Numri i kartëmonedhave në qarkullim në Bashkimin Evropian po rritet, pavarësisht përdorimit të gjerë të pagesave përmes telefonave të mençur. Të dhënat e reja tregojnë se zjarret e mëdha që kanë përfshirë pjesë të Evropës po nxisin gjithashtu kërkesën për të mbajtur para të gatshme si rezervë për raste emergjente.
Ndërsa paratë e gatshme kanë kaluar në plan të dytë përballë pagesave elektronike në shumë qytete evropiane, sasia e parave fizike në qarkullim në fakt po rritet, deklaroi Philip Lane, kryeekonomisti i Bankës Qendrore Evropiane (BQE).
Ekspertët thonë se rritja e përdorimit dhe mbajtjes së parave të gatshme lidhet me shqetësimet për luftërat, si dhe me frikën nga ndikimi i sulmeve kibernetike mbi sistemet e pagesave online dhe ato përmes telefonit apo kartelës.
“Stoku i përgjithshëm i kartëmonedhave po vazhdon të rritet. Sa i përket transaksioneve, numri i kartëmonedhave po bie, por për sa i përket sasisë së përgjithshme në qarkullim, ai po rritet”, theksoi Lane.
Vitin e kaluar, kompania britanike Marks & Spencer u përball me një sulm të vazhdueshëm kibernetik, i cili e pengoi kompaninë të pranonte porosi online për disa javë.
ebenfalls
Der Krieg im Nahen Osten stellt Europas militärische Stärke auf die Probe
Në vitin 2025, banorëve të BE-së iu rekomandua të grumbullonin ushqime, ujë dhe produkte të tjera bazë të mjaftueshme për të paktën 72 orë, në rast të një emergjence, si zjarret shkatërruese që përfshinë Francën dhe Spanjën gjatë këtij sezoni veror, përmbytjet apo stuhitë, si dhe sulmet e mundshme kibernetike ose ngjarje të tjera armiqësore.
Familjeve iu rekomandua të kishin një paketë për raste krize, e cila duhej të përmbante ujë të ambalazhuar, një radio me bateri, ushqime të konservuara dhe, mbi të gjitha, para të gatshme.
Më shumë se 31 milionë kartëmonedha janë aktualisht në qarkullim, krahasuar me 24 milionë pak para pandemisë, në vitin 2019. Në vitin 2025, kartëmonedha prej 50 eurosh ishte më e përdorura, e ndjekur nga ajo prej 100 eurosh.
Disa vende evropiane, përfshirë Austrinë, Finlandën, Gjermaninë, Suedinë dhe Holandën, u kanë rekomanduar tashmë qytetarëve të mbajnë nga 70 deri në 100 euro për familje, shumë kjo e konsideruar e mjaftueshme për të blerë produktet bazë për 72 orë, në rast se sistemet e pagesave online dhe aplikacionet e telefonave celularë nuk funksionojnë.
Banka Qendrore e konsideron paranë e gatshme një pjesë kritike të “përgatitjes kombëtare për raste krizash”. Ajo e përshkruan si një paradoks faktin që përdorimi i parave “cash” për blerjet e përditshme po zvogëlohet, ndërkohë që gjithnjë e më shumë njerëz po mbajnë kartëmonedha si rezervë.
ebenfalls
Beschädigte Ernten und Radfahrer im Flussbett: Wie die Dürre die Donau verwüstet hat
Lane theksoi gjithashtu nevojën për miratimin e legjislacionit që do të garantonte se rrjeti i bankomatëve dhe mundësia për të tërhequr para “cash” do të vazhdojnë të jenë të pranishme në qendrat urbane dhe në zonat tregtare në të gjithë BE-në.