Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
DIE WELT

Eine Gruppe Jugendlicher wurde in Polen festgenommen, nachdem sie vor einem „blutigen“ Freitag gewarnt hatten.

pp

Policia polake ka arrestuar një grup të rinjsh pasi kishin kërcënuar me sulme në shkolla, ndërsa autoritetet u përballën me panik në publik pas shpërndarjes në internet të pretendimit se do të ishte një e “e premte e përgjakshme. 

Rrjetet sociale në Poloni janë mbushur me diskutime për një sfidë të supozuar online që mund të jetë shkaku pas dy sulmeve të fundit atje, por policia të premten tha se hetimet e tyre nuk kishin gjetur prova për këtë. 

Incidentet kanë aktivizuar përgjigje kombëtare të sigurisë, me policinë të vendosur në 10,000 shkolla dhe qeveria ka paralajmëruar kundër shpërndarjes së dezinformatave, raportoi Reuters. 

Policia deklaroi se ka arrestuar 10 persona, kryesisht sepse kishin shkruar kërcënime në internet, me të tjera arrestime që u tha se do të bëheshin në vazhdim. Aty përfshihet një 13-vjeçar nga Varshava që shpërndau një foto me thikë në një grup shkolle dhe një 15-vjeçar që postoi video duke kërcënuarme vrasje.