---
description: Autoritetet austriake kanë bërë të ditur se personi i akuzuar për therjen me thikë të gjashtë kalimtarëve në mes të ditës, duke lënë tëv vdekur një djalë 14-vje
title: I dyshuari për sulmin në Austri kishte “motiv terrorist islamik”, thonë autoritetet
image: https://resources.koha.net/images/2025/February/16/8ca8f47a-a487-4469-bf7a-6c9be4c3cbc1.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Botë

# I dyshuari për sulmin në Austri kishte “motiv terrorist islamik”, thonë autoritetet

![Austri](https://resources.koha.net/images/2025/February/16/8ca8f47a-a487-4469-bf7a-6c9be4c3cbc1.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Foto: New York Times

- Përktheu: Flutura Gashi-Mehmeti [![Flutura Gashi-Mehmeti](https://resources.koha.net/authors/2026/April/20/befd4967-9eb2-4820-b8b1-60d36b4e69de.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/flutura-gashi-mehmeti/articles)
- 16 shkurt 2025 12:51
- Shpërndaje në:

- Përktheu: Flutura Gashi-Mehmeti ![Flutura Gashi-Mehmeti](https://resources.koha.net/authors/2026/April/20/befd4967-9eb2-4820-b8b1-60d36b4e69de.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)
- 16 shkurt 2025 12:51
- Shpërndaje në:

Autoritetet austriake kanë bërë të ditur se personi i akuzuar për therjen me thikë të gjashtë kalimtarëve në mes të ditës, duke lënë tëv vdekur një djalë 14-vjeçar dhe të lënduar pesë të tjerë, ishte i motivuar nga "terrorizmi islamik".

I dyshuari, një 23-vjeçar sirian, është arrestuar pas sulmit në qytetin jugor të Villach të shtunën, raporton AP.

Ministri i Brendshëm, Gerhard Karner, u ka thënë gazetarëve në Villach se sulmuesi kishte lidhje me grupin e Shtetit Islamik dhe u radikalizua në internet brenda një kohe shumë të shkurtër.

Guvernatori i shtetit, Peter Kaiser, falënderoi një burrë 42-vjeçar, gjithashtu një sirian që punonte për një kompani të shpërndarjes së ushqimit, i cili u nis me makinë drejt të dyshuarit dhe ndihmoi në parandalimin e përkeqësimit të situatës.

“Kjo tregon se sa ngushtë e keqja terroriste, por edhe e mira njerëzore mund të bashkohen në një kombësi të njëjtë”, ka deklaruar ai.

[Edhe ![Arrestohet adoleshenti që planifikoi sulm në një stacion treni në Austri](https://resources.koha.net/images/2025/February/19/7d200082-6e6a-4df1-bca5-a9dadd770818.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 19 shk 2025 Arrestohet adoleshenti që planifikoi sulm në një stacion treni në Austri](https://www.koha.net/bote/arrestohet-adoleshenti-qe-planifikoi-sulm-ne-nje-stacion-treni-ne-austri)

Rasti shënon sulmin e dytë vdekjeprurës xhihadist në Austri në vitet e fundit. 

Në nëntor 2020, një burrë që kishte tentuar më parë t'i bashkohej grupit të Shtetit Islamik ka kryer një sulm në Vjenë, i armatosur me një pushkë automatike dhe një jelek të rremë shpërthyes, duke vrarë katër persona përpara se të qëllohej për vdekje nga policia.

[#austri](https://www.koha.net/tag/austri) [#vjene](https://www.koha.net/tag/vjene) [#sulmi](https://www.koha.net/tag/sulmi) [#sulm terrorist](https://www.koha.net/tag/sulm-terrorist) [#VIKTIMA](https://www.koha.net/tag/viktima)

