---
description: " Një burrë polak është arrestuar dhe akuzohet se po bashkëpunonte me inteligjencën ruse për të kryer një atentat të mundshëm ndaj presidentit ukrainas, Volodymy"
title: Arrestohet një polak nën dyshimin për planifikim të një atentati ndaj Zelenskyt
image: https://resources.koha.net/images/2024/April/19/ad05a1f0-d4cb-4a7d-b958-0d2489bcbdfb.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Planifikim për atentat

# Arrestohet një polak nën dyshimin për planifikim të një atentati ndaj Zelenskyt

![Volodymyr Zelensky](https://resources.koha.net/images/2024/April/19/ad05a1f0-d4cb-4a7d-b958-0d2489bcbdfb.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Volodymyr Zelensky

Foto: Associated Press

- Përktheu: Flutura Gashi-Mehmeti [![Flutura Gashi-Mehmeti](https://resources.koha.net/authors/2026/April/20/befd4967-9eb2-4820-b8b1-60d36b4e69de.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/flutura-gashi-mehmeti/articles)
- 19 prill 2024 11:42
- Shpërndaje në:

- Përktheu: Flutura Gashi-Mehmeti ![Flutura Gashi-Mehmeti](https://resources.koha.net/authors/2026/April/20/befd4967-9eb2-4820-b8b1-60d36b4e69de.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)
- 19 prill 2024 11:42
- Shpërndaje në:

Një burrë polak është arrestuar dhe akuzohet se po bashkëpunonte me inteligjencën ruse për të kryer një atentat të mundshëm ndaj presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, kanë bërë të ditur autoritetet.

Prokurorët polakë kanë thënë se personi, i quajtur Pawel K, dyshohet se kishte për detyrë të mblidhte informacione për një aeroport në Poloni të përdorur nga presidenti i Ukrainës, raporton BBC.

Arrestimi i tij është bërë në bazë të inteligjencës ukrainase.  Autoritetet nuk kanë specifikuar nëse burri tashmë ka dhënë ndonjë informacion.

Pawel K mund të përballet me deri në tetë vjet burgim nëse shpallet fajtor. Ai ndodhet në ruajtje derisa hetimi po vazhdon.

Në një deklaratë, prokurorët polakë pretenduan se Pawel K i kishte ofruar shërbimet e tij inteligjencës ushtarake ruse.

[Edhe ![Polonia arreston të dyshuarin për planifikimin e vrasjes së Zelenskyt](https://resources.koha.net/images/2023/December/19/zelensky1703015562.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 18 pri 2024 Polonia arreston të dyshuarin për planifikimin e vrasjes së Zelenskyt](https://www.koha.net/bote/polonia-arreston-te-dyshuarin-per-planifikimin-e-vrasjes-se-zelenskyt)

“Ai kontaktoi rusët të përfshirë drejtpërdrejt në luftën në Ukrainë", shtuan ata.

Ata thanë se Pawel K ishte ngarkuar me mbledhjen e informacionit në lidhje me sigurinë në aeroportin Rzeszow-Jasionka në Poloninë juglindore.

Zelensky kishte kryer disa udhëtime jashtë vendit që kur ka nisur lufta në Ukrainë, duke përdorur këtë aeroport.

Zyrtarë të tjerë të huaj, si presidenti amerikan Joe Biden, kanë kaluar tranzit përmes aeroportit në rrugën e tyre për në Ukrainë. V

[Edhe ![Pengohet komploti rus për vrasjen e Zelenskyt, thotë Kievi](https://resources.koha.net/images/2024/April/19/ad05a1f0-d4cb-4a7d-b958-0d2489bcbdfb.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 7 maj 2024 Pengohet komploti rus për vrasjen e Zelenskyt, thotë Kievi](https://www.koha.net/bote/pengohet-komploti-rus-per-vrasjen-e-zelenskyt-thote-kievi)

Vitin e kaluar, autoritetet polake thanë se kishin arrestuar një grup shtetasish të huaj nën dyshimin se kishin spiunuar për Rusinë. Ata u raportuan se kishin instaluar dhjetëra kamera, duke përfshirë disa rreth aeroportit Rzeszow-Jasionka.

