Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
DIE WELT

Dänemark entsendet erstmals seit langer Zeit Rekruten nach Grönland.

Dänemark, Armee

Foto: Associated Press

Për herë të parë në historinë e kohëve të fundit, ushtarë danezë të rekrutuar janë dislokuar në Grenlandë, ndërsa Danimarka po përpiqet të forcojë praninë e saj në Arktik, pas kërkesave të Shteteve të Bashkuara për të blerë territorin.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kërkuar vazhdimisht blerjen e ishullit gjysmëautonom danez, duke përmendur shqetësimet për sigurinë kombëtare dhe duke akuzuar Kopenhagën zyrtare se ka neglizhuar mbrojtjen e Arktikut. Danimarka dhe Grenlanda e kanë kundërshtuar prerazi këtë ide.

Rekrutët janë pjesë e grupit të parë të ushtarëve që shërbejnë sipas programit të ri danez të zgjatur të rekrutimit ushtarak, i cili synon të përgatisë ushtarë të aftë për të vepruar në një prej rajoneve më strategjike dhe më sfiduese të mbretërisë.

“Fakti që jemi këtu tregon praninë tonë dhe se nuk po mendojmë vetëm për veten. Po mendojmë gjithashtu edhe për njerëzit në Grenlandë”, ka thënë për Reuters 19-vjeçari David, një nga rekrutët.
Kopenhaga ka premtuar miliarda dollarë për forcimin e mbrojtjes në Arktik, pasi ministri danez i Mbrojtjes ka pranuar se për vite me radhë ka pasur investime të pamjaftueshme në këtë rajon.

“Sigurisht, ne jemi pjesë e një tabloje më të madhe të komunikimit strategjik lidhur me Grenlandën, por roli ynë këtu është thjesht të vazhdojmë trajnimin e rekrutëve, të ushtarëve, dhe të fitojmë më shumë përvojë përmes stërvitjeve në terrenin dhe klimën e Arktikut”, ka thënë komandantja e kompanisë, kapitenia Laura Jepsen.

Rekrutët po marrin pjesë në “Arctic Endurance”, një stërvitje ushtarake daneze që përgatit ushtarët për luftime dhe mbijetesë në kushte ekstreme të motit të ftohtë.

Stërvitja është pjesë e “Arctic Sentry”, një mision i NATO-s i nisur këtë vit për të forcuar praninë e aleancës në Arktik dhe për të ulur tensionet brenda NATO-s pas deklaratave të Trumpit për Grenlandën.

Rusia, e cila mban praninë më të madhe ushtarake në Arktik, ka kritikuar aktivitetin në rritje të NATO-s në rajon, duke e përshkruar atë si një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë, që rrit rrezikun e një përplasjeje.

Kina ka shtuar aktivitetin e saj në këtë rajon të pasur me minerale, kryesisht në partneritet me Moskën.