---
description: "Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se bisedimet me presidentin amerikan, Donald Trump, dhe liderët e Evropës “ishin më të mirat deri tash” dhe "
title: Çka thanë liderët evropianë për takimin me Trumpin e Zelenskyn
image: https://resources.koha.net/images/2025/August/19/f0e51147-6dc0-48e8-ae02-b65be53b1e67.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Botë

# Çka thanë liderët evropianë për takimin me Trumpin e Zelenskyn

![liderët evropianë](https://resources.koha.net/images/2025/August/19/f0e51147-6dc0-48e8-ae02-b65be53b1e67.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Foto: Associated Press

- 19 gusht 2025 08:41
- Shpërndaje në:

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abobohu në Viber")

- 19 gusht 2025 08:41
- Shpërndaje në:

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se bisedimet me presidentin amerikan, Donald Trump, dhe liderët e Evropës “ishin më të mirat deri tash” dhe se është i gatshëm “për takim bilateral me Putinin”.

**Çka thanë liderët tjerë evropianë që ishin në Shtëpinë e Bardhë në këtë takim:**

**Kryeministri britanik, Keir Starmer,** ka thënë se “ishte tejet i kënaqur” me rezultatet e takimit, që demonstruan “sens të vërtetë të unitetit” mes liderëve. Ai ka theksuar se “nuk duhet të merret asnjë vendim për Ukrainën, pa Ukrainën”.

**Kancelari gjerman, Friedrich Merz,** ka kërkuar nga Trumpi “të bëjë presion mbi Rusinë për armëpushim”. “Nuk mund ta imagjinoj që takimi i ardhshëm do të zhvillohet pa armëpushim”, ka thënë ai. Putini është pajtuar për takim bilateral brenda dy javëve të ardhshme, ka thënë Merz.

**Presidenti francez, Emmanuel Macron,** i bëri jehonë komenteve të Merzit për armëpushim, por gjithashtu ka thënë se forcat ushtarake evropiane duhet t’i ndihmojnë Ukrainës “me këmbë në terren”.

**Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb,** ishte më i kujdesshëm dhe u shpreh se “nuk ka pasur asgjë konkrete” për pjesëmarrjen e SHBA-së në garancitë e sigurisë për Ukrainën. Sa i përket një takimi bilateral mes Zelenskyt dhe Putinit, ai ka thënë se liderit rus “nuk mund t’i besohet”.

[Edhe ![Përparohet drejt takimit Zelensky-Putin, Evropa mirëpret garancinë e Trumpit](https://resources.koha.net/images/2025/August/18/69cd2ba0-e363-4dda-b4bd-29052f129f8a.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 19 gus 2025 Përparohet drejt takimit Zelensky-Putin, Evropa mirëpret garancinë e Trumpit](https://www.koha.net/bote/perparohet-drejt-takimit-zelensky-putin-evropa-mirepret-garancine-e-trumpit)

**Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni,** ka thënë se një prej pyetjeve më të rëndësishme ishte se “si të ketë siguri që kjo s’do të ndodhë më, se cili është parakushti për çdo lloj paqeje”.

**Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen,** ka bërë thirrje për kthimin e fëmijëve ukrainas të rrëmbyer nga Rusia, duke thënë se “kostot njerëzore të kësaj lufte duhet të marrin fund”.

**Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte,** e ka quajtur Trumpin “paqebërës pragmatik” dhe ka thënë se liderët do të punojnë në ofrimin e garancisë në ditët në vijim.

[Lexo përditësimet tjera![trump](https://resources.koha.net/images/2025/August/18/69cd2ba0-e363-4dda-b4bd-29052f129f8a.webp?q=80&w=150&h=150&r=fill)<h4>Përparohet drejt takimit Zelensky-Putin, Evropa mirëpret garancinë e Trumpit</h4>](https://www.koha.net/bote/perparohet-drejt-takimit-zelensky-putin-evropa-mirepret-garancine-e-trumpit)

[#Volodymyr Zelensky](https://www.koha.net/tag/volodymyr-zelensky) [#Vladimir Putin](https://www.koha.net/tag/vladimir-putin) [#rusia](https://www.koha.net/tag/rusia) [#lufta](https://www.koha.net/tag/lufta) [#ukraina](https://www.koha.net/tag/ukraina) [#Donald Trump](https://www.koha.net/tag/donald-trump) [#Friedrich Merz](https://www.koha.net/tag/friedrich-merz) [#Emmanuel Macron](https://www.koha.net/tag/emmanuel-macron) [#Alexander Stubb](https://www.koha.net/tag/alexander-stubb) [#Giorgia Meloni](https://www.koha.net/tag/giorgia-meloni) [#Mark Ronson](https://www.koha.net/tag/mark-ronson) [#Keir Starmer](https://www.koha.net/tag/keir-starmer)

