Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Basketball

Pristina in Schwierigkeiten, zieht sich vom Spiel gegen Peja zurück

KB Prishtina

Foto/Ilustrim nga sezoni i kaluar

Sigal Prishtina ka njoftuar se ndeshjen ndaj Pejës nuk do ta zhvillojë dhe se do ta humbë ndeshjen me rezultat zyrtar. 

Klubi prishtinas ka njoftuar se shkaktare e kësaj situate janë obligimet financiare ndaj agjentëve dhe disa lojtarëve të cilat janë grumbulluar nga fillimi i sezonit të kaluar. 

“Këto obligime, për shkak të mosrespektimit të afateve të pagesave në periudhën përkatëse ne fund te vitit 2025, kanë çuar në paraqitjen e rasteve pranë FIBA-s dhe Basketball Arbitral Tribunal (BAT) dhe, me kalimin e kohës, detyrimet janë akumuluar dhe kanë arritur në shuma të konsiderueshme”, ka shkruar Prishtina në njoftimin e së premtes mbrëma.