Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Basketball

Pristina besiegt Vellazni in Gjakova

111

Sigal Prishtina e ka shënuar fitoren e parë në edicionin e ri të Superligës së Kosovës në basketboll.
Të dielën mbrëma në Gjakovë, Prishtina mposhti Vëllaznimin me rezultatin 83:68. 

Ndeshja i takoi xhiros së dytë. Në xhiron e parë Prishtina është dashur të përballet me Pejën, por nuk arriti të regjistrojë lojtarët për shkak të sanksionimit në BAT. E humbi atë ndeshje me rezultat zyrtar. Ndërkohë Vëllaznimi pësoi nga Bora.

Të dielën, gjakovarët e fituan çerekun e parë me rezultat 26:24. Prishtina u përgjigj në çerekun e dytë, të cilin e fitoi 20:15. Shkëputjen e vazhdoi në çerekun e tretë. Vëllaznimi tentoi rikthimin, por pa sukses.

Në shprehje erdhi mungesa e fondit të lojtarëve vendorë në skuadrën gjakovare.

Malcolm Armstead udhëhoqi Prishtinën me 26 pikë, katër kërcime e tri asistime. Bryson Dawkins i kishte 23 pikë, shtatë kërcime e katër asistime. Edmond Azemi shënoi rikthimin në parket. Por nuk realizoi për 3:20 minuta të kaluar në parket.

Te Vëllaznimi më i miri ishte Kentrell Pulian me 26 pikë e gjashtë asistime. Vance Jakcson i kishte 17 pikë e 11 kërcime.