---
description: Trupat e Gardës Kombëtare të Kalifornisë janë vendosur në rrugët e Los Angelesit të dielën për të ndihmuar në shuarjen e protestave kundër bastisjeve ndaj imigr
title: Guvernatori i Kalifornisë e quan “të paligjshme” vendosjen e Gardës Kombëtare në Los Angeles
image: https://resources.koha.net/images/2025/June/09/e749fc11-46ab-4823-8e8a-f7a306594951.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Botë

# Guvernatori i Kalifornisë e quan “të paligjshme” vendosjen e Gardës Kombëtare në Los Angeles

![Në një intervistë me MSNBC, Neësom ka thënë se planifikon të padisë administratën për vendosjen, duke shtuar se Trumpi "ka krijuar kushtet" rreth protestave.](https://resources.koha.net/images/2025/June/09/e749fc11-46ab-4823-8e8a-f7a306594951.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Foto: Associated Press

- Përktheu: Flutura Gashi-Mehmeti [![Flutura Gashi-Mehmeti](https://resources.koha.net/authors/2026/April/20/befd4967-9eb2-4820-b8b1-60d36b4e69de.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/flutura-gashi-mehmeti/articles)
- 9 qershor 2025 12:01
- Shpërndaje në:

- Përktheu: Flutura Gashi-Mehmeti ![Flutura Gashi-Mehmeti](https://resources.koha.net/authors/2026/April/20/befd4967-9eb2-4820-b8b1-60d36b4e69de.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)
- 9 qershor 2025 12:01
- Shpërndaje në:

Trupat e Gardës Kombëtare të Kalifornisë janë vendosur në rrugët e Los Angelesit të dielën për të ndihmuar në shuarjen e protestave kundër bastisjeve ndaj imigrantëve, me vendim të presidentit Donald Trump.

Guvernatori demokrat i shtetit, Gavin Newsom, e ka quajtur vendimin të paligjshëm, raporton Reuters.

Policia po vazhdon të kryejë arrestime pas dhjetëra të arrestuarve në dy ditët e para të protestë, kanë njoftuar oficerët e policisë së Los Angelesit në një konferencë për shtyp.

Trupat e Gardës Kombëtare ruajtën ndërtesat e qeverisë federale, ndërsa policia dhe protestuesit u përleshën në demonstrata të ndara.

Policia e Los Angelesit ka shpallur disa tubime si "mbledhje të paligjshme", duke akuzuar disa protestues se hodhën predha betoni, shishe dhe sende të tjera drejt policisë.

[Edhe ![Kalifornia do ta padisë Trumpin për vendosjen e Gardës Kombëtare në Los Angeles](https://resources.koha.net/images/2025/June/09/67ff092c-5423-4cc5-a6fd-47ba691e1450.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 9 qer 2025 Kalifornia do ta padisë Trumpin për vendosjen e Gardës Kombëtare në Los Angeles](https://www.koha.net/bote/kalifornia-do-ta-padise-trumpin-per-vendosjen-e-gardes-kombetare-ne-los-angeles)

Pamjet e publikuara në media tregonin disa automjete të përfshira në flakë në një rrugë në qendër të qytetit të dielën në mbrëmje.

Grupe protestuesish, shumë prej të cilëve mbanin flamuj meksikanë dhe pankarta që denonconin autoritetet amerikane të imigracionit, u mblodhën në vende të ndryshme rreth qytetit.

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, ka thënë se i kërkoi administratës Trump të tërhiqte urdhrin e saj për të vendosur 2,000 trupa të Gardës Kombëtare në qarkun e Los Angelesit, duke e quajtur atë të paligjshëm.

Në një intervistë me MSNBC, Newsom ka thënë se planifikon të padisë administratën për vendosjen, duke shtuar se Trumpi "ka krijuar kushtet" rreth protestave.

[Edhe ![Trumpi autorizon dërgimin e 300 trupave të Gardës Kombëtare në Çikago](https://resources.koha.net/images/2025/October/05/14d4f860-dad2-4e7b-bd3b-46c90d1b6694.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 5 tet 2025 Trumpi autorizon dërgimin e 300 trupave të Gardës Kombëtare në Çikago](https://www.koha.net/bote/trumpi-autorizon-dergimin-e-300-trupave-te-gardes-kombetare-ne-cikago)

Newsom ka akuzuar Trumpin se po përpiqet të prodhojë një krizë dhe të shkelë sovranitetin shtetëror të Kalifornisë. 

"Këto janë akte të një diktatori, jo të një presidenti", ka shkruar ai në një postim në X.

