mbingarkuar nga numri i lartë i viktimave

![Kryqi i Kuq](https://resources.koha.net/images/2025/July/08/7198e6e0-aa20-4c1a-8b43-4eb873a07634.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 8 korrik 2025 14:23
- Shpërndaje në:

- 8 korrik 2025 14:23
- Shpërndaje në:

Organizata ndërkombëtare e Kryqit të Kuq ka paralajmëruar të martën se rritja e numrit të viktimave afër pikave të shpërndarjes së ndihmave e kanë mbingarkuar sistemin shëndetësor të Gazës, ka raportuar The Guardian.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC) ka thënë përmes një njoftimi se spitali i saj fushor në Gazën jugore ka evidentuar 200 të vdekur që prej hapjes së Fondacionit Humanitar të Gazës në fund të muajit maj. Qendra shëndetësore ka trajtuar më shumë se “2,000 pacientë të plagosur nga armët e zjarrit, shumica e tyre në më shumë se 21 ngjarje të ndara prej njëra-tjetrës, me viktima masive”.

Në mesin e të plagosurve janë fëmijët, të moshuarit, nënat dhe në masë të madhe, burrat e rinj dhe djemtë që po tentonin të merrnin ndihmat ushqimore për familjet e tyre.

“Shkalla dhe frekuenca e këtyre incidenteve është e pashembullt”, thuhet në njoftimin e Kryqit të Kuq, tek kanë shtuar se spitali fushor ka trajtuar më shumë pacientë në muajin maj sesa “në të gjitha ngjarjet me viktima masive përgjatë vitit të kaluar”.

Muajin e kaluar, Ushtria izraelite kishte njoftuar se ka filluar një hetim sa u përket pretendimeve për krime të mundshme të luftës, krahas dëshmive e provave gjithnjë e në rritje që trupat e saj po gjuajnë qëllimisht në drejtim të palestinezëve që mblidhen për të pranuar ndihmat humanitare në Gazë.

Ndërkohë, Ushtria izraelite ka thënë se pesë ushtarë kanë humbur jetën gjatë një sulmi në Gazë, teksa zyrtarët shëndetësorë palestinezë kanë pretenduar nga ana tjetër se 18 persona janë vrarë si rezultat i sulmeve ajrore të Izraelit, ka raportuar The Guardian.

[Edhe ![Shkon në 111 numri i palestinezëve të vrarë në 24-orët e fundit](https://resources.koha.net/images/2025/July/31/213bb9c4-ef50-4708-95f7-96e9e4345500.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 31 kor 2025 Shkon në 111 numri i palestinezëve të vrarë në 24-orët e fundit](https://www.koha.net/bote/te-pakten-30-palestineze-te-vrare-nga-te-shtenat-e-ushtrise-izraelite)

Zhvillimet e fundit kanë ndodhur në kohën kur kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka vizituar Shtëpinë e Bardhë për bisedime me presidentin amerikan, Donald Trump, rreth një plani të armëpushimit.

Ndonëse s’ka pasur ende ndonjë njoftim të jashtëzakonshëm, është evidente se ka pasur shenja të përparimit drejt përfundimit të marrëveshjes.

[#Kryqi i Kuq](https://www.koha.net/tag/kryqi-i-kuq) [#rripi i Gazës](https://www.koha.net/tag/rripi-i-gazes) [#palestinezët](https://www.koha.net/tag/palestinezet) [#izraeli](https://www.koha.net/tag/izraeli)

