---
description: Iranianët po udhëzohen të betohen për besnikëri ndaj Mojtaba Khamenei, pasi ai u emërua udhëheqësi i ri suprem i Iranit. Tani vëmendja është përqendruar te mëny
title: "Dita e 10-të: Çka po ndodh me luftën ndaj Iranit"
image: https://resources.koha.net/images/2026/March/09/90d403a8-f21e-4b01-bbea-575d5eedeabe.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Botë

# Dita e 10-të: Çka po ndodh me luftën ndaj Iranit

![Iran](https://resources.koha.net/images/2026/March/09/90d403a8-f21e-4b01-bbea-575d5eedeabe.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Foto: Associated Press

- Përktheu: Flutura Gashi-Mehmeti [![Flutura Gashi-Mehmeti](https://resources.koha.net/authors/2026/April/20/befd4967-9eb2-4820-b8b1-60d36b4e69de.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/flutura-gashi-mehmeti/articles)
- 9 mars 2026 11:19
- Shpërndaje në:

- Përktheu: Flutura Gashi-Mehmeti ![Flutura Gashi-Mehmeti](https://resources.koha.net/authors/2026/April/20/befd4967-9eb2-4820-b8b1-60d36b4e69de.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)
- 9 mars 2026 11:19
- Shpërndaje në:

Iranianët po udhëzohen të betohen për besnikëri ndaj Mojtaba Khamenei, pasi ai u emërua udhëheqësi i ri suprem i Iranit. Tani vëmendja është përqendruar te mënyra se si ai do ta drejtojë Iranin përmes një prej krizave më të mëdha në historinë moderne të vendit, dhe cili do të jetë hapi i tij i parë.

Pasojat ekonomike të luftës janë thelluar, duke çuar çmimet globale të naftës mbi 100 dollarë për fuçi, për herë të parë që kur Rusia ka pushtuar Ukrainën në vitin 2022. Rritja u shkaktua nga shqetësimet se konflikti do të çojë në kufizime të zgjatura në furnizimin global me naftë.

Sulmet e Izraelit ndaj burimeve energjetike dhe depozitave të karburantit të Iranit e kanë shtyrë luftën në një “fazë të re”, ka paralajmëruar një zyrtar i lartë iranian, duke kërcënuar me sulme hakmarrëse ndaj infrastrukturës energjetike në gjithë rajonin.

*Çfarë duhet të dini në ditën e 10-të të luftës.*

**Dinastia Khamenei:**

[Edhe ![Rritet sërish çmimi i naftës, G7-a thërret takim urgjent](https://resources.koha.net/images/2025/June/05/4f95f624-e73a-495c-8016-5c0ea6eb7ceb.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 9 mar 2026 Rritet sërish çmimi i naftës, G7-a thërret takim urgjent](https://www.koha.net/bote/rritet-serish-cmimi-i-naftes-g7-a-mban-takim-urgjent)

Qendrat kryesore të pushtetit në Iran, përfshirë Gardën Revolucionare, janë rreshtuar shpejt pas Mojtaba Khamenei, pasi ai u zgjodh për të pasuar babanë e tij të vrarë, Ali Khamenei, si udhëheqësi i ri suprem. Garda Revolucionare ka thënë se është gati të “zbatojë plotësisht urdhrat dhe të sakrifikojë jetën” për të. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë javën e kaluar se zgjedhja e Khameneit më të ri do të ishte “e papranueshme.” Analistët thonë se ngritja e Mojtabas tregon vazhdimësi të politikave të ashpra të babait të tij.

**Goditjet ekonomike:**

Shefja e FMN-së (IMF) ka paralajmëruar për rrezik të inflacionit global dhe ka thënë se politikanët duhet të përgatiten për “të paimagjinueshmen.” Tregjet aziatike kanë rënë ndjeshëm ndërsa kontratat e naftës janë rritur. Megjithatë, Trumpi i ka minimizuar shqetësimet, duke thënë se çmimet e larta të naftës janë “një çmim shumë i vogël për t’u paguar.” Koreja e Jugut do të vendosë kufizimin e parë të çmimit të karburantit në gati 30 vjet ndërsa pasiguria globale rritet.

