Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
DIE WELT

China kritisiert den Vorwurf, es betreibe einen „bösartigen Wettbewerb“ im Bereich KI.

China

Foto: Associated Press

Kina ka kritikuar atë që e ka cilësuar si “narrativa kërcënuese” lidhur me qeverisjen e inteligjencës artificiale dhe ka paralajmëruar kundër “përfshirjes në konfrontim dhe konkurrencë dashakeqe”.

Deklarata vjen pas thirrjeve të drejtorit ekzekutiv të Anthropic, Dario Amodei, për një ngadalësim të zhvillimit të inteligjencës artificiale, por në një mënyrë që të parandalojë Kinën të dalë përpara në garën për AI.

Gjatë javës së fundit, ekspertë dhe drejtues të laboratorëve kryesorë amerikanë të inteligjencës artificiale kanë paralajmëruar në terma jashtëzakonisht të ashpër për kërcënimin e mundshëm që paraqet AI-ja, ndërsa disa kanë thënë se ajo mund të zhdukë njerëzimin.

Por presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se prioriteti i tij është të sigurohet që SHBA-ja ta zhvillojë këtë teknologji më shpejt se Kina.

Të hënën, zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Kinës, Guo Jiakun, u ka thënë gazetarëve se “narrativat e kërcënimit, konfrontimit dhe konkurrencës dashakeqe shërbejnë vetëm për të penguar procesin e qeverisjes globale të AI-së dhe nuk janë në interes të askujt”.

“Të gjitha palët duhet të punojnë së bashku për ta avancuar AI-në në një mënyrë të hapur, gjithëpërfshirëse, të dobishme për të gjithë dhe të orientuar drejt së mirës”, ka deklaruar ai.

Komentet e tij nxjerrin në pah vështirësitë për arritjen e një marrëveshjeje mes dy fuqive kryesore botërore në fushën e inteligjencës artificiale.

Një marrëveshje mes SHBA-së dhe Kinës për rregullimin e zhvillimit të AI-së është “pothuajse e pamundur”, ka thënë Chang Jun Yan, profesoreshë në Shkollën e Studimeve Ndërkombëtare S. Rajaratnam në Singapor.

Inteligjenca artificiale tashmë është në qendër të rivalitetit mes SHBA-së dhe Kinës, ndërsa dy ekonomitë më të mëdha në botë synojnë të fitojnë avantazh në teknologjitë e avancuara. 

Pavarësisht ndalimeve amerikane për eksportin e çipave të rëndësishëm, inovacioni kinez në fushën e AI-së është zgjeruar. 

Shumë ekspertë besojnë se SHBA-ja është ende përpara, ndërsa kompanitë kineze po përpiqen të kapin ritmin, teksa përballen me vështirësi për të siguruar qindra miliarda dollarë që investitorët po derdhin në kompanitë amerikane të AI-së.

Por edhe Pekini, përfshirë vetë liderin kinez Xi Jinping, ka folur për rreziqet që paraqet AI-ja. 

Kina duhet të “balancojë zhvillimin dhe sigurinë”, si dhe të miratojë e përmirësojë ligjet përkatëse dhe udhëzimet etike, si dhe të forcojë parandalimin e rreziqeve, për të “mbrojtur interesat e popullit dhe sigurinë kombëtare”, ka shkruar të dielën ministri kinez i Sigurisë së Shtetit, Chen Yixin.

Ai ka paralajmëruar për rreziqet nga “forcat armiqësore”, si shërbimet e huaja të inteligjencës që përdorin AI-në, dhe ka bërë thirrje për bashkëpunim ndërkombëtar.