Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
DIE WELT

Der Kreml bestätigt den Besuch des CIA-Chefs in Moskau.

John ratcliffe

Foto: Associated Press

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e ka konfirmuar të mërkurën se drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, po qëndron në Moskë për bisedime me agjencitë ruse të inteligjencës.

“E vetmja gjë që mund t’ju them është se ka pasur kontakte përmes shërbimeve të inteligjencës. Mund t’ju them se nuk ka pasur takime me presidentin rus”, u ka thënë zëdhënësi i Kremlinit gazetarëve.

“Sigurisht, presidenti Putin informohet menjëherë për gjithçka”, ka shtuar Peskov.

Zëdhënësi i Kremlinit e ka përshkruar kontaktin mes agjencive të sigurisë të dy vendeve si një “zhvillim pozitiv”, por ka shtuar se është ende “herët të thuhet” se si do të ndikojë ai në marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve.

Mediat amerikane kanë raportuar të martën se një avion ushtarak amerikan kishte ateruar në orët e para të ditës në një aeroport të Moskës.

Më pas është raportuar se ishte shefi i CIA-s, John Ratcliffe, ai që kishte udhëtuar, për bisedime të pakonfimruara.