---
description: El Nino, fenomeni natyror klimatik në Oqeanin Paqësor që rrit temperaturat globale, ka filluar zyrtarisht, sipas shkencëtarëve amerikanë.Administrata Kombëtare
title: “El Nino” - Nis zyrtarisht fenomeni klimatik që pritet të sjellë temperatura ekstreme
image: https://resources.koha.net/images/2026/June/11/124a3ff6-2ae9-464c-ad5e-87fccf814a90.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Botë

# “El Nino” - Nis zyrtarisht fenomeni klimatik që pritet të sjellë temperatura ekstreme

![El Nino](https://resources.koha.net/images/2026/June/11/124a3ff6-2ae9-464c-ad5e-87fccf814a90.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Foto: Associated Press

- 11 qershor 2026 15:26
- Shpërndaje në:

- 11 qershor 2026 15:26
- Shpërndaje në:

El Nino, fenomeni natyror klimatik në Oqeanin Paqësor që rrit temperaturat globale, ka filluar zyrtarisht, sipas shkencëtarëve amerikanë.

Administrata Kombëtare Amerikane për Oqeanet dhe Atmosferën (NOAA) ka njoftuar se kushtet e El Ninos tashmë janë krijuar në Paqësorin tropikal, pasi temperaturat e sipërfaqes së detit janë rritur ndjeshëm gjatë muajve të fundit.

Shumë parashikime sugjerojnë se ky mund të shndërrohet në një të ashtuquajtur “super El Nino”, madje mund të jetë ndër më të fuqishmit e regjistruar ndonjëherë.

I kombinuar me dekadat e ngrohjes globale të shkaktuar nga aktiviteti njerëzor, ai mund të sjellë një tjetër vit rekord të nxehtë, me shumë gjasa në vitin 2027, si dhe çrregullime të motit, furnizimeve ushqimore dhe ekonomive, që mund të zgjasin deri gjatë atij viti.

Njoftimi i NOAA-s nuk është një befasi, pasi meteorologët e kishin parashikuar këtë fazë ngrohjeje që kur fenomeni më i ftohtë “motër”, La Nina, u zbeh në fund të vitit të kaluar.

[Edhe ![2027-a pritet të sjellë temperatura rekorde](https://resources.koha.net/images/2026/May/29/d0f654b9-b687-4bb4-8a2f-360a71a0f62a.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 21 gus 2026 2027-a pritet të sjellë temperatura rekorde](https://www.koha.net/bote/2027-a-pritet-te-sjelle-temperatura-rekorde)

Temperaturat e sipërfaqes së detit në Paqësorin qendror dhe tropikal tashmë kanë kaluar pragun prej 0.5 gradë celsius mbi mesataren, që shkencëtarët amerikanë e përdorin për të përcaktuar fillimin e një episodi El Nino.

NOAA ka vërejtur gjithashtu se erërat mbi Paqësorin ekuatorial kanë filluar të ndryshojnë drejtim, një shenjë se atmosfera tashmë po reagon ndaj ngrohjes së oqeanit dhe nuk kemi të bëjmë vetëm me ngrohje të ujërave.

Ajo që i ka habitur studiuesit është niveli i lartë i sigurisë që modelet kompjuterike po tregojnë tashmë për fuqinë e këtij fenomeni.

Intensiteti i El Ninos matet sipas shkallës me të cilën temperaturat e sipërfaqes së detit tejkalojnë mesataren në një zonë kyç të Paqësorit.

[Edhe ![Meteorologët britanikë: El Nino pritet të jetë më i fuqishmi ndonjëherë](https://resources.koha.net/images/2026/August/21/6963bfbd-2559-450f-ba05-ad338fbb70f0.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 21 gus 2026 Meteorologët britanikë: El Nino pritet të jetë më i fuqishmi ndonjëherë](https://www.koha.net/bote/meteorologet-britanike-el-nino-pritet-te-jete-me-i-fuqishmi-ndonjehere)

Një episod i fortë përcaktohet kur temperaturat janë më shumë se 1.5°C mbi mesataren. Një episod shumë i fortë përcaktohet kur ato kalojnë 2°C mbi mesataren.

Në parashikimin e saj të muajit qershor, NOAA ka vlerësuar se ka 63% gjasa që të ndodhë një El Nino shumë i fortë, i cili, sipas saj, “do të renditej ndër episodet më të mëdha të El Ninos në historinë e regjistrimeve që nga viti 1950”.

