Japonia po përgatitet për reshje rekord shiu të shkaktuara nga një tajfun i fuqishëm, i cili pritet të kalojë pranë Tokios, në bregun lindor të vendit.
Autoritetet kanë lëshuar një alarm të rrallë urgjence për evakuim, nga frika se stuhia mund të shkaktojë rrëshqitje dheu dhe përmbytje.
Rreth 300 fluturime janë anuluar dhe disa shërbime hekurudhore janë pezulluar.
Pjesa më e rëndë e stuhisë pritet të godasë në orët në vijim, raporton BBC.
"Dujuan", stuhia e 25-të e vitit në Japoni, shoqërohet me erëra të qëndrueshme prej 130 km/h dhe goditje ere që arrijnë deri në 194 km/h. Ajo mund të sjellë deri në 350 mm reshje shiu në rajonin Tokai.
Kjo stuhi është më e fundmja në një seri stuhish në Paqësor, të cilat janë intensifikuar nga fenomeni "super El Nino" i këtij viti, i ciloi ka ngrohur oqeanin dhe ka nxitur formimin e stuhive.