Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
DIE WELT

Kallas: Russischer Angriff auf Zug an der ukrainisch-polnischen Grenze zielte darauf ab, den Westen einzuschüchtern.

Kaja kallas

Foto: Associated Press

Shefja e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ka deklaruar të hënën se sulmi rus ndaj një treni në kufirin Ukrainë-Poloni, pak pasi zyrtarë të lartë kishin kaluar në atë zonë, ka për qëllim t’i frikësojë vendet perëndimore që të mos e mbështesin Ukrainën.

Në një deklaratën para gazetarëve në Finlandë, Kallas, ka thënë se ky nuk është qëllimi përfundimtar i Rusisë.

“Mendoj se pyetja për ne është: çfarë nxjerrim nga ky mesazh? Besoj se duhet të veprojmë në të kundërt. Duhet të tregojmë se jemi krah Ukrainës dhe se nuk trembemi, sepse përndryshe Rusia do të arrijë atë që dëshiron, pra nënshtrimin e Ukrainës. Dhe, siç e kam thënë disa herë, ky nuk është qëllimi i tyre përfundimtar. Ambiciet e tyre shkojnë shumë më tej, ndaj duhet të qëndrojmë të palëkundur në këtë çështje”, ka deklaruar Kallas.

Ndaj sulmit ka reaguar edhe Gjermania. Ministri i Jashtëm gjerman, Boris Pistorious, ka thënë se sulmi është një përshkallëzim i qëllimshëm nga ana e presidentit rus, Vladimir Putin, për të mbjellë frikë në Evropë.

"Është edhe më e rëndësishme që të ruajmë gjakftohtësinë, të mos lejojmë që të biem pre e provokimeve, por njëkohësisht të mos lëmë asnjë dyshim se jemi të aftë të mbrohemi dhe nuk do të tërhiqemi nëse situata përshkallëzohet”, u ka thënë Pistorius gazetarëve në qytetin Ëolgast, në verilindje të Gjermanisë.

Një dron rus ka goditur të dielën një tren pranë kufirit Ukrainë-Poloni, pak pasi ish-kryeministri britanik Boris Johnson dhe ish-kreu i CIA-s kishin kaluar nëpër atë zonë.

Nuk ka pasur viktima pas sulmit rus në Yahodyn, i cili ka goditur lokomotivën e trenit. Të gjithë pasagjerët ishin evakuuar, kanë thënë autoritetet ukrainase. Rusia ka thënë se kishte goditur “infrastrukturën hekurudhore” në Ukrainën perëndimore.