---
description: Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka akuzuar ukrainasit se po planifikojnë të sulmojnë familjen e tij, teksa një marrëdhënie gjithnjë e më e ashpër mes Uk
title: Eskalojnë marrëdhëniet Hungari-Ukrainë, Orbani akuzon ukrainasit se ia kërcënuan familjen
image: https://resources.koha.net/images/2024/August/26/929bd4f2-9bee-4bf1-be19-601b7653bbf0.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Botë

# Eskalojnë marrëdhëniet Hungari-Ukrainë, Orbani akuzon ukrainasit se ia kërcënuan familjen

![viktor Orban](https://resources.koha.net/images/2024/August/26/929bd4f2-9bee-4bf1-be19-601b7653bbf0.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Foto: Associated Press

- Përktheu: Flutura Gashi-Mehmeti [![Flutura Gashi-Mehmeti](https://resources.koha.net/authors/2026/April/20/befd4967-9eb2-4820-b8b1-60d36b4e69de.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/flutura-gashi-mehmeti/articles)
- 12 mars 2026 09:39
- Shpërndaje në:

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abobohu në Viber")

- Përktheu: Flutura Gashi-Mehmeti ![Flutura Gashi-Mehmeti](https://resources.koha.net/authors/2026/April/20/befd4967-9eb2-4820-b8b1-60d36b4e69de.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)
- 12 mars 2026 09:39
- Shpërndaje në:

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka akuzuar ukrainasit se po planifikojnë të sulmojnë familjen e tij, teksa një marrëdhënie gjithnjë e më e ashpër mes Ukrainës dhe Hungarisë vazhdon. 

Orbani dhe aleatët e tij duket se po e përdorin këtë konflikt për përfitim maksimal politik, përpara zgjedhjeve që pritet të mbahen muajin e ardhshëm dhe që mund t’i japin fund sundimit 16-vjeçar të qeverisë së tij nacionaliste.

Kryeministri hungarez ka publikuar një video të mërkurën në mbrëmje ku pretendohet se ai po fliste në telefon me vajzat e tij.

“Jam i sigurt që do ta shihni në lajme se ukrainasit më kanë kërcënuar jo vetëm mua, por edhe ju”, ka thënë ai, dukshëm i emocionuar. “Fëmijët e mi dhe nipërit e mbesat e mia… Duhet ta marrim këtë seriozisht, por nuk duhet të kemi frikë”, ka shtuar ai.

Orban duket se po i përgjigjej fjalëve të Hrihoriy Omelchenko, një politikan i pensionuar që kishte shërbyer në shërbimin e sigurisë ukrainase “Security Service of Ukraine” në vitet 1990. Ai ka bërë kërcënime ndaj Orbanit në një intervistë televizive më herët gjatë javës.

[Edhe ![Hungaria vazhdon të bllokojë ndihmat e BE-së për Ukrainën dhe sanksionet për Rusinë](https://resources.koha.net/images/2026/March/19/385692cc-fb97-48cb-8f36-1b368e2cd742.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 19 mar 2026 Hungaria vazhdon të bllokojë ndihmat e BE-së për Ukrainën dhe sanksionet për Rusinë](https://www.koha.net/bote/hungaria-vazhdon-te-bllokoje-ndihmat-e-be-se-per-ukrainen-dhe-sanksionet-per-rusine)

Më parë, edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, kishte kërcënuar se do t’ua “jepte adresën e këtij personi forcave të armatosura”, duke folur për Orbanin. Sipas raportimeve, këto komente i shtynë aleatët evropianë t’i kërkonin liderit ukrainas të zbusë retorikën e tij.

Orbani ka qenë prej kohësh lideri më pro-rus midis vendeve të Bashkimit Evropian, gjë që ka çuar në marrëdhënie të tensionuara me Kievin zyrtar. Por ndërsa sondazhet e nxjerrin deri në 20 pikë përqindje pas rivalit të tij Peter Magyar, dhe teksa zgjedhjet parlamentare që do të mbahen muajin e ardhshëm po afrohen, fushata anti-Ukrainë në Hungari është intensifikuar ndjeshëm.

Shkaku për tensionet e fundit mes dy vendeve ishte pretendimi i Ukrainës se do të duhen disa javë për të riparuar një tubacion nafte që transporton naftë ruse drejt Hungarisë, i cili u raportua se ishte dëmtuar nga një sulm me dron rus.

Ndërkohë, kryeministri hungarez, Viktor Orban ka urdhëruar të martën që një dërgesë parash dhe ari nga Ukraina, e sekuestruar javën e kaluar nga autoritetet hungareze, të mbahet nga autoritetet deri në 60 ditë ndërsa autoriteti tatimor i vendit heton rastin.

Ari dhe paratë po transportoheshin nëpër rrugë përmes Hungarisë kur u sekuestruan të enjten e kaluar. Autoritetet kanë thënë se dyshonin për pastrim parash.