**Sulmet rajonale vazhdojnë:**

Izraeli ka thënë se ka kryer sulme në Bejrut dhe Iran, ndërsa Teherani zyrtar ka njoftuar për lansime raketash. Shtetet e Gjirit kanë raportuar interceptime dhe sulme gjatë natës, përfshirë Bahreinin, i cili ka thënë se të paktën 32 persona janë plagosur nga një dron iranian që ka goditur një zonë banimi.

Kompania kombëtare e naftës e Bahreinit BAPCO ka thënë se operacionet e saj janë ndikuar pasi video treguan një zjarr të madh në zonën industriale në Riffa.

**Sulmi ndaj shkollës:**

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka thënë se SHBA-ja ende po heton një sulm ndaj një shkolle fillore iraniane që sipas mediave shtetërore vrau të paktën 168 fëmijë. Komentet erdhën pasi video të reja duket se konfirmojnë se një sulm ajror amerikan kishte shënjestruar një bazë detare pranë shkollës, duke shtuar provat që kundërshtojnë pretendimet e fundit të Trumpit që fajësonin Iranin.

**Personeli urdhërohet të largohet:**

Departamenti Amerikan i Shtetit ka urdhëruar diplomatët jo-urgjentë të largohen nga Arabia Saudite, duke reflektuar rreziqet në rritje për personelin amerikan ndërsa konflikti thellohet. Një ushtarak amerikan vdiq pasi u plagos gjatë një sulmi javën e kaluar në vend.

**Betimi publik:**

[Edhe ![Mojtaba Khamenei, lider i ri suprem i Iranit](https://resources.koha.net/images/2026/March/04/00e43141-47c3-40cd-83af-934e105b8f6c.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 8 mar 2026 Mojtaba Khamenei, lider i ri suprem i Iranit](https://www.koha.net/bote/mojtaba-khamenei-lider-i-ri-suprem-i-iranit)

Irani ka njoftuar mbajtjen e një tubimi kombëtar të hënën për të shprehur besnikëri ndaj udhëheqësit të ri suprem. Qytetarët janë thirrur të mblidhen në të gjithë vendin në orën 15:00 sipas kohës lokale, sipas mediave shtetërore iraniane.

**“Fazë e re” e luftës:**

Një zyrtar i lartë iranian i ka thënë CNN-it se nuk ka shenja për një fund të shpejtë të konfliktit. Ai ka thënë se sulmet e Izraelit ndaj depozitave të naftës dhe karburantit e kanë shtyrë luftën në një fazë të re dhe ka kërcënuar me sulme ndaj infrastrukturës energjetike, duke rritur frikën për ndërprerje të mëtejshme në furnizimin me naftë dhe gaz në rajon.

**Të qëndrojnë apo të largohen?:**

Një banor i Teheranit ka thënë se familja e tij është e ndarë nëse duhet të largohet nga qyteti, duke shtuar se njerëzit janë “nën presion të madh.” Ai ka thënë se sulmet izraelite ndaj depozitave të karburantit të shtunën në mbrëmje ishin bombardimet më të rënda që nga fillimi i luftës.

*Zhvillimet e fundit nga SHBA-ja:*

**Çmimet e energjisë:**

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe zyrtarët e administratës së tij po përpiqen të qetësojnë shqetësimet për rritjen e çmimeve të karburantit. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt e ka përshkruar rritjen e çmimeve si “një ndërprerje afatshkurtër”.

Lideri i pakicës në Senat Chuck Schumer i ka bërë thirrje Trumpit të përdorë Rezervën Strategjike të Naftës të SHBA-së, rezervën më të madhe emergjente në botë, për të ulur çmimet e energjisë.

**Kushtet e dorëzimit:**

[Edhe ![Khamenei i ri zotohet për hakmarrje](https://resources.koha.net/images/2026/July/11/aa3152ed-977c-4fa9-8edb-e160f685bd96.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 11 kor 2026 Khamenei i ri zotohet për hakmarrje](https://www.koha.net/bote/khamenei-i-ri-zotohet-per-hakmarrje)

Trumpi ka thënë se ai do të vendosë së bashku me Izraelin se kur do të përfundojë lufta. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu do të jetë pjesë e vendimit, por Uashingtoni do të ketë fjalën e fundit, ka thënë Trumpi në një intervistë për The Times of Israel.

Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka thënë gjithashtu se SHBA-ja dhe Trumpi do të vendosin “kushtet e dorëzimit” për Iranin, pa dhënë detaje të tjera.

[Lexo përditësimet tjera![Nafta](https://resources.koha.net/images/2025/June/05/4f95f624-e73a-495c-8016-5c0ea6eb7ceb.webp?q=80&w=150&h=150&r=fill)<h4>Rritet sërish çmimi i naftës, G7-a thërret takim urgjent</h4>Çmimi referencë i naftës ka kaluar 100 dollarë për fuçi për herë të parë që nga...](https://www.koha.net/bote/rritet-serish-cmimi-i-naftes-g7-a-mban-takim-urgjent)

[#iran](https://www.koha.net/tag/iran) [#lufta](https://www.koha.net/tag/lufta) [#sulmet](https://www.koha.net/tag/sulmet) [#shba](https://www.koha.net/tag/shba) [#donald trump](https://www.koha.net/tag/donald-trump)

Artikuj të ngjashëm

- [![Lideri i ri Suprem i Iranit: Irani do të hakmerret për të vrarët](https://resources.koha.net/images/2026/March/04/00e43141-47c3-40cd-83af-934e105b8f6c.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 12 mar 2026 Lideri i ri Suprem i Iranit: Irani do të hakmerret për të vrarët](https://www.koha.net/bote/lideri-i-ri-suprem-i-iranit-irani-do-te-hakmerret-per-te-vraret)
- [![E konfirmon Irani: Lideri i ri suprem është plagosur](https://resources.koha.net/images/2026/March/11/58e9899b-27e8-4c83-9db0-a69711e5fe0a.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 11 mar 2026 E konfirmon Irani: Lideri i ri suprem është plagosur](https://www.koha.net/bote/e-konfirmon-irani-lideri-i-ri-suprem-eshte-i-plagosur)

[Showbiz.]() [Bradley Cooper rikthehet në ekran me filmin e ri “G.I. Joe”, premiera në vitin 2028](https://www.koha.net/showbiz/bradley-cooper-rikthehet-ne-ekran-me-filmin-e-ri-gi-joe-premiera-ne-vitin-2028)

[Lifestyle.]() [Gjashtë zakone që mund të përkeqësojnë depresionin](https://www.koha.net/lifestyle/gjashte-zakone-qe-mund-te-perkeqesojne-depresionin)

[Botë.]() [Eisenkot merr zyrtarisht mandatin ta formojë qeverinë e re në Izrael](https://www.koha.net/bote/eisenkot-merr-zyrtarisht-mandatin-ta-formoje-qeverine-e-re-ne-izrael)

[Arbëri.]() [Lista e udhëhequr nga Enkel Rexhepi do t'i ketë 10 nga 29 mandate në Këshillin Kombëtar Shqiptar](https://www.koha.net/arberi/lista-e-udhehequr-nga-enkel-rexhepi-do-ti-kete-10-nga-29-mandate-ne-keshillin-kombetar-shqiptar-1)

[Futboll.]() [Zhegrova sërish zëvendësues, një pikë për Juven](https://www.koha.net/futboll/zhegrova-serish-zevendesues-nje-pike-per-juven)

[Futboll.]() [Barcelona fiton derbin e zjarrtë dhe mbetet lidere](https://www.koha.net/futboll/barcelona-permbys-rezultatin-ne-epersi-ndaj-atleticos)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Dita e 10-të: Çka po ndodh me luftën ndaj Iranit","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/bote/dita-e-10-te-ka-po-ndodh-me-luften-ndaj-iranit","datePublished":"2026-03-09T11:19:01+01:00","dateModified":"2026-07-11T07:50:04+02:00","articleSection":"Botë","wordCount":977,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Iranianët po udhëzohen të betohen për besnikëri ndaj Mojtaba Khamenei, pasi ai u emërua udhëheqësi i ri suprem i Iranit. Tani vëmendja është përqendruar te mëny","url":"https://www.koha.net/bote/dita-e-10-te-ka-po-ndodh-me-luften-ndaj-iranit","keywords":"iran, lufta, sulmet, shba, donald trump","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/March/09/90d403a8-f21e-4b01-bbea-575d5eedeabe.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