[Lexo përditësimet tjera![Los Angeles riots](https://resources.koha.net/images/2025/June/09/eaa50054-9f0b-40a4-a55d-d2ef8296f9ca.webp?q=80&w=150&h=150&r=fill)<h4>Trump: Situatë shumë e keqe në Los Angeles, sillni trupat</h4>E përditësuar (10:21) - Gazetarja australiane goditet me plumb gome në Los AngelesNjë korrespondente australiane lajmesh...](https://www.koha.net/bote/trump-situate-shume-e-keqe-ne-los-angeles-sillni-trupat)

[#Donald Trump](https://www.koha.net/tag/donald-trump) [#Kalifornia](https://www.koha.net/tag/kalifornia) [#protestat](https://www.koha.net/tag/protestat) [#los angeles](https://www.koha.net/tag/los-angeles)

Artikuj të ngjashëm

- [![Gjyqtari amerikan bllokon Trumpin nga vendosja e Gardës Kombëtare në Los Angeles](https://resources.koha.net/images/2025/September/02/3b47cb7f-ab27-430a-9ad3-98eed6a81418.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 2 sht 2025 Gjyqtari amerikan bllokon Trumpin nga vendosja e Gardës Kombëtare në Los Angeles](https://www.koha.net/bote/gjyqtari-amerikan-bllokon-trumpin-nga-vendosja-e-gardes-kombetare-ne-los-angeles)
- [![Trump: Los Angelesi do të digjej pa vendosjen e trupave](https://resources.koha.net/images/2025/June/10/c4695d2a-e574-4dfc-9291-484aac37ad37.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 10 qer 2025 Trump: Los Angelesi do të digjej pa vendosjen e trupave](https://www.koha.net/bote/trump-los-angelesi-do-te-digjej-pa-vendosjen-e-trupave)
- [![Trumpi dërgon mijëra trupa shtesë në Los Angeles, kryebashkiaku thotë se qyteti po përdoret si “eksperiment”](https://resources.koha.net/images/2025/June/09/1cf8d988-3cac-46a2-98e9-fd3970515f69.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 10 qer 2025 Trumpi dërgon mijëra trupa shtesë në Los Angeles, kryebashkiaku thotë se qyteti po përdoret si “eksperiment”](https://www.koha.net/bote/trumpi-dergon-mijera-trupa-shtese-ne-los-angeles-kryebashkiaku-thote-se-qyteti-po-perdoret-si-eksperiment)

[Arbëri.]() [Ndalohet hyrja në Kosovë e mbi 1 mijë kg patatinave, u konstatua prani e lartë e akrilamidit](https://www.koha.net/arberi/ndalohet-hyrja-ne-kosove-e-mbi-1-mije-kg-patatinave-u-konstatua-prani-e-larte-e-akrilamidit)

[Futboll.]() [Shaqiri nuk heq dorë nga vila luksoze në Zvicër](https://www.koha.net/futboll/shaqiri-nuk-heq-dore-nga-vila-luksoze-ne-zvicer)

[Sporte të tjera.]() [Ibanez nuk garoi për Kosovën në Botërorin e peshëngritjes](https://www.koha.net/sporte-te-tjera/ibanez-nuk-garoi-per-kosoven-ne-boterorin-e-peshengritjes)

[Arbëri.]() [Shiroka-Pula dhe Kurti bëjnë homazhe në 37-vjetorin e rënies së Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut](https://www.koha.net/arberi/shiroka-pula-dhe-kurti-bejne-homazhe-ne-37-vjetorin-e-renies-se-afrim-zhitise-dhe-fahri-fazliut)

[Futboll.]() [Muriqi së shpejti bëhet me trajner të ri](https://www.koha.net/futboll/muriqi-se-shpejti-behet-me-trajner-te-ri)

[Futboll.]() [Raçi kërkon të largohet nga Hajduku i Splitit](https://www.koha.net/futboll/raci-kerkon-te-largohet-nga-hajduku-i-splitit)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Guvernatori i Kalifornisë e quan “të paligjshme” vendosjen e Gardës Kombëtare në Los Angeles","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/bote/guvernatori-i-kalifornise-e-quan-te-paligjshem-vendosjen-e-gardes-kombetare-ne-los-angeles","datePublished":"2025-06-09T12:01:09+02:00","dateModified":"2026-07-11T10:00:06+02:00","articleSection":"Botë","wordCount":305,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Trupat e Gardës Kombëtare të Kalifornisë janë vendosur në rrugët e Los Angelesit të dielën për të ndihmuar në shuarjen e protestave kundër bastisjeve ndaj imigr","url":"https://www.koha.net/bote/guvernatori-i-kalifornise-e-quan-te-paligjshem-vendosjen-e-gardes-kombetare-ne-los-angeles","keywords":"Donald Trump, Kalifornia, protestat, los angeles","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/June/09/e749fc11-46ab-4823-8e8a-f7a306594951.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