Artikuj të ngjashëm

- [![Sulmuesi me thikë vret një 14-vjeçar dhe i ther katër të tjerë në Austri](https://resources.koha.net/images/2025/February/15/ca176ce1-461b-4a70-a649-9a399713e58b.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 15 shk 2025 Sulmuesi me thikë vret një 14-vjeçar dhe i ther katër të tjerë në Austri](https://www.koha.net/bote/sulmuesi-me-thike-vret-nje-14-vjecar-dhe-i-ther-kater-te-tjere-ne-austri)
- [![Shkon në 11 numri i të vdekurve nga sulmi në Graz](https://resources.koha.net/images/2025/June/10/9dda2e7f-56a0-4092-b593-1a6a90c3b457.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 10 qer 2025 Shkon në 11 numri i të vdekurve nga sulmi në Graz](https://www.koha.net/bote/pese-te-vrare-nga-sulmi-ne-nje-shkolle-ne-austri)
- [![Del para gjyqit i dyshuari për sulmin në Solingen të Gjermanisë që la tre të vdekur](https://resources.koha.net/images/2025/May/27/4af7e8f5-7043-47b2-976a-6c692d00fdce.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 27 maj 2025 Del para gjyqit i dyshuari për sulmin në Solingen të Gjermanisë që la tre të vdekur](https://www.koha.net/bote/del-para-gjyqit-i-dyshuari-per-sulmin-ne-solingen-te-gjermanise-qe-la-tre-te-vdekur)
- [![Katër të arrestuar për sulmin me thikë në Francë](https://resources.koha.net/images/2025/February/23/47b1be08-9e38-4166-ace1-8825c691a159.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 23 shk 2025 Katër të arrestuar për sulmin me thikë në Francë](https://www.koha.net/bote/kater-te-arrestuar-per-sulmin-me-thike-ne-france)

[Showbiz.]() [Bradley Cooper rikthehet në ekran me filmin e ri “G.I. Joe”, premiera në vitin 2028](https://www.koha.net/showbiz/bradley-cooper-rikthehet-ne-ekran-me-filmin-e-ri-gi-joe-premiera-ne-vitin-2028)

[Lifestyle.]() [Gjashtë zakone që mund të përkeqësojnë depresionin](https://www.koha.net/lifestyle/gjashte-zakone-qe-mund-te-perkeqesojne-depresionin)

[Botë.]() [Eisenkot merr zyrtarisht mandatin ta formojë qeverinë e re në Izrael](https://www.koha.net/bote/eisenkot-merr-zyrtarisht-mandatin-ta-formoje-qeverine-e-re-ne-izrael)

[Arbëri.]() [Lista e udhëhequr nga Enkel Rexhepi do t'i ketë 10 nga 29 mandate në Këshillin Kombëtar Shqiptar](https://www.koha.net/arberi/lista-e-udhehequr-nga-enkel-rexhepi-do-ti-kete-10-nga-29-mandate-ne-keshillin-kombetar-shqiptar-1)

[Futboll.]() [Zhegrova sërish zëvendësues, një pikë për Juven](https://www.koha.net/futboll/zhegrova-serish-zevendesues-nje-pike-per-juven)

[Futboll.]() [Barcelona fiton derbin e zjarrtë dhe mbetet lidere](https://www.koha.net/futboll/barcelona-permbys-rezultatin-ne-epersi-ndaj-atleticos)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"I dyshuari për sulmin në Austri kishte “motiv terrorist islamik”, thonë autoritetet","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/bote/i-dyshuari-per-sulmin-ne-austri-kishte-motiv-terrorist-islamik-thone-autoritetet","datePublished":"2025-02-16T12:51:49+01:00","dateModified":"2026-07-11T12:10:03+02:00","articleSection":"Botë","wordCount":241,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Autoritetet austriake kanë bërë të ditur se personi i akuzuar për therjen me thikë të gjashtë kalimtarëve në mes të ditës, duke lënë tëv vdekur një djalë 14-vje","url":"https://www.koha.net/bote/i-dyshuari-per-sulmin-ne-austri-kishte-motiv-terrorist-islamik-thone-autoritetet","keywords":"austri, vjene, sulmi, sulm terrorist, VIKTIMA","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/February/16/8ca8f47a-a487-4469-bf7a-6c9be4c3cbc1.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