Ndërkaq, të enjten, Gjermania arrestoi dy spiunë të dyshuar rusë nën dyshimin se planifikonin të sabotonin ndihmën ushtarake gjermane për Ukrainën.

[#Volodymyr Zelensky](https://www.koha.net/tag/volodymyr-zelensky) [#atentat](https://www.koha.net/tag/atentat)

Artikuj të ngjashëm

- [![Zelensky pret që lufta të vazhdojë edhe gjatë dimrit](https://resources.koha.net/images/2026/September/06/7dfde96a-0aed-4393-8cbb-581bc682e986.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 6 sht 2026 Zelensky pret që lufta të vazhdojë edhe gjatë dimrit](https://www.koha.net/bote/zelensky-pret-qe-lufta-te-vazhdoje-edhe-gjate-dimrit)
- [![Zelensky diskuton me Trumpin mundësinë e vendosjes së trupave amerikane në Ukrainë](https://resources.koha.net/images/2025/December/30/8806b108-6675-446f-9136-fbe15c20e0e6.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 30 dhj 2025 Zelensky diskuton me Trumpin mundësinë e vendosjes së trupave amerikane në Ukrainë](https://www.koha.net/bote/zelensky-diskuton-me-trumpin-mundesine-e-vendosjes-se-trupave-amerikane-ne-ukraine)
- [![Ukraina mohon sulmin me dron ndaj rezidencës së Putinit](https://resources.koha.net/images/2025/December/24/71875f49-85f6-43a8-8c9e-c9f7bac84ee5.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 29 dhj 2025 Ukraina mohon sulmin me dron ndaj rezidencës së Putinit](https://www.koha.net/bote/ukraina-mohon-sulmin-me-dron-ndaj-rezidences-se-putinit)

[Showbiz.]() [Judi Dench tregon si e bindi Vin Diesel të luante në filmin e tij](https://www.koha.net/showbiz/judi-dench-tregon-si-e-bindi-vin-diesel-te-luante-ne-filmin-e-tij)

[Futboll.]() [Bllaca e fiton epitetin e më të mirit të javës](https://www.koha.net/futboll/bllaca-e-fiton-epitetin-e-me-te-mirit-te-javes)

[Botë.]() [Trumpi e pranon: Dëbimet e emigrantëve ishin tepër të ashpra](https://www.koha.net/bote/trumpi-e-pranon-debimet-e-emigranteve-ishin-teper-te-ashpra)

[Kronikë.]() [Vazhdon rigjykimi i Endrit Nikës, dëshmon mjekja që ia dha ndihmën e parë viktimës argjentinase](https://www.koha.net/kronike/vazhdon-rigjykimi-i-endrit-nikes-deshmon-mjekja-qe-ia-dha-ndihmen-e-pare-viktimes-argjentinase)

[Showbiz.]() [Përfaqësuesit e Elvis Presley dhe Eminem padisin “Suno” për shkelje të të drejtave të autorit me AI](https://www.koha.net/showbiz/perfaqesuesit-e-elvis-presley-dhe-eminem-padisin-suno-per-shkelje-te-te-drejtave-te-autorit-me-ai)

[Botë.]() [Të paktën 34 të vdekur pas fundosjes së një barke në Senegal që barte migrantë](https://www.koha.net/bote/te-pakten-34-te-vdekur-pas-fundosjes-se-nje-barke-ne-senegal-qe-barte-migrante)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Arrestohet një polak nën dyshimin për planifikim të një atentati ndaj Zelenskyt","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/bote/arrestohet-nje-polak-nen-dyshimin-per-planifikim-te-nje-atentati-ndaj-zelenskyt-1","datePublished":"2024-04-19T11:42:31+02:00","dateModified":"2026-07-11T14:10:07+02:00","articleSection":"Botë","wordCount":290,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":" Një burrë polak është arrestuar dhe akuzohet se po bashkëpunonte me inteligjencën ruse për të kryer një atentat të mundshëm ndaj presidentit ukrainas, Volodymy","url":"https://www.koha.net/bote/arrestohet-nje-polak-nen-dyshimin-per-planifikim-te-nje-atentati-ndaj-zelenskyt-1","keywords":"Volodymyr Zelensky, atentat","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2024/April/19/ad05a1f0-d4cb-4a7d-b958-0d2489bcbdfb.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
