Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Basketball

Bruderschaft schockiert Peja in „Karagaçi“

Bruderschaft

Vëllaznimi e ka befasuar Pejën duke e mposhtur në palestrën “Karagaçi” të dielën mbrëma. 

Në kuadër të xhiros së tretë të Superligës së Kosovës në basketboll, Vëllaznimi i Gjakovës fitoi me rezultatin 99:90.

Skuadra pejane e përfundoi pjesën e parë me epërsi prej gjashtë pikëve, 49:43. 

Por gjakovarët u kthyen furishëm në çerekun e tretë, të cilin e fituan 34:20. Pas 30 minutave lojë rezultati ishte 77:69 në të mirë të Vëllaznimit. Kjo skuadër e mbajti më pas epërsinë edhe në çerekun e katërt, për dy pikë shumë të rëndësishme.

Peja në xhiron e kaluar e mposhti Trepçën në Mitrovicë, por befasoi për të keq para tifozëve të saj.

Për Vëllaznimin është fitorja e parë pas dy humbjeve. Peja e pësoi humbjen e parë, pas dy fitoreve. 

Vance Jakcson shkëlqeu te Vëllaznimi me 29 pikë e nëntë kërcime. Kentrell Pullian i kishte 21 pikë, 11 asistime e shtatë kërcime. Meriton Ismaili shkëlqeu po ashtu me 23 pikë, ndërsa 21 pikë i kishte Dj Davis.

Pejës nuk i mjaftoi loja e mirë e Robert Smith, që kishte 29 pikë, gjashtë kërcime e gjashtë asistime. Xavier Johnson i kishte 27 pikë e dhjetë kërcime.