---
description: Britania duhet ta trajnojë një “ushtri qytetare” për të qenë e gatshme...
title: Gjenerali britanik thotë se Britania duhet të bëhet gati për luftë
image: https://resources.koha.net/images/2024/January/24/1920x1080_cmsv2_8fd2e887-4f0f-575e-ba64-c090e249a67b-81924801706135733.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Botë

# Gjenerali britanik thotë se Britania duhet të bëhet gati për luftë

![](https://resources.koha.net/images/2024/January/24/1920x1080_cmsv2_8fd2e887-4f0f-575e-ba64-c090e249a67b-81924801706135733.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 25 janar 2024 00:33
- Shpërndaje në:

- 25 janar 2024 00:33
- Shpërndaje në:

Britania duhet ta trajnojë një “ushtri qytetare” për të qenë e gatshme të luftojë në të ardhmen, ka thënë kreu i ushtrisë.

Gjenerali Patrick Sanders ka paralajmëruar se rritja e rezervistëve “nuk do të mjaftojë”.

Ai vuri theksin në kërcënimin e Rusisë dhe bëri thirrje që të bëhet më shumë për të pajisur forcat e armatosura të Britanisë, raportoi BBC. 

Patrick nuk foli për rekrutimin – ku kërkohet që burrat që arrijnë moshën e duhur për luftë të regjistrohen në ushtri – por i dha rëndësi thirrjes vullnetare nëse shpërthente lufta.

"Paraardhësit tanë nuk arritën t'i perceptojnë implikimet e të ashtuquajturës Kriza e korrikut më 1914 dhe u përplasën në luftërat më të kobshme. Ne nuk mund të lejojmë të bëjmë të njëjtin gabim sot. Ukraina ka vërtet rëndësi."

Nuk është hera e parë që ai paralajmëroi për rritje të kërcënimit për luftë. Ai tha se lufta e Rusisë në Ukrainë nuk është vetëm për territor, por që të shkatërrojë sistemin dhe mënyrën e jetesës së të gjithëve.

[Edhe ![Britania duhet të jetë gati për të luftuar brenda tre vjetësh, thotë kreu i ushtrisë](https://resources.koha.net/images/2024/July/23/74e9140f-cacd-4a69-97fd-25aab332bfbe.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 23 kor 2024 Britania duhet të jetë gati për të luftuar brenda tre vjetësh, thotë kreu i ushtrisë](https://www.koha.net/bote/britania-duhet-te-jete-gati-per-te-luftuar-brenda-tre-vjetesh-thote-kreu-i-ushtrise)

Patrick ka përmendur hapat që po marrin Suedia dhe Finlanda për ta vënë veten në gatishmëri pas paralajmërimit për luftë.

https://www.koha.net/bote/405388/suedia-alarmohet-pas-paralajmerimeve-per-lufte/

 

Artikuj të ngjashëm

- [![Ish-shefi i inteligjencës thotë se Britania duhet të përgatitet për luftë](https://resources.koha.net/images/2025/April/05/70ba7be1-7ebc-4a75-b552-be91b2cc2847.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 5 pri 2025 Ish-shefi i inteligjencës thotë se Britania duhet të përgatitet për luftë](https://www.koha.net/bote/ish-shefi-i-inteligjences-thote-se-britania-duhet-te-pergatitet-per-lufte)
- [![Britania e gatshme të vendosë trupat e saj në Ukrainë](https://resources.koha.net/images/2025/February/17/067d1d87-7391-4fc1-bd49-5c61bca22e41.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 17 shk 2025 Britania e gatshme të vendosë trupat e saj në Ukrainë](https://www.koha.net/bote/britania-e-gatshme-te-vendose-trupat-e-saj-ne-ukraine)
- [![Rutte thotë se për të parandaluar luftën duhet përgatitur për të](https://resources.koha.net/images/2025/January/15/e43a8093-e3ef-4f50-96aa-4ae9d2d6266d.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 15 jan 2025 Rutte thotë se për të parandaluar luftën duhet përgatitur për të](https://www.koha.net/bote/rutte-thote-se-per-te-parandaluar-luften-duhet-pergatitur-per-te)
- [![Trupa britanike mund të dërgohen në Ukrainë për t’i trajnuar ushtarët](https://resources.koha.net/images/2024/December/17/8e139e19-cdf7-4a91-b4f7-8a2e97d38701.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 19 dhj 2024 Trupa britanike mund të dërgohen në Ukrainë për t’i trajnuar ushtarët](https://www.koha.net/bote/trupa-britanike-mund-te-dergohen-ne-ukraine-per-ti-trajnuar-ushtaret)

[Botë.]() [Eisenkot merr zyrtarisht mandatin ta formojë qeverinë e re në Izrael](https://www.koha.net/bote/eisenkot-merr-zyrtarisht-mandatin-ta-formoje-qeverine-e-re-ne-izrael)

[Arbëri.]() [Lista e udhëhequr nga Enkel Rexhepi do t'i ketë 10 nga 29 mandate në Këshillin Kombëtar Shqiptar](https://www.koha.net/arberi/lista-e-udhehequr-nga-enkel-rexhepi-do-ti-kete-10-nga-29-mandate-ne-keshillin-kombetar-shqiptar-1)

[Futboll.]() [Zhegrova sërish zëvendësues, një pikë për Juven](https://www.koha.net/futboll/zhegrova-serish-zevendesues-nje-pike-per-juven)

[Futboll.]() [Barcelona fiton derbin e zjarrtë dhe mbetet lidere](https://www.koha.net/futboll/barcelona-permbys-rezultatin-ne-epersi-ndaj-atleticos)

[Futboll.]() [Galatasaray shkruan për vdekjen e Prekazit: Nuk do të harrojmë kurrë](https://www.koha.net/futboll/galatasaray-shkruan-per-vdekjen-e-prekazit-nuk-do-te-harrojme-kurre)

[Botë.]() [Nvidia nis hetim për lidhjen e drejtorit ekzekutiv me një të dyshuar si spiune kineze](https://www.koha.net/bote/nvidia-nis-hetim-per-lidhjen-e-drejtorit-ekzekutiv-me-nje-te-dyshuar-si-spiune-kineze)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Gjenerali britanik thotë se Britania duhet të bëhet gati për luftë","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/bote/gjenerali-britanik-thote-se-britania-duhet-te-behet-gati-per-lufte","datePublished":"2024-01-25T00:33:52+01:00","dateModified":"2026-07-08T20:00:09+02:00","articleSection":"Botë","wordCount":237,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Britania duhet ta trajnojë një “ushtri qytetare” për të qenë e gatshme...","url":"https://www.koha.net/bote/gjenerali-britanik-thote-se-britania-duhet-te-behet-gati-per-lufte","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2024/January/24/1920x1080_cmsv2_8fd2e887-4f0f-575e-ba64-c090e249a67b-81924801706135733.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