Artikuj të ngjashëm

- [![Trumpi ngjall optimizëm mes liderëve të G7-s për fundin e luftës në Ukrainë](https://resources.koha.net/images/2026/June/17/ac5d9f6f-cfa9-4779-9c4f-6eee4ed08889.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 17 qer 2026 Trumpi ngjall optimizëm mes liderëve të G7-s për fundin e luftës në Ukrainë](https://www.koha.net/bote/trumpi-ngjall-optimizem-mes-lidereve-te-g7-s-per-fundin-e-luftes-ne-ukraine)
- [![Zelensky flet me Trumpin: Bisedimet duhet të çojnë në takim me Putinin](https://resources.koha.net/images/2025/September/16/ed76fce1-d5d8-4dab-98ab-c160bebcf4b3.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 25 shk 2026 Zelensky flet me Trumpin: Bisedimet duhet të çojnë në takim me Putinin](https://www.koha.net/bote/zelensky-flet-me-trumpin-bisedimet-duhet-te-cojne-ne-takim-me-presidentin-rus)
- [![Kremlini mbështet Trumpin pas deklaratës së tij për Zelenskyn](https://resources.koha.net/images/2025/May/16/32e35bac-4d64-4ec0-abcc-4f8a2339cca4.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 15 jan 2026 Kremlini mbështet Trumpin pas deklaratës së tij për Zelenskyn](https://www.koha.net/bote/kremlini-mbeshtet-trumpin-pas-deklarates-se-tij-per-zelenskyn)
- [![Trumpi thotë se lufta Rusi – Ukrainë mund të përfundojë “për pak javë”](https://resources.koha.net/images/2025/December/28/fc20513e-b74d-4024-a1fd-eec63194ce9a.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 28 dhj 2025 Trumpi thotë se lufta Rusi – Ukrainë mund të përfundojë “për pak javë”](https://www.koha.net/bote/trumpi-nis-takimin-me-zelenskyn-beson-qe-putini-eshte-serioz-per-paqe)

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abonohu në Viber")

[Basketboll.]() [Sulmohen arbitrat pas ndeshjes në Prishtinë, reagon FBK-ja](https://www.koha.net/basketboll/sulmohen-arbitrat-pas-ndeshjes-ne-prishtine-reagon-fbk-ja)

[Arbëri.]() [Driton Gojani zgjidhet kryesues i Bordit të ZRRE-së](https://www.koha.net/arberi/driton-gojani-zgjidhet-kryesues-i-bordit-te-zrre-se)

[Futboll.]() [Portieri i Beninit sfidon Messin](https://www.koha.net/futboll/portieri-i-beninit-sfidon-messin)

[Futboll.]() [Fotoja e Huijsenit diskutohet në rrjetet sociale](https://www.koha.net/futboll/fotoja-e-huijsenit-diskutohet-ne-rrjetet-sociale)

[Showbiz.]() [Stallone rrëfen përplasjen fizike me Richard Gere: Do t’ia thyeja dhëmbët](https://www.koha.net/showbiz/sylvester-stallone-rrefen-perplasjen-fizike-me-richard-gere-do-ti-thyeja-dhembet)

[Futboll.]() [Scott lëndohet dhe largohet nga grumbullimi i Anglisë](https://www.koha.net/futboll/scott-lendohet-dhe-largohet-nga-grumbullimi-i-anglise)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Çka thanë liderët evropianë për takimin me Trumpin e Zelenskyn","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/bote/cka-thane-lideret-evropiane-per-takimin-me-trumpin-e-zelenskyn","datePublished":"2025-08-19T08:41:40+02:00","dateModified":"2026-07-11T02:05:04+02:00","articleSection":"Botë","wordCount":364,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se bisedimet me presidentin amerikan, Donald Trump, dhe liderët e Evropës “ishin më të mirat deri tash” dhe ","url":"https://www.koha.net/bote/cka-thane-lideret-evropiane-per-takimin-me-trumpin-e-zelenskyn","keywords":"Volodymyr Zelensky, Vladimir Putin, rusia, lufta, ukraina, Donald Trump, Friedrich Merz, Emmanuel Macron, Alexander Stubb, Giorgia Meloni, Mark Ronson, Keir Starmer","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/August/19/f0e51147-6dc0-48e8-ae02-b65be53b1e67.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