Artikuj të ngjashëm

- [![Të paktën 46 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite](https://resources.koha.net/images/2025/July/30/121916a5-3bec-431a-b3d1-ec983af03139.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 30 kor 2025 Të paktën 46 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite](https://www.koha.net/bote/te-pakten-46-palestineze-te-vrare-nga-sulmet-izraelite)
- [![Vriten 35 palestinezë në Gazë, shumica afër qendrës së ndihmave](https://resources.koha.net/images/2025/June/11/270ef51a-0b7f-4bce-8277-049b7eeae935.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 11 qer 2025 Vriten 35 palestinezë në Gazë, shumica afër qendrës së ndihmave](https://www.koha.net/bote/vriten-35-palestineze-ne-gaze-shumica-afer-qendres-se-ndihmave)
- [![Ushtria izraelite thotë se Kryqi i Kuq është nisur për të marrë trupa të tjerë pengjesh në Gazë](https://resources.koha.net/images/2025/October/14/1485e09b-897e-4a51-b94d-faeb53882e23.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 14 tet 2025 Ushtria izraelite thotë se Kryqi i Kuq është nisur për të marrë trupa të tjerë pengjesh në Gazë](https://www.koha.net/bote/ushtria-izraelite-thote-se-kryqi-i-kuq-eshte-nisur-per-te-marre-trupa-te-tjere-pengjesh-ne-gaze)
- [![Mbi 80 të vrarë në Gazë teksa ofensiva izraelite vazhdon të zgjerohet](https://resources.koha.net/images/2025/September/08/11501b38-a2d1-4457-8602-ca65b79e2136.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 25 sht 2025 Mbi 80 të vrarë në Gazë teksa ofensiva izraelite vazhdon të zgjerohet](https://www.koha.net/bote/mbi-80-te-vrare-ne-gaze-teksa-ofensiva-izraelite-vazhdon-te-zgjerohet)

[Kronikë.]() [Një i lënduar nga vetaksident në autostradën Mazgit–Trudë](https://www.koha.net/kronike/nje-i-lenduar-nga-vetaksident-ne-autostraden-mazgit-trude)

[Futboll.]() [Rashica, “arma” e Kosovës ndaj Izraelit](https://www.koha.net/futboll/rashica-arma-e-kosoves-ndaj-izraelit)

[Shtojca për Kulturë.]() [Anton Antonovichi i Prishtinës](https://www.koha.net/shtojca-kulture/anton-antonovichi-i-prishtines)

[Arbëri.]() [Nxirret një veturë nga liqeni i Ujmanit, kishte rënë në rrethana të paqarta vitin e kaluar](https://www.koha.net/arberi/nxirret-nje-veture-nga-liqeni-i-ujmanit-kishte-rene-ne-rrethana-te-paqarta-vitin-e-kaluar)

[Luftarake.]() [Taekwondistja kosovare ndalet në luftën e parë në Olimpiadën për të rinj](https://www.koha.net/luftarake/taekwondistja-kosovare-ndalet-ne-luften-e-pare-ne-olimpiaden-per-te-rinj)

[Luftarake.]() [Provokoi shikuesit, boksieri rrihet nga persona të shumtë](https://www.koha.net/luftarake/provokoi-shikuesit-boksier-rrihet-nga-persona-te-shumte)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Kryqi i Kuq: Sistemi shëndetësor i Gazës, i mbingarkuar nga numri i lartë i viktimave","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/bote/kryqi-i-kuq-sistemi-shendetesor-i-gazes-i-mbingarkuar-nga-numri-i-larte-i-viktimave","datePublished":"2025-07-08T14:23:42+02:00","dateModified":"2026-07-11T09:00:07+02:00","articleSection":"Botë","wordCount":362,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Organizata ndërkombëtare e Kryqit të Kuq ka paralajmëruar të martën se rritja e numrit të viktimave afër pikave të shpërndarjes së ndihmave e kanë mbingarkuar s","url":"https://www.koha.net/bote/kryqi-i-kuq-sistemi-shendetesor-i-gazes-i-mbingarkuar-nga-numri-i-larte-i-viktimave","keywords":"Kryqi i Kuq, rripi i Gazës, palestinezët, izraeli","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/July/08/7198e6e0-aa20-4c1a-8b43-4eb873a07634.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
