Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
DIE WELT

Irans Revolutionsgarde bezeichnet Trump als „großen Lügner“.

Teheran

Foto: Associated Press

Një zëdhënës i Gardës Revolucionare të Iranit e ka quajtur të martën presidentin amerikan, Donald Trump, "gënjeshtar të madh", duke e akuzuar atë se po u fsheh amerikanëve të vërtetën rreth programit bërthamor të Iranit dhe efektivitetit të bllokadës iraniane ndaj furnizimeve me energji nga Gjiri.

Ndër arsyet e tij për të nisur një luftë kundër Iranit, Trumpi ka përmendur nevojën për të garantuar se vendi nuk do të jetë kurrë në gjendje të ndërtojë një armë bërthamore.

"Armiku e di se Irani nuk synon të ketë armë bërthamore”, ka thënë Hossein Mohebbi. 

"Problemi i tyre me Iranin nuk është programi bërthamor, por vetë madhështia e tij, të cilën ata duan ta shkatërrojnë”, ka shtuar.

Ai gjithashtu ka kundërshtuar pretendimet e SHBA-së se Irani ka humbur pjesën më të madhe të kontrollit mbi Ngushticën e Hormuzit, pjesërisht sepse ushtria amerikane ka arritur të mbrojë disa nga cisternat që transportojnë naftë nga Gjiri.

"Fakti që amerikanët mund të arrijnë, me kosto të lartë, vështirësi të konsiderueshme dhe rrezik të madh, të kalojnë fshehurazi një anije të vogël përmes Ngushticës së Hormuzit nën mbulesën e errësirës për të eksportuar, le të themi, 100 ose 200 fuçi naftë, nuk do të thotë se Ngushtica është e hapur”, ka thënë Mohebbi.

Sipas të dhënave të "Kpler", muaji shtator ka shënuar një rimëkëmbje të eksporteve të naftës përmes Ngushticës së Hormuzit.

Ato pritet të arrijnë në gati 10 milionë fuçi në ditë, që përbën rreth gjysmën e vëllimit të periudhës para luftës.