Emiratet e Bashkuara Arabe akuzuan të premten Iranin se ka sulmuar me dronë dy cisterna të naftës të kompanisë shtetërore ADNOC, teksa anijet po kalonin nëpër Ngushticën e Hormuzit.
Sulmi ndodhi të enjten në mbrëmje dhe shkaktoi dëme të vogla në të dyja anijet, por nuk pati të plagosur. ADNOC bëri të ditur se situata është vënë nën kontroll, raporton AP.
Ministria e Jashtme e Emirateve të Bashkuara Arabe e cilësoi sulmin si “shkelje flagrante” të parimeve të Kombeve të Bashkuara për lirinë e lundrimit dhe e akuzoi Iranin për akte piraterie.
Sipas kësaj ministrie, përdorimi i Ngushticës së Hormuzit si mjet presioni ekonomik përbën kërcënim të drejtpërdrejtë për stabilitetin e rajonit dhe sigurinë globale të energjisë.
Qendra britanike për Operacionet e Tregtisë Detare konfirmoi se dy anije pësuan dëme të vogla nga sulmet me dronë gjatë kalimit në Ngushticë, por nuk konfirmoi nëse bëhej fjalë për cisternat e ADNOC-ut.
ebenfalls
Der Waffenstillstand zwischen den USA und dem Iran wird durch Angriffe auf die Probe gestellt, die auch Länder in der Region betreffen.
Irani nuk ka reaguar ende ndaj akuzave.
Ngushtica e Hormuzit është një nga rrugët më të rëndësishme detare në botë për transportin e naftës dhe gazit nga Gjiri Persik drejt tregjeve ndërkombëtare.