[#temperatura](https://www.koha.net/tag/temperatura) [#Ngrohja Globale](https://www.koha.net/tag/ngrohja-globale) [#Nxehtësia](https://www.koha.net/tag/nxehtesia) [#el nino](https://www.koha.net/tag/el-nino)

Artikuj të ngjashëm

- [![“El Nino” parashikohet të shkaktojë 450 mijë vdekje për 6 muajt e ardhshëm](https://resources.koha.net/images/2026/September/23/902f078e-8884-4295-8d44-eedf4beedb24.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 23 sht 2026 “El Nino” parashikohet të shkaktojë 450 mijë vdekje për 6 muajt e ardhshëm](https://www.koha.net/bote/el-nino-parashikohet-te-shkaktoje-450-mije-vdekje-per-6-muajt-e-ardhshem)
- [![OKB-ja paralajmëron: Bota ka hyrë në zonën e rrezikut të motit ekstrem](https://resources.koha.net/images/2026/September/03/2e68a9c4-6256-40b7-a124-8f18e76a3256.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 3 sht 2026 OKB-ja paralajmëron: Bota ka hyrë në zonën e rrezikut të motit ekstrem](https://www.koha.net/bote/okb-ja-paralajmeron-bota-ka-hyre-ne-zonen-e-rrezikut-te-motit-ekstrem)
- [![OKB: El Nino mund ta përkeqësojë krizën klimatike globale](https://resources.koha.net/images/2024/April/17/7bed7ff3-dc19-44f6-a15b-d2fa936632e7.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 2 qer 2026 OKB: El Nino mund ta përkeqësojë krizën klimatike globale](https://www.koha.net/bote/okb-el-nino-mund-ta-perkeqesoje-krizen-klimatike-globale)

[Arbëri.]() [Asgjësohen mbi 21 mijë kilogramë produkte mishi të mykura](https://www.koha.net/arberi/asgjesohen-mbi-21-mije-kilograme-produkte-mishi-te-mykura)

[Arbëri.]() [Mblidhen prokurorët në Pejë, kërkohet vigjilencë dhe reagim me kohë ndaj secilit rast](https://www.koha.net/arberi/mblidhen-prokuroret-ne-peje-kerkohet-vigjilence-dhe-reagim-me-kohe-ndaj-secilit-rast)

[Arbëri.]() [Progres i mirë i Shqipërisë në fushat kyç – probleme me funksionimin e institucioneve demokratike](https://www.koha.net/arberi/progres-i-mire-i-shqiperise-ne-fushat-kyc-probleme-me-funksionimin-e-institucioneve-demokratike)

[Kulturë.]() [“Akordet e Kosovës” kulmon me 15 zëra të rinj në skenë](https://www.koha.net/kulture/akordet-e-kosoves-kulmon-me-15-zera-te-rinj-ne-skene)

[Arbëri.]() [Schuebel: BE-ja e mbështet lirinë e mediave dhe sigurinë e gazetarëve në Kosovë](https://www.koha.net/arberi/schuebel-be-ja-e-mbeshtet-lirine-e-mediave-dhe-sigurine-e-gazetareve-ne-kosove)

[Showbiz.]() [Martin Scorsese zbulon si dështoi filmi për Kleopatrën me Angelina Jolien](https://www.koha.net/showbiz/martin-scorsese-zbulon-si-deshtoi-filmi-per-kleopatren-me-angelina-jolien)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"“El Nino” - Nis zyrtarisht fenomeni klimatik që pritet të sjellë temperatura ekstreme","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/bote/el-nino-nis-zyrtarisht-fenomeni-klimatik-qe-pritet-te-sjelle-temperatura-ekstreme","datePublished":"2026-06-11T15:26:32+02:00","dateModified":"2026-07-11T12:10:04+02:00","articleSection":"Botë","wordCount":379,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"El Nino, fenomeni natyror klimatik në Oqeanin Paqësor që rrit temperaturat globale, ka filluar zyrtarisht, sipas shkencëtarëve amerikanë.Administrata Kombëtare","url":"https://www.koha.net/bote/el-nino-nis-zyrtarisht-fenomeni-klimatik-qe-pritet-te-sjelle-temperatura-ekstreme","keywords":"temperatura, Ngrohja Globale, Nxehtësia, el nino","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/June/11/124a3ff6-2ae9-464c-ad5e-87fccf814a90.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