[Edhe Kolumne 17 mar 2026 A janë 16 vjet boll për Viktor Orbanin?](https://www.koha.net/kolumne/a-jane-16-vjet-boll-per-viktor-orbanin)

Sekuestrimi ka zemëruar autoritetet ukrainase, të cilat akuzuan qeverinë hungareze se ka vepruar në mënyrë të paligjshme.

Presidenti Zelensky e ka quajtur veprimin e Budapestit “banditizëm” për sekuestrimin e transportit bankar dhe ndalimin e përkohshëm të ekuipazhit ukrainas.

[#Lufta ne Ukraine](https://www.koha.net/tag/lufta-ne-ukraine) [#hungaria](https://www.koha.net/tag/hungaria) [#viktor orban](https://www.koha.net/tag/viktor-orban) [#Volodymyr Zelensky](https://www.koha.net/tag/volodymyr-zelensky)

Artikuj të ngjashëm

- [![Orbani bën fushatë zgjedhore me mesazhe anti-Ukrainë](https://resources.koha.net/images/2026/February/25/37adf4f4-6548-4e6d-8f3e-2aca0774969b.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 25 shk 2026 Orbani bën fushatë zgjedhore me mesazhe anti-Ukrainë](https://www.koha.net/bote/orbani-ben-fushate-zgjedhore-me-mesazhe-anti-ukraine)
- [![Si po e përdor Orbani skandalin e spiunazhit në Ukrainë për mbijetesën e tij politike?](https://resources.koha.net/images/2025/May/28/66c57177-ebca-4c04-bbb4-2ffd0238ca11.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 28 maj 2025 Si po e përdor Orbani skandalin e spiunazhit në Ukrainë për mbijetesën e tij politike?](https://www.koha.net/bote/si-po-e-perdor-orbani-skandalin-e-spiunazhit-ne-ukraine-per-mbijetesen-e-tij-politike)
- [![Policia hungareze ngrin asetet dhe llogaritë e manjatit të medias të epokës së Orbanit](https://resources.koha.net/images/2024/August/29/d5bca22c-3b20-4bc1-ab4e-d51fb51dd970.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 6 maj 2026 Policia hungareze ngrin asetet dhe llogaritë e manjatit të medias të epokës së Orbanit](https://www.koha.net/bote/policia-hungareze-ngrin-asetet-dhe-llogarite-e-manjatit-te-medias-se-epokes-se-orbanit)

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abonohu në Viber")

[Arbëri.]() [Çka ndodhi dje brenda dhe jashtë Kuvendit](https://www.koha.net/arberi/cka-ndodhi-dje-brenda-dhe-jashte-kuvendit)

[Arbëri.]() [Moti sot në Kosovë](https://www.koha.net/arberi/moti-sot-ne-kosove-413)

[Botë.]() [Qyteti që ishte kryeqytet i SHBA-së për një ditë, 250 vjet pas po përjeton tjetër lulëzim](https://www.koha.net/bote/qyteti-qe-ishte-kryeqytet-i-shba-se-per-nje-dite-250-vjet-pas-po-perjeton-tjeter-lulezim)

[Karikatura.]() [Karikatura e ditës - Ligji për Specialen dhe zgjedhja e presidentit](https://www.koha.net/karikatura/karikatura-e-dites-ligji-per-specialen-dhe-zgjedhja-e-presidentit)

[Arbëri.]() [LIVE: Dita vendimtare për presidentin, tensione për Specialen](https://www.koha.net/arberi/live-dita-vendimtare-per-presidentin-tensione-per-specialen)

[Kulturë.]() [Gati me dy vjet vonesë hapet rruga për Këshill të Skenës së Pavarur Kulturore](https://www.koha.net/kulture/gati-me-dy-vjet-vonese-hapet-rruga-per-keshill-te-skenes-se-pavarur-kulturore)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Eskalojnë marrëdhëniet Hungari-Ukrainë, Orbani akuzon ukrainasit se ia kërcënuan familjen","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/bote/eskalojne-marredheniet-hungari-ukraine-orbani-akuzon-ukrainasit-se-ia-kercenuan-familjen","datePublished":"2026-03-12T09:39:01+01:00","dateModified":"2026-07-11T03:00:07+02:00","articleSection":"Botë","wordCount":499,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka akuzuar ukrainasit se po planifikojnë të sulmojnë familjen e tij, teksa një marrëdhënie gjithnjë e më e ashpër mes Uk","url":"https://www.koha.net/bote/eskalojne-marredheniet-hungari-ukraine-orbani-akuzon-ukrainasit-se-ia-kercenuan-familjen","keywords":"Lufta ne Ukraine, hungaria, viktor orban, Volodymyr Zelensky","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2024/August/26/929bd4f2-9bee-4bf1-be19-601b7653bbf0.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
