Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Basketball

Trepça startet mit einer Niederlage in die reguläre Saison des „FIBA Europe Cup“.

KB Trepca

Kampionia në fuqi e Kosovës, Trepça, e ka nisur me humbje stinorin e rregullt në “FIBA Europe Cup”, që është niveli i dytë i garave që organizohen nga FIBA. 

Mitrovicasit të mërkurën mbrëma pësuan humbje 91:77 në palestrën “Minatori” nga skuadra greke Promitheas Patras BC. 

Skuadra greke shfaqi nivel të lartë dhe nuk hasi në telashe në ndeshjen e xhiros së parë të Grupit A. 
Me rezultatin 28:12 u mbyll çereku i parë në të mirë të Promitheasit. Të dytin e fitoi Trepça 27:17, por nuk arriti që në pjesën e dytë të vazhdojë me të njëjtin ritëm. 

Promitheas fitoi në dy periudhat e fundit 22:18 dhe 24:20, për triumfin e parë në grup. 
Kevin Bracy-Davis ishte më i dalluari te Trepça me efikasitet prej 25 pikëve, dy kërcimeve e një asistimi. Edhe Shawn Jones e Dardan Kapiti patën lojë të mirë. Jones i realizoi 13 pikë tri kërcime e po aq asistime, ndërsa Kapiti i shtoi 11 pikë, shtatë kërcime e katër asistime. Edhe Matt Mobley pati pikë dyshifrore, dhjetë gjithsej. 

Kendal Coleman i kishte statistikat më të mira te mysafirët me 14 pikë, 11 kërcime e një asistim. 
Ndeshjen e dytë, Trepça e luan më 14 tetor në Kroaci ndaj BC Splitit.