---
description: Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka thënë se ai dhe kryeministri, Benjamin Netanyahu i kanë dhënë udhëzime ushtrisë izraelite që të “intensifikojë
title: Ushtria izraelite urdhërohet të intensifikojë sulmet mbi Iran
image: https://resources.koha.net/images/2025/March/26/48eb93ea-82db-464b-bd7e-0657749420bf.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Botë

# Ushtria izraelite urdhërohet të intensifikojë sulmet mbi Iran

![Benjamin Netanyahu](https://resources.koha.net/images/2025/March/26/48eb93ea-82db-464b-bd7e-0657749420bf.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Foto: Associated Press

- 19 qershor 2025 09:43
- Shpërndaje në:

- 19 qershor 2025 09:43
- Shpërndaje në:

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka thënë se ai dhe kryeministri, Benjamin Netanyahu i kanë dhënë udhëzime ushtrisë izraelite që të “intensifikojë sulmet kundër objektivave strategjikë” në Iran.

Vendimi ka ardhur pak pasi Irani ka nisur valën e fundit të raketave balistike në qytete anembanë Izraelit të enjten.

Sulmet kanë goditur një spital në jug të Izraelit, duke lënë dhjetëra të lënduar dhe duke shkaktuar dëmtime të mëdha në objekt.

“Diktatori frikacak iranian rri thellë brenda bunkerit të tij të fortifikuar dhe nis sulme të qëllimshme në spitale dhe ndërtesa banimi në Izrael”, ka thënë Katz në një deklaratë të ndarë nga ministria e Mbrojtjes, duke iu referuar udhëheqësit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, raporton CNN.

“Këto janë format më të rënda të krimeve të luftës - dhe Khamenei do të mbahet përgjegjës për krimet e tij.”

“Kryeministri dhe unë kemi dhënë udhëzime IDF-së që të intensifikojë sulmet kundër objektivave strategjikë në Iran dhe kundër vendeve qeveritare në Teheran, me qëllim që të largohen kërcënimet me të cilat përballet Shteti i Izraelit dhe të destabilizohet regjimi i Ajatollahëve”, tha ai, sipas deklaratës.

[Lexo përditësimet tjera![Donald Trump](https://resources.koha.net/images/2025/May/20/809a6056-e2cb-4e6d-a7b5-b8eae0e93646.webp?q=80&w=150&h=150&r=fill)<h4>SHBA-ja dy javë afat Iranit</h4>Presidenti amerikan, Donald Trump ka miratuar planet për të sulmuar Iranin, por nuk ka marrë një...](https://www.koha.net/bote/trumpi-miraton-planet-per-ta-goditur-iranin-smerr-vendim-perfundimtar-per-sulm)

[#izraeli](https://www.koha.net/tag/izraeli) [#Irani](https://www.koha.net/tag/irani) [#sulmet](https://www.koha.net/tag/sulmet) [#Ushtria izraelite](https://www.koha.net/tag/ushtria-izraelite)

Artikuj të ngjashëm

- [![Netanyahu paralajmëron intensifikim të sulmeve ndaj Iranit në ditët në vijim](https://resources.koha.net/images/2025/November/30/486e3fd3-1a7c-4f21-8504-53c46d7d4ee7.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 1 mar 2026 Netanyahu paralajmëron intensifikim të sulmeve ndaj Iranit në ditët në vijim](https://www.koha.net/bote/netanyahu-paralajmeron-intensifikim-te-sulmeve-ndaj-iranit-ne-ditet-ne-vijim)
- [![Katz: Izraeli do të sigurohet që Irani të mos përbëjë më rrezik](https://resources.koha.net/images/2025/July/04/6cef6910-cf0c-4dc5-8f81-74bb12ae8cef.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 4 kor 2025 Katz: Izraeli do të sigurohet që Irani të mos përbëjë më rrezik](https://www.koha.net/bote/katz-izraeli-do-te-sigurohet-qe-irani-te-mos-perbeje-me-rrezik)
- [![Katz: Lideri i Iranit s’mund të lejohet të ekzistojë më](https://resources.koha.net/images/2025/June/14/5bdfde00-ddaa-421e-8ccf-073387b584a3.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 19 qer 2025 Katz: Lideri i Iranit s’mund të lejohet të ekzistojë më](https://www.koha.net/bote/katz-lideri-i-iranit-smund-te-lejohet-te-ekzistoje-me)
- [![Rreth 100 të plagosur nga sulmet e Iranit mbi Izrael](https://resources.koha.net/images/2025/June/19/17b4e939-b0f9-420d-9d77-d32ec615bec9.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 19 qer 2025 Rreth 100 të plagosur nga sulmet e Iranit mbi Izrael](https://www.koha.net/bote/rreth-100-te-plagosur-nga-sulmet-e-iranit-mbi-izrael)
- [![Luftimet Izrael – Iran intensifikohen në ditën e pestë](https://resources.koha.net/images/2025/June/17/59936a76-9f53-4eb1-ae08-2d4d4e9bb26d.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 17 qer 2025 Luftimet Izrael – Iran intensifikohen në ditën e pestë](https://www.koha.net/bote/luftimet-izrael-iran-intensifikohen-ne-diten-e-peste)

[Botë.]() [Irani thotë se Hormuzi hapet brenda dy ditësh nëse SHBA-ja pranon kërkesat e tij](https://www.koha.net/bote/irani-thote-se-hormuzi-hapet-brenda-dy-ditesh-nese-shba-ja-pranon-kerkesat-e-tij)

[Futboll.]() [Emery kthehet në Barcelonë, vendin e humbjes së tij epike](https://www.koha.net/futboll/emery-kthehet-ne-barcelone-vendin-e-humbjes-se-tij-epike)

[Futboll.]() [Austria me ndryshime për ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve](https://www.koha.net/futboll/austria-me-ndryshime-per-ndeshjet-e-fundit-te-liges-se-kombeve)

[Lifestyle.]() [Organizatat kryesore mjekësore bashkohen për të përmirësuar shëndetin e zemrës te gratë](https://www.koha.net/lifestyle/organizatat-kryesore-mjekesore-bashkohen-per-te-permiresuar-shendetin-e-zemres-te-grate)

[Arbëri.]() [Ndalohet hyrja në Kosovë e mbi 1 mijë kg patatinave, u konstatua prani e lartë e akrilamidit](https://www.koha.net/arberi/ndalohet-hyrja-ne-kosove-e-mbi-1-mije-kg-patatinave-u-konstatua-prani-e-larte-e-akrilamidit)

[Futboll.]() [Shaqiri nuk heq dorë nga vila luksoze në Zvicër](https://www.koha.net/futboll/shaqiri-nuk-heq-dore-nga-vila-luksoze-ne-zvicer)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Ushtria izraelite urdhërohet të intensifikojë sulmet mbi Iran","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/bote/izraeli-urdheron-ushtrine-te-intensifikoje-sulmet-mbi-iran","datePublished":"2025-06-19T09:43:32+02:00","dateModified":"2026-07-10T19:15:05+02:00","articleSection":"Botë","wordCount":216,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka thënë se ai dhe kryeministri, Benjamin Netanyahu i kanë dhënë udhëzime ushtrisë izraelite që të “intensifikojë","url":"https://www.koha.net/bote/izraeli-urdheron-ushtrine-te-intensifikoje-sulmet-mbi-iran","keywords":"izraeli, Irani, sulmet, Ushtria izraelite","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/March/26/48eb93ea-82db-464b-bd7e-0657749420bf.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
