Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Basketball

Pristina ist nicht mehr von der BAT sanktioniert und kann wieder Spiele austragen.

KB Prishtina

Foto/Illustration aus der letzten Saison

Sigal Prishtina nuk është më e sanksionuar në Gjykatën e Arbitrazhit të Basketbollit (BAT) të FIBA-s.

Rrjedhimisht Prishtina mund të regjistrojë lojtarët e rinj dhe kështu të fillojë me ndeshje në Superligën e Kosovës në basketboll.

Prishtina ishte e sanksionuar për tri raste të moskryerjes së obligimeve. Ndërkohë sanksionimi i është hequr të enjten. 

Fundjavën e kaluar Prishtina është dashur të përballet me Pejën. Por pasi nuk mundi t’i regjistrojë lojtarët e rinj, e dorëzoi ndeshjen. Atë e humbi me rezultat zyrtar. 

Në kuadër të xhiros së dytë të Superligës, Prishtina të dielën luan ndaj Vëllaznimit. Ndeshja zhvillohet nga ora 17:00 në Gjakovë. Të dielën prej orës 19:00 është takimi mes Golden Eagle Yllit dhe Borës.

Ndërkohë të shtunën janë ndeshjet Rahoveci 029 – Bashkimi (17:00) dhe Trepça – Peja. Ndeshja në “Minatori” zhvillohet prej orës 19:00 dhe vlerësohet kryesorja e xhiros